16.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Sfidimi i paqës në botë dhe faktori shqiptar

Sfidimi i paqës në botë dhe faktori shqiptar

0
Protesta kundër vendimit të Gjykatës së Hagës

Vështrim

Çfarë lloj dijesh kemi pas shpërbërjes së Jugosllavisë? A na mungon dashuria? A e kemi shtypur dashurinë si ndjenjë? Po sigurisht? Por megjithate, detyrimi ynë i përditshëm është për të mos lejuar që fanatzmat e luftës që janë ende gjallë, si Vuqiqi e shumë kriminelë tjerë serb nga ajo luftë, ta fillojnë atë përsëri ne trojet tona..!

Skënder MULLIQI

Sot, shumë pak nga njerëzit e politikës po mendojnë më tru. Nëse e ndëzim televiziorin, apo shfletojmë internetin do të shohom politikan të zemëruar dhe inatqi.Kalendari i zemërimit kolektiv është shkruar bukur. Retorika e tyre arrin temperaturën e shkallës së lartë. Po na servirin historinë se nuk ka pajtim dhe se konflikti politik mund të përshkallëzohet edhe më shumë. Nuk ka unitet të kërkuar për asnjë çështje. Duket së mund të kthehemi edhe në ërrësirën e viteve te 90-ta, të shekullit të kaluar të mbushur më luftëra. Asnjë nga krizat e panumërta politike nuk arriti t’i shtyjë njerëzit masivisht në llogore të vërteta. Shumica dërrmuese e njerëzve në këtë vend kanë zgjedhur prej kohësh paqen. Dhe të jetojnë në të. Kjo është një gjë e madhe. Është koha ta pranojmë këtë .

Është paqja, projekti më i madh i përbashkët, por edhe lufta nese na imponohet!Për ata që jetojnë nga politika, jo të gjithë një paqe e tillë nuk duket shumë fitimprurëse. Lufta për pushtet janë produkti i tyre më i suksesshëm.Ne shumica që e daum paqen dhe prosperitetin e vendit, varet se sa do të rezistojmë për të, më gjitha forcat tona. Kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, njerëzit kan dalë nga shtëpitë e tyre .Ata vrapojnë, përqafohen me njëri-tjetrin. Ngrisin flamuj. I lejojnë vetes të marrin frymë dhe gëzohen që të shtënat më në fund kan pushuar.Kështu ka ndodhë edhe pas përfundimit të luftës në ish –Jugosallavi. U përqafuam më njeri-tjetrin, përqafuam edhe ushtarët e NATO-së, të cilët na ndihmuan të çlirohemi nga një okupim i gjatë nga serbosllavia.

Këto storie të bukura sikur shumë e harruan!Kemi të drejtë që mos të mëndojmë më në luftëra, edhe pse ato nuk janë shumë larg nesh. Le të mos mendojmë së kjo është vëten një pushim. Të vazhdojmë dhe të jetojmë jetën tonë të zakonshme dhe të mërzitshme, të vogël por unike. Shtrohen pyetjet, çfarë lloj dijesh kemi pas shpërbërjes së Jugosllavisë? A na mungon dashuria? A e kemi shtypur dashurinë si ndjenjë? Po sigurisht. Nga ndasitë mund të humbasim shumë e në pa kthim. Dhe, detyrimi ynë i përditshëm është për të mos lejojmë që fanatzmat e luftës që janë ende gjallë, si Vuqiqi e shumë kriminelë serb nga ajo luftë, ta fillojnë atë përsëri në trojet tona ..!

Vuqiqi i cili më shumë kriminelë sot në pushtetin e Serbisë, kishin marrë pjesë active në gjenocid ndaj myslimanëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, mbesin kërcënim përmanent për paqën në rajon dhe më gjerë.Mendoj së aktualisht gjindemi në një situatë të re politike, kur uniteti politik na duhet më shumë së kurrë më parë. Serbia më kriminelët e luftës në krye do të tentojë që më çdo kusht të bëjnë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Ne duhet të jemi vigjilent dhe të bashkuar për të mbrojtur vendin nga çdo lloj agresioni të mundshem nga jashtë. Dihet së Serbia e cila vrau më mijëra veta dhe dogji gjithqka para veti, nuk është rastësi që nuk u dënua për gjenocid dhe etnocid në Bosnje dhe në Kosovë. Ajo ka mike Rusinë dhe disa shtete në Evropë, të cilat i dolen zot në etapa të ndryshme historike, por së fundi edhe në dioalogun e stërgjatur për normalizim të marrdhënjëve Kosovë -Serbi.

Pavarësinë e fituar më shumë gjak nuk guxojmë ta humbasim në asnjë mënyrë.Kjo do të ishte fatale për dy shtetet shqiptare në Ballkan dhe për shqiptarët në Maqedonin e Veriut dhe në Mal të Zi. Ne rast të shpërthimit të një lufte botërore siq po kërcënon Rusia NATO-në e posaqerisht Gjermaninë e cila po koncentron trupa në anën ku Rusia mund të sulmon, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor i cili moti është në shenjestër të regjimit shovinist të Beogradit, do të jetë cak i kësaj agjende të luftës .Në një situatë të tillë Kosova dhe Shqipëria duhet ti bashkojnë forcat jo vetëm politike por edhe ushtarake për të përballuar invazionin e Serbisë ndaj tokave shqiptare. Sipas konstelacioneve gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botë, dukët se ka ardhur koha për bashkim kombëtar. Kjo më dukët mua është duke u bërë detyrë urgjente e dy Qeverive shqiptare. Kjo do të ishte njëherit mbrojtja më e mire dhe e vetme e tokave shqiptare …

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.