Kur flamuri kuq e zi doli nga heshtja

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Milazim Zeqiraj

( Kushtuar datës 6 Tetor 1968, kur flamuri ynë u leju )

6 tetor ’68,
u përhap lajmi i vërtetë,
si në radio, si në gazetë,
si në gazetë e radi,
së në Prishtinë u mbajt mbledhi,
për flamurin kuqezi.

(Vargje të këngës popullore)

Kur stuhija u ngatrru në dhunën e vet,
i uli syt para flamurit kuq e zi,
sepse asnjë natë e gjatë,
nuk mund ta burgosë përgjithmonë agimin.

Me 6 tetor 68,
u ngritëm me gëzim,
se flamuri kuq e zi u leju.

Regjimi u përkul,
drita erdhi edhe për ne,
që nuk matet me kohën e kaluar,
por me çastin që zgjon gëzimin brenda nesh.

2.

Me lirimin e flamurit,
iku koha e frikshme,
se filan-fistekut ia gjetën flamurin,
u maltertu nga UDBja,
u burgos dhe vdiq nga turturat.

Si fëmijë nuk e kuptoja,
si është e mundur të burgosej njeriu,
për një copë qiell kuq e zi.,
dhe tani për një moment u liru.

3.

U gëzuam të gjithë,
se një dëshirë e jona u realizu,

Kureshtja si dukej digjej brenda nesh,
si prush nën hi.

Ata që e kishin ditur si dukej,
ishin friksuar të na tregonin,
sepse terri kishte sy,
e dimri shtrihej mbi çdo çati,
kurse fjala ngrinte mbi buzë.

4.

Me lirimin e tij,
filluan të na tregonin si duket.
Disa e nxirrnin nga palët e teshave,
ose nga muret e kullave,
të ruajtur si një amanet i ndaluar për ne,
që priti ditën të ngrihet përseri.

Të burgosurit liroheshi nga burgu.
Ata mbanin flamurin kuqezi në dorë,
si një copë lirie të fituar me dhimbje.

Prangat u kishin rënë nga duart,
por gjurmët u kishin mbetur në shpirt;

Për vite të mbyllur në burg për flamur,
por ideja e lirisë i kalonte muret,
pa kërkuar leje.

5.

Me 6 tetor 68,
kur një dorë e ngriti flamurin,
ne vrapuam drejt tij.
Donim ta shihnim si dukej,
si valëvitej në erë,
dhe si do të dukemi ne kur ta ngrinim lartë.

Flamuri po valëvitej mbi ne,
jo vetëm si shenjë e një kombi,
por si përgjigje e vonuar e regjimit ndaj nesh,
ndaj padrejtësisë jo me fajin tonë.

6.

Nga dita e lirimit,
flamurin në festa e ngritnim mbi çat,
si trofe të fitorës tonë.

Këngëtarët i këndonin flamurit pa frikë:
“6 Tetor ’68“.
Kënga i zgjonte muret e heshtura,
kurse krismat çanin errësirën,

7.

Për flamur flitej pa frikë,
por si fëmijë nuk kuptoja,
pse na e kishin ndaluar.

Për festat e fund vitit 1968,
vëllau student na solli një flamur,
kurse axha e vuri në shtizë,
dhe e vem në kry ode si fitore të lirisë.

Atëhere në ahengje familjare,
na e kërkonin flamurin
Në dasma valvitej i zbukuruae me dhurata,
dhe me mollë të kuqe në maje shtize.

8.

Flamurin në odë e shiqoja me kurreshtje.
E mbanim pa frikë,
sepse nuk burgoset njeri më për të.
Ai na përkiste neve, e ne atij,
si gjaku që nuk ndahet nga zemra.

9.

Ai nuk ishte më kujtesë,
nuk flitej më në heshtje vesh me vesh,
ose e ta fshihnim nën kraharorë,
si një dëshirë të ndaluar.

Është identiteti ynë,
gjak dhe himn pa zë.
Pasqyrë dhe realitet,
ku ne si komb e njihnim fytyrën tonë.

10.

Me kohë flamuri nuk dukej i panjohur,
nuk ishte tutje misteri i ndaluar
dhe enigmë e ndalesës.

Ai ishte me shumë se një flamur,
ishte emri ynë shqiptar,
që e kishim trashëguar
dhe nuk na kishin lënë:
ta shqiptonim lirshëm,
kurse flamurin tonë ta shihnim,
ta mbanim në duar e t’i këndonim këngë.

11.

Të bekuara ishim ne atëhere,
që e pamë flamurin përsëri,
e mbanim në duar
dhe e shihnin si valvitej në erë.

Ishim të gëzuar për kohën, që flamuri na ktheu të vetvetja,
të emri shqiptar.

12.

Flamuri kuq e zi,
nuk ishte vetëm pëlhurë që valvitej në erë,
por kujtesa e jonë për të kaluarën e errët,
dhe dritë që na i hapi sytë,
për të ardhmen në rrugëtimit tonë.

Më në fund flamuri e gjeti zërin e vet të lirë,
dhe ne e gjetëm ngjyrë tonë kuq e zi,

13.

Nga ajo ditë ne u rritëm me kuptimin i tij,
dhe për kombin tonë.

Në fillim gëzim e hare,
më vonë mjegull dhe frikë deri të ndalimi i ri.
Një svidë sa vetë liria e atdheut.

14.

Flamuri ynë është liria e jonë,
që nën hijen e tij sot si atëherë,
e gjejmë përsëri emrin tonë shqiptar.

Njeriu mund të jetojë pa shumëçka,
por jo pa e ditur se kush është,
dhe cilës kujtesë i përket.

Me emërin shqiptar
dhe flamurin kuq e zi u rritëm,
dhe vendit i dham kuptim shqiptar.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit