Gazetari i Frankfurter Allgemeine… Michael Martens e quajti Ramën:
„kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi…“
I dashur popull edhe po të ishte vetëm njëra nga këto pika që lexoni më poshtë, ai do duhej të jipte dorëheqje nga posti i tij si kryeministër i vendit.
1. Gjykata Speciale: Mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale, të cilën kritikët e konsiderojnë të njëanshme për shkak të fokusit të saj.
2. Zajednica: Mbështeti marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
3. Demarkacioni me Malin e Zi: Mbështeti marrëveshjen për demarkacionin, e cila shkaktoi debat të madh në Kosovë.
4. Ndarja e Kosovës: Në vitet 2018–2019, qëndrimet e tij për ndryshimin e kufijve u panë nga shumëkush si mbështetje e rrezikshme për idenë e ndarjes së Kosovës.
5. Ballkani i Hapur: Mbështeti këtë nismë rajonale, të cilën një pjesë e politikës kosovare e kundërshtoi për shkak të shqetësimeve lidhur me rolin e Serbisë.
6. Veriu i Kosovës: Deklaratat e tij për veriun dhe kërkesat lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës shkaktuan reagime dhe polemika.
7. Mbledhjet ndërqeveritare: Anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, një veprim që u kritikua si i dëmshëm për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
8. Sanksionet ndaj Kosovës: Qëndrimet dhe veprimet e tij në arenën ndërkombëtare u kritikuan nga kundërshtarët e tij si presion ndaj Kosovës.
9. Përplasjet me kryeministrin e Kosovës: E çoi konfliktin politik deri te padia ndaj kryeministrit të Kosovës.
10. Haraçi në autostradë: Vendosi masa që u perceptuan si pengesa ekonomike për Kosovën dhe qytetarët e saj.
11. Qëndrimi në raport me Serbinë: Në momentet më të vështira të Kosovës në raport me Serbinë, Rama mbronte qëndrimet e Beogradit dhe kritikonte Prishtinën, në vend që të tregonte solidaritet të qartë me Kosovën.
Edi Rama do mbahet mend tradhëtari më i madh i trojeve shqiptare!











