Timo Mërkuri
Poezia “Atdheu” e Ibrahim Kadriut e përfshirë në përmbledhjen “Kohë e varur në litar” (Faik Konica Prishtinë 2021 f. 27) më tërhoqi për mënyrën e veçantë se si poeti shpreh lidhjen e tij të thellë me atdheun përmes figuracionit artistik. Në këtë poezi, , Kadriu e shpreh ndjenjën e tij në një këndvështrim të veçantë; në atë të ndarjes së atdheut prej tij, ku shprehet se nëse do të shpërngulet (atdheu) prej tij, ai do mbetet një vetmitar në botë, nuk do të ketë asnjë person që do t’i thotë as mirëmëngjesi.
Pra, poeti nuk shprehet për largim të atij vetë nga atdheu, pasi dihet që edhe duke u larguar fizikisht nga atdheu (si emigrant p.sh.) atdheun e ka me vete në shpirt, në ëndërra, në fjalë, etj dhe atdheu vazhdon ta ketë bir të tij. Çasti nuk është largimi i tij nga atdheu, por çasti kur atdheu largohet prej tij për arsye thelbësore. Një ndarje e tillë nuk kushtëzohet nga distanca fizike, por nga një shkëputje morale, e cila mund të ndodhë edhe duke jetuar në vetë atdheun.
Në këtë poez humbja e atdheut përfytyrohet si një mjerim ekstrem dhe ekzistencial, një gjendje që poeti e vendos përtej fatit të atij që “dimëron në qiej, se dheu s’të qas”, është më e dhimbëshme se të braktisësh një besim fetar të trashëguar dhe të marrës një tjetër, pse në këtë rast quhet një braktisës i një besimi, por Zoti është një. Ky këndvështrim na sjell në kujtesë rastin kur Zoti braktis njeriun, duke na sjellë një qasje me Moisium në mal kur lutej: “Zot, pse më braktise” apo me Jezu Krishtin në kryq kur duke iu drejtuar Atit mes vuajtjes së kryqëzimit i thotë:” Ati im, pse hoqe dorë prej meje?”.
Kjo qasje na bie pranë idenë se poeti e njeson atdheun me Zotin, ndaj dhe braktisjen që i bën atdheu poetit, ai e çmon si të jetosh pa Zot, si të jetosh pa diellin mbi tokë: “Pa ty si pa diellin/ akulli zë në prit zemrën/ se ç’ndodh më tutje me të/një Zot e di” ku krahasimi “Pa ty si pa diellin” theksohet rëndësia e atdheut në jetën e poetit pasi nuk mendohet jeta në tokë pa diellin, ndërkohë që metafora “akulli zë në prit zemrën” – shpreh ndjenjën e kësaj ndarjeje si një akull-najë që nis e mbulon jetën, shpirtin dhe zemrën e poetit. Atdheu është ai diell i heshtur që, edhe kur nuk duket, mban gjallë ngrohtësinë e njeriut. Njeriu mund të ecë edhe në errësirë, por vetëm dielli i përkatësisë i jep kuptim rrugës së tij.
Duhet të themi se këndvështrimi original i Ibra-him Kadriut shprehur në vargun e parë të kësaj poezie është unikal për nga vlera kuptimore dhe artistike.
Në vargun “pa ty si pa diellin” Kadriu përdor një metaforë për të treguar se atdheu është për atë ashtu siç është dielli për botën. Personifikimi i përdorur në vargun “akulli zë në prit zemrën” që tregon lidhjen shpirtërore të tij me atdheun, mungesa e të cilit bën që shpirti të ndjehet sikur është akull i ftohtë duket si rrjedhojë e vargut “akulli zë në prit zemrën”.
Personifikimi “ruajna Zot” te strofa e parë tregon se nëse Atdheu do të ndahet nga ai, “Nëse shpërngulesh nga unë/…/atëherë kur/ (ruajna Zot)/nuk do të kem kujt/t’i them mirëmëngjesi”, pra “Nëse shpërngulesh nga unë” atëherë ai s’do të dijë çka të bëjë ndaj lutet Zoti t’i mbrojë. Pra mjeshtërisht shprehet se largimi atdheut nga ai sjell mjerimin, fundin, kataklizmin, përmbytjen e jetës në tokë dhe nga kjo: “vetëm Zoti na mbroftë”. Është e njëjta gjetje mjeshtërore si e vargut të parë, ose më saktë vazhdimi i mjeshtërisë poetike i shprehur te vargu i parë.
Në vargun “të lus prandaj të qëndrosh ga-titu/para syve e zemrës/të më qëndrosh/ashtu siç je/me plagë” Kadriui përdor një anatomi të trupit si një figurë artistike për të treguar ndjenjat e tij ndaj atdheut. Si rrënjët e një peme që përballojnë stuhitë dhe dimrin me degët e thyera, poeti “kërkon nga at-dheu” të qëndrojë pranë tij edhe me plagë, duke treguar se lidhja e vërtetë nuk shuhet nga dhimbja, por forcohet nga përjetimi i saj.
Në vargun “një Zot e di”, autori përdor një refren, jo aq për të treguar se fati i tij dhe fati i atdheut janë në dorë të Zotit , por për të treguar se e ardhmja është vetëm zi, pasi shprehja “Një zot e di” rëndom përdoret si humbje e shpresës për shqiptarin.
Gjuha e poezisë “Atdheu” të Ibrahim Kadriu është e thjeshtë, por në të njëjtën kohë e ndjeshme dhe e fuqishme. Përshkrime të tilla si “pa ty si pa diellin/ akulli zë në prit zemrën” tregojnë shumë bukur figurën artistike të personifikimit, duke e bërë atdheun një person që mund të shikohet si një burim i ndriçimit dhe i ngrohjes, një diell të jetës së tij, largimi i të cilit nga ai shkakton një shtresë akulli që as ngrohtësia e zemrës së tij nuk mund ta zbusë.
Vargjet janë të shkurtër dhe kanë një ritëm të veçantë që i japin poezisë një efekt të rëndësishëm . Poeti përdor metafora si “me plagë” për të treguar ndjenjat e tij të thella ndaj atdheut, i përdor vargje të shkurtra për të treguar këtë ndjenjë. Në poezi përdo-rimi i vargjeve me nga dy a tri fjali në varg tregon fu-qinë dhe përqendrimin e ndjenjave të autorit ndaj atdheut.
Përveç kësaj, përdorimi shprehjes “ruana Zot” me thonjëza, si dhe përdorimi i vargjeve me një varg të vetëm “një Zot e di”, tregojnë një shqisë të thellë të besimit të autorit te Zotit dhe në rrugën pa rrugë që jeta do të ndjekë nëse atdheu do të ndahet nga ai.
Stili dhe vargu i poezisë së Ibrahim Kadriut mund të thuhet se ka afërsi me poetë të tjerë shqiptarë si Lasgush Poradec, Migjen dhe Ndre Mjeda, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe të thella për at-dheun dhe të jetuarit në kushtet e vështira. Për shem-bull, poezitë e Lasgush Poradecit si “Kënga e Tërës” dhe “Gurëzimi” (Lirika”, “Kristalina”, Tiranë 1937). kanë tema të para me afëri me “Atdheun” e Kadriut.
Po ashtu në nivelin evropian, këndvështrimi i poezisë “Atdheu” të Ibrahim Kadriut ka një afërsi me poetët e romantizmit si William Wordsëorth dhe Percy Bysshe Shelley, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe të thella për natyrën dhe botën e brendshme të njeriut. Poezia e Wordsëorthit si “I Wandered Lonely as a Cloud” (“Unë ecja vetëm si një re”) ka një afërsi me poezinë e Kadriut në mënyrën se si ata shprehen emocionet ndaj atdheut dhe ndjenjën e lidhjes së thellë emocionale me atë.
Është e rëndësishme të theksohet se poezia “Atdheu” e Ibrahim Kadriut është e veçantë. Përmes saj ai ka arritur të krijojë një stil të tij nëpërmjet përdo-rimit të figurave artistike, sidomos metaforave të ndry-shme për të shprehur ndjenjat e tij në mënyrë të gjallë dhe të mëvetësishme.
ATDHEU
Nëse shpërngulesh nga unë
dhe s’di kujt tjetër mund t’i fal aq kohë
dhe s’di të arrij më askund
atëherë kur
(ruana Zot)
nuk do të kem kujt
t’i them mirëmëngjesi.
Të lus prandaj të qëndrosh gatitu
para syve e zemrës
të më qëndrosh
ashtu siç je
me plagë.
Pa ty si pa diellin
akulli zë në prit zemrën
se ç’ndodh më tutje me të
një Zot e di.











