MISIONI I SHKRIMTARIT

0
17
Atdhe Geci - libra

MISIONI I SHKRIMTARIT

Jam borxh me të kaluarën dhe të sotmen
borxh për të palindurit e ardhshëm, jam
borxh për një libër veprimi për Iliri, që
ecja jonë nëpër kohë të ecë nga parimet.
Jam borxh ndaj gjuhës dhe lashtësisë
për një poezi që s’desha kurrë ta shkruaj,
jam borxh ndaj Deas, Euridikës e Lirës
ndaj jetës së përditshme dhe misionit
për kthimin Shqipërisë emrin e vet Iliri.
Lista e borxheve për atdheun mund të
jetë e gjatë dhe një borxh i kohës sonë,
një borxh lirisë dhe ndërtimit të atdheut.
Në Roganë, një borxh ia kam fluturimit
të zogut dhe, gurit q ë kurrë s’ia pashë
të qeshurën dhe vajin. Një borxh ia kam
Roganës për lisat vëllezër dhe motra të
pyllit, dhe një borxh vetes pse nuk bëra
më tepër, pse s’veprova më me ngulmë!
Në këtë çast poetik me ju, një borxh ia
kam prindërve e gruas! Por borxhin më
të rëndë unë e quaj, humbjen e emrit të
atdheut dhe të territorit me emrin, Iliri!

Atdhe GeciDortmund, 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.