Vështrim
— Kosova e sotme është formuar në guximin e të rinjëve tanë në atë kohë. Ky nuk është slogan apo mit. Kjo është një e vërtetë e 26 viteve të shtegtimit tonë në liri. Partitë politike të cilat e kan orjentuar më shumë luftën për pushtet, janë të detyrura që të mbrojnë themelet e shtetit tonë sovran dhe të pavaruar. Ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, nuk e kan vendin në vendimarrje politike…
Skënder MULLIQI
Gjithmonë duhet të na kthehen fotografitë e viteve të 90-ta, kur edhe filloj shpërbërja më luftë e ish-Jugosllavisë. Na kujtohen vitët e dhëmbjës dhe krenarisë kombëtare. Kosova pas një ukupimi të gjatë nga serbosllavia arriti më të fitojë lirinë dhe pavarisinë e saj. E fituam lirinë dhe shtetin në mënyrën më të vështirë, me gjak të vrarë, të përsekutuar, të dhunuar, të dëbuar, të zhdukur… Askush nuk e ka dëshiruar luftën, ajo na është imponuar për tu çliruar pas shumë vitësh të okupimit. Regjimi criminal i Millosheviqit në synim për formimin e Serbisë të Madhe shkatërroj qytete dhe fshatra, vrau dhe përsekutoj shqiptarë, duke tentuar që botës demokratike tia imponoj rrëfimin e rrem për të drejten e tyre historike mbi Kosovën. Në atë kohë lufta e UÇK-së u bë e shejtë në mbrojtje të drejtës tonë për çlrim nga okupatori e urryer serb. Ajo që e bënë të shejtë luftën tonë ishte së mbrojtem vlerat tona kombëtare.
Mbrojtësit e Atdheut krijuan themelet e shtetit modern të Kosovës.Shqiptarët nuk sulmuan për territore të huaja.Ata çliruan vendin e vetë. Ky është fakt. Lufta jonë çlirimtare është e shkruar më shkronja të arta. Detyra jonë është që këto vlera ti ruajmë dhe kultivojmë gjithmonë. Por, ende nuk ka mbaruar gjithqka për 1600 të zhdukurit shqiptarë të luftës nga Serbia fashiste. Krimet serbe dhe shumë kriminelë të luftës nuk moren dënimin e merituar nga TPI-ja në Hagë. Dhe, nuk u dënua Serbia dhe idelogjia e tyre serbomadhe për krime të luftës dhe gjenocid nga Gjykata e Hagës. Kosova nuk deponojë materjalë më bollëk nga KMLDNJ-të e Kosovës për gjenocid dhe etnocid, sikur e bën këtë punë disa shtete në ish-Jugosllavi. Kjo nuk na falet. Kosova sot është e lirë dhe e pavarur në kufijtë e saj e pranuar nga shumë shtete të botës demokratike. Ajo pret të bëhët anëtare e strukturës të BE-së dhe NATO-s.
Por, duhet kuptuar të gjithë se sikur që lufta që u fitua më shumë mund dhe sakrifica, edhe në kushte të lirisë duhet luftuar me të gjitha forcat që anëtarësimi i Kosovës në strukturat e përmedura të ndodhë një ditë, jo të largët. Kosova e sotme është formuar në guximin e të rinjëve tanë në atë kohë. Ky nuk është slogan apo mit. Kjo është një e vërtëtë e 26 viteve më radhë të shtegtimit tonë në liri. Partitë politike të cilat e kan orjentuar më shumë luftën për pushtet, janë të detyrura që të mbrojnë themelet e shtetit tonë sovran dhe të pavaruar. Ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, nuk e kan vendin në vendimarrje politike. Kosova është e të gjithëve. Ajo duhet mbrojtuar dhe kultivuar. Këtë gjë deri më tash nuk po e bëjmë në mënyrën e duhur, kur kriza globale e shpërthimit më luftëra po trokët edhe në derën tonë. Mos të lejohet që shteti ynë të qitet në ankand public nga kushdo qoftë ai.Koha është serish për gjeneratën e re në politikëbërje…











