24.8 C
Tirana
E martë, 8 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi E ëma krenare ishte veshur me të zeza dhe po ia këpuste...

E ëma krenare ishte veshur me të zeza dhe po ia këpuste kokën asaj

0
Zigmund Frojd - Psikopatologjia e jetës së përditshme

Arben Çokaj

  • Skicë

E dielë pasdite. E ëma krenare ishte veshur me të zeza. Në mënyrë të pavetëdijshme, ajo po shkonte në funeralin e të bijës së saj më të madhe. I kishte gjetur Gjinon, dhe po ia këpuste kokën asaj, duke e varrosur si veten, në një varfëri e padituri të përjetshme. Donte ta fejonte pa dëshirën e saj, dhe po e mashtronte, duke i ofruar një djalë tjetër… Çfarë pabesie e poshtërsie! Një nënë mizore…

Vajza e saj, edhe pse një vajzë e zgjuar e me ambicie të madhe, nuk e kuptonte lojën e pistë, që e ëma e saj po luante. S’i kuptonte as shoqet e saj të punës, të cilat nga zilia, se asaj i kishte ardhë një mundësi e madhe në jetë, po përpiqeshin ta linin skllave gjithë jetën, duke i thënë: “nuk është mbarë kështu!”… Mbarë është me punua për një rrogë modeste gjithë jetën dhe me e mbajtë edhe burrin dembel e të pakualifikuar me cigare…

Ajo do duhej ta kishte lexuar librin Psikopatologjia e jetës së përditrshme” të Frojdit, për t’i kuptuar këto intriga – gjoja benevolente – që po luheshin në mënyrë të pavetëdijshme në kurrizin e saj…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.