14.6 C
Tirana
E martë, 20 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Cunami studentor

Cunami studentor

0
Djali me molotov

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Nuk mund t’i vëmë emër tjetër…
Cunami ka origjinë të vjetër
Tragjedia e tij të trishton kur e hedh në letër.

Cunami studentor me
origjiné ka Vlorën
Shpohen kafka, thyhen këmbët, të thyejné dorën
Në përleshje me shtrigën, ate më mizoren!

Tri kuçedra me rrota vjellin vrerë të zi
Me helm ariu verbohet një rini
Rinia që nuk duron më skllavëri.

Rinia studentore është cunam i vërtetë
Lufton hajduterine që ngriti ky narkoshtet
Narkoshteti që shtyp popullin e shkretë.

Djemtë e Popullit shpalosin trimeri
Duke u perballur me këtë tirani
Që është e mllefosur gjithë mizori.

Banditizmi nuk ka tjetër emër
Kur dhjetera policé dhunojnë një femër
Model vllavrasës i komunistëve të vjeter.

Plot adoleshentë e gjimnazistë
Pa méshiré dhunohen fizikisht
O Nenë! Kjo pamje është e trishtë.

Dhuna e ushtruar, pjellë e arrogancës dhe urrejtjes
Nuk mbahet Shteti duke kaleruar në kurriz të genjeshtres
Ushqen nepotizmin, i jep favore thjeshtrës…

Kur hajduteria kthehet në strategji
Kombin e mbulon një tym i zi
Qytetarëve nuk iu lë më dritë në sy.

Lajnë në gjak dhe e vdesin një gjashtëmbedhjete vjeçar
Nuk janë policë por janë kusare
Më shumë me serbët kanë të ngjarë.

Kemi shkruar e rishkruar disa herë
Nga qejfi populli nuk bën poterë
Por jetën na e kanë mbushur plot vrerë.

Patronzhistë civilë mbuluar me maska
Me hunj druri vazhdon masakra
Po copetojnë koka sikur grijnë lakra

Policia i bën vetë vandalizmat
Qé të mbuloj banditizmat
Që të mbrojnë fëlliqësirat.

Bulevardi “Deshmoret e Kombit,” arenë luftë
Studente e gjimnazistë luftojnë me grushte
Policia përpiqet t’i nënshtroj me plumba pushke.

Kjo është vërtet një luftë civilë
Studentët në luftë me qeveri debile
Që ka sjellje të qartë skizoffenie.

Revolta në çdo qytet Shqipërie
Kundër hajduterise të kësaj qeverie
Qé nuk ngopet prej babëzie.

Policia plot me mercenaré…
Mbytni me gaz, hiqeni zvarrë!
Kjo dhunë është e paparë!

Këto ndodhi thuhen në legjenda
Kur u rrafshuan kalatë me bedena
Kur shumë shqiptare u flijuan brenda.

Me kë luftojnë studentët krenarë?
Me policinë që sillet si barbarë
Paçka se thonë jemi shqiptaré!

Luftë në qender të kryeqytetit
Duket sikur kanë ardhë ditët e kianetit…
Mod vallë oo shuhet jeta e Planetit!?

Keto urdhera i japin vetëm të marrë
Që gjak shqiptar nuk kanë në damarë
Që mbajné në fron “agallarë”!

Që mbrojnë me barbari narkotrafikun
Por studentët nuk e njohin rrezikun
Ata herokisht perleshen me “armikun”…

Po i fshin cunami studentor
Epike qëndresa e muajt Tetor
Qëndresa po ndrin si meteor.

Qëndresën heroike do e shënoj historia
Shembi narkoshtetin që nxin nga shemtia
Në Liri të marrë frymë shqiptaria…

Protestuan qytetaret një gjysëm viti
Si artist cirku tallej Kryeministri
Imitonte…ndërsa nga goja jargavitej.

Ndërsa dridhej e perdridhej si çingene
Asnjë shenjë meshire nuk tregonte për ne
Ndërsa ne po jetojmë duke ngrene dhe!

Europa na copetoi trojet dikur
Me shpirt ndër dhembe mbrojtëm flamurë
Amerika na mbrojti të mos na bënin qivur.

Edhe sot Europa po bën sehir
Kur narkoshteti na shtyp pa mëshirë
Nga Amerika presim një fjalë të mirë.

Pse heshtin ambasadat!? Perse!?
Kur gjaku studentor po rrjedh rrëke
Kur do të zbardhë Dita e bardhë për ne?!

Tirana mbyllet në një shtet rrethim
Kudo polici pirate plot egersim
Studentët po qëndrojnë plot guxim.

Amerika na solli Ambasador të ri
Gjoksit plot dekorata me lavdi
Pse vallë nuk e sheh këtë batërdi!?

Xhorxh Washington e la amanet Shqipëriné
Të mbrohet në çdo mot e në çdo stinë
Se Gjergj Kastrioti kurorë na la krenarinë.

Tiranë, më 18/10/2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.