Si u vra dhe u fsheh Behajdin Allaqi?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Një libër i vitit 2021 e regjistroi atë që gjykata konstatoi pesë vjet më vonë. Allaqi u dorëzua te Thaçi dhe Veseli, pastaj u zhduk përgjithmonë.

Vudi Xhymshiti

Për 28 vjet, Kosovës iu tha se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor. Por askush nuk tregoi betejën. Askush nuk tregoi vendin. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Tani dimë diçka shumë më të rëndë.

Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues në Hagë e gjeti në shkallë të parë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli morën pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e Allaqit. Gjykata gjeti gjithashtu se komunikata e UÇK-së që e paraqiste si të rënë në betejë ishte një mbulesë për ta fshehur të vërtetën.

Por gjurma nuk fillon në Hagë.

Pesë vjet përpara aktgjykimit, Sadri Ramabaja e kishte botuar një dëshmi të jashtëzakonshme. Sipas rrëfimit të Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës, Allaqi dhe Shaban Rexhep Shala mbaheshin të burgosur në Kleçkë. Njerëzve që i ruanin u ishte thënë se ishin “spiunë”. Ramabaja shkroi më tej se Allaqi ishte zhdukur pasi përgjegjësit e burgut ushtarak ia kishin dorëzuar Thaçit dhe Veselit.

Pastaj janë Drenoci. Prangat. Një transferim misterioz drejt asaj që Ilaz Kadolli e quan “Altar”. Komunikata 61. Përpjekjet e mëvonshme ndaj familjes. Dhe një trup që ende mungon.

KRONIKAT E BARUTIT i ka vendosur këto dëshmi përballë aktgjykimit, dosjes së Prokurorisë dhe burimeve të shkruara vite përpara verdiktit.

Ajo që del prej tyre nuk është historia e një njeriu që thjesht u zhduk.
Është historia e një vrasjeje, e një verzioni të rremë për vdekjen e tij dhe e një pyetjeje që mbetet pa përgjigje.

Ku janë eshtrat e Behajdin Allaqit?

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit