
Arben Çokaj
( Rasti i Kosovës – këtë e dinë edhe serbët )
Shumë kush habitet sot me këtë paaftësi të liderve shqiptarë në Kosovë për të bashkëpunuar e formuar institucionet demokratike, poo shkojnë nga zgjedhjet në zgjedhje, falë tekave personale të secilitr aktor politik atje e më tej, te analistët e te opinionistët.
Mua për Albinin nuk ma ndien fare, thotë Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, unë kam hall Kushtetutën…
Ne nuk bashkëpunojmë me Albinin, thotë Enver Hoxhaj, ish-kryediplomat dhe deputet i PDK-së, unë kam hall Republikën.
Ne votojmë për President këdo që kandidon, vetëm të shmangim zgjedjhjet e tjera, thotë ish-Presidentja Vjosa Osmani.
Ne nuk duam asgjë, as ministri e as President, votojmë ata që do të kandidohen… – thotë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.
Mbroni Kushtetuitën, thotë Alma Lama, ish-deputete dhe ish-ambasadore e Kosovës, duke shtuar: Albini si duket nuk i paska numrat.
Të bisedojmë me PDK e AAK nuk është habi, thotë Albin Kurti, kryeministër dhe kryetari i VV-së, por të mos bëjmë marrëveshje me LDK-në do të jetë habi…
Janë më shumë deklarativë, sa për sy e faqe.
Sa e sheh LDK këtë dobësi të Albinit në drejtim të tyre, krekosen e fillojnë e shesin pordha: “A po ke nevojë për ne a?! Hajt, pra pjerdhu, mirë që e morëm vesh…” dhe ikin të vetëkënaqur, pa bërë asgjë për veten e tyre e as për Kosovën. Por këtë të fundit nuk e shohin, mjafton t’ia “vështirësojnë jetën” Albinit, i cili u ka marrë votat në zgjedhje.
Kështu kemi të bërjmë me njerëz ‘parimorë’, thua, që shqyhern për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, të Kushtetutës e Republikës, por u mungon një ‘element i vogël diturie’, pasi urrejtja ua tejkalon arsyen. E urrejnë për vdekje njëri-tjetrin, me sy nuk duan me e pa,
U mungon bashkëpunimi për të bërë një shtet të përbashkët, që funksionon për ta e për gjithë të tjerët. Nuk dinë të bëjnë shtet e të vetë-qeverisen.
Sa ishte turku e serbi i drejtonin me dhumë, e rënkonin, erdhi amerikani e ua jepte emrin e Prtesidentes me letër, tani i kanë lëtë të vendosin vetë, populli zgjedhë, por këta – lideret e Kpsovës, zihen për arsye meskine me njëri tjetrin si kastratsit për yje. Nuk kanë fare burrëri, bon sens apo arsye e logjikë. S’ua ndien fare realisht për interesat e Kosovës, vetëm për interesat e tyre personale dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë se po qe Kosova mirë, ata janë mirë. E ata e kanë në dorë me veprimet e tyre ta bëjnë Kosovën mirë! Por kuijt i thua? A ke dru me pre?!
Ata po e trajtojnë shtetin e Kosovës, si kalin e Schildës. Për ata që nuk e dinë – e për liderët e Kosovës, që po tregojnë padituri në mendjemadhësinë e tyre fodulle, po e përfshij këtu tregmin e Frojdit për kalin e Schildës:
“Letërsia gjermane është e njohur me një qytet të vogël të quajtur Schilda, banorëve të të cilit u atribuohen truke të zgjuara të çdo lloji të mundshëm. Qytetarët e Schildës, siç na thuhet, kishin një kalë me bëmat e forcës së të cilit ishin shumë të kënaqur dhe kundër të cilit kishin vetëm një kundërshtim – se konsumonte një sasi mjaft të madhe tërshëre të shtrenjtë. Ata vendosën ta linin këtë zakon të keq shumë butësisht duke ia ulur racionin me disa kërcej çdo ditë, derisa ta mësonin të abstenonte plotë¬sisht. Për një kohë gjërat shkuan shkëlqyeshëm: kali iu ndërpre tërshëra deri në atë pikë sa hante vetëm një kërcell në ditë, dhe ditën pasuese më në fund punoi pa asnjë kërcell tërshërë. Mëngjesin e asaj dite, kafsha fatkeqe u gjet e ngordhur; dhe qytetarët e Schildës nuk mund ta kuptonin se nga çfarë kishte ngordhur ai.
Ne duhet të jemi të prirur të mendojmë se kali ishte i uritur dhe se nuk mund të pritej asnjë punë nga një kafshë, pa një sasi të caktuar tërshëre.”











