18.9 C
Tirana
E hënë, 2 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kronikë për një vdekje të paralajmëruar (PDF) nga Gabriel García Márquez

Kronikë për një vdekje të paralajmëruar (PDF) nga Gabriel García Márquez

0
Gabriel García Márquez – Kronikë për një vdekje të paralajmëruar

Arben Çokaj, përkthyes

[ Shkarko librin Kronikë për një vdekje të paralajmëruar (PDF), 93 faqe ]

Nobelisti Gabriel García Márquez vjen me këtë novelë të mrekullueshme e narrative, nën një përkthim të ri nga anglishtja, pasi vlerat e veprave të tij janë universale dhe që i rezistojnë kohës. Ato janë gjithmonë interesante dhe e tërheqin lexuesin.

Sa ka vlerë cipa? Aq sa Santiago Nasarin e vranë duke e masakruar me thika derrash dy vëllezërit binjakë të Angela Vicarios, Pablo e Petro Vicario (Vikario). Natën e martesës, burri i saj e ktheu Angelën në shtëpi, pasi ajo nuk ishte e virgjër. Kështu vëllezërit e saj sapo e morën vesh se kush ishte keqbërësi, u betuan se do ta vrisnin. Kështu historia e novelës shtrihet mbi këtë narrativë, për një vrasje që u paralajmërua, por askush nuk e ndaloi… Vrasje për çështje nderi!

Santiago Nasari ishte i biri i Ibrahimit, një arab i krishterë që kishte ikur refugjat atje në ishujt e karaibeve. Ibrahim u martua me një grua lokale, Plácida Lineron, me të cilën pati vetëm një djalë, Santiagon. Fati e ndihmoi Ibrahimin të bënte pak pasuri dhe të kishte edhe fermën e tij, të quajtur Fytyra e shenjtë. Kështu që ai pas vdekjes, i la të birit të ri dhe gruas së tij, një pasuri të konsiderueshme për ato anë, sa Santiagon e mbanin për të pasur.

Si i ati, ashtu edhe i biri, kishin qejf t’i provonin të parët vajzat e virgjëra, dhe kudo ku gjenin rast, ata nuk e linin rastin që t’u shpëtonte. Santiago ishte i fejuar, por kjo nuk e pengonte atë të këpuste edhe lule të tjera, sidomos vajzat e reja e papërvojë që kishin nevojë për t’u ‘zbutur’…, siç e quanin ata.

Në qytezën e vogël, erdhi një ditë një djalë simpatik dhe i kamur, Bayardo San Román dhe u ngul aty. Ai kishte sqaruar se po shihte për të gjetur një vajzë për t’u martuar… dhe në një moment, ai pa në shesh Angela Vicarion me të ëmën, dhe e vendosi menjëherë se do ta merrte për nuse. Pasi ai kërkoi dorën e Angelës, megjithëse vajza nuk donte, familja e vajzës kërkoi që ai të identifikohej, dhe Bayardo solli të gjithë familjen për vizitë, të atin, të ëmën dhe dy motrat e tij provokative. I ati i Bayardos ishte gjenerali Petronio San Román, hero i luftërave civile të shekullit të kaluar, dhe banorët e qytezës e njohën menjëherë nga fotografitë e tij, të shpërndara dikur gjithandej. I ati i vajzës tha, kush jemi ne për të refuzuar këtë ofertë të fatit?

Bayardo e pyeti Angelën se cila shtëpi i dukej më e bukura në qytet? Ajo, pa e ditur përse bëhej fjalë, tha se shtëpia majë kodrës e vejushit Xius. Bayardo nuk pyeti për çmimin, shkoi dhe e bleu, dy herë më shumë se shtëpia, i kushtoi dasma e madhe që bëri, për Angelën e bukur, e cila i doli e zhvirgjër… Një zhgënjim i madh, që dha edhe poasoja shkatërruese për jetën e shumë njerëzve…

Vëllezërit Vicario të nesërmen që vinte peshkopi për vizitë në qytet, po prisnin ta masakronin Santiagon, pasi ai të kthehej nga vizita e peshkopit. Dhe ashtu bënë, e zunë Santiagon pranë derës kryesore të shtëpisë së tij, të cilën e kishte mbyllur e ëma disa minuta më parë në atë mëngjes të hershëm, për ta mbrojtur djalin, duke kujtuar se djali i saj ishte ngjitur në dhomën e gjumit, dhe kështu ky krim makabër ndodhi brenda pak minutave, ku asnjëri nuk dinte se çfarë të bënte, për ta parandaliar atë vrasje për çëshje nderi.

Libri i përkthyer më herët në shqip ka titullin “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar“, ndërsa unë e titullova, “Kronikë për një vdekje të paralajmëruar“, m’u duk më mirë. Kam ndryshuar kështu edhe titullin e novelës “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” në “Kolonelit s’ka kush i shkruan” të të njëjtit autor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.