Nga Ismet M. Hasani
U R T I . P O E T I K E (4)
CILI JAM
Edhe ëngjëlli,
edhe djalli,
gjëndën brenda,
tek i gjalli!
Disa sjellën sikur dreqi*,
rrijnë strukur,
Asnjë njeri i keq,
s’mund të jetë i lumtur!
Më mirë më zë bretkose
që është i imi, të këndoj
se sa me zë të huaj,
si timin ta pranoj!
Ai që ofendon,
mund të mos kuptoj,
ai që ofendohet
kurrë s’mund te harroj!
Cili jam?
Ç’duhet të bëjë?
Kjo është filozofija,
të shpresojë!
* Baba i gjen të birin afër prronit duke i pjekur vét
¨ që kishte njxerrur nga proni dhe ashttu që përmjedis
vë e ngulte nji thupër dhe i rrotullonet mbi zjarm, e
baba po thot:
– Biri im, a dreqi të mësoi kështu-a!)
Dreqi ishte dal prej prronit dhe e shiqonte djalin ç’po bënte,
e po i thotë babës se djalit.
– Vallahi as unë kështu s’isha kujtue!
*
ZEMRA FLET
Goja nuk flet dot,
kur zemra është e mbushur me lot’
Goja flet me kuptim,
ku zemra është mbushur me gëzim.
Dita e kthjellt’
është me rreze dielli,
lotët e njerëzve të mirë,
shkojnë përpjet nga qielli.
Ari provohet në nxehtësi
ndërsa miku në fatkeqësi.
Mos perziej hekurin me arin,
ndodh shumë shpesh
që i pafajshmi
të përgjegjet për mëkatarin!
*
D U R I M I
Më mirë i tortuar
nga e vërteta,
sesa i lumtur
nga gënjeshtra.
Duhet pritur me durim
e vërteta shumë e madhe
në fillim
të duket mashtrim!
Dëfton plisi
Dëfton guna,
Kushti i parë për jetën
është p u n a.
Na këshilon Historia
mësimi i mrë dhe dituria,
zhvilimi vjen nga gjetshmëria
Nuk vjen nga dhuna,
Por nga p u n a.
*
Bota ju takon durimtarëve!
O Zot, më shpërblé me durim!
*
N J E R I U
Për t’u bërë hero nëvojitët një çast,
Pë të qenë njeri, nëvojitët një jetë e tërë.
Edh pse njeriu udhëzohet në rrugë¨të drejtë,
ai mund të është mosmirënjohës ose përbuzës.
Njeriu me mend e nder
duhet ta dalloj t’mirën
bga e keqja
dhe këtë gjithëherë.
Njeiu është krijuar,
për të vetmin qëllim,
vepra të mira me krijuar
gjithmonë për adhurim.
Njeriu me karakter të ulët,
nuk është falënderues,
për të mirën që i jepet,
e keqja e bën shkatërrues.
Njeri me karakter stabil
i durueshëm në fatkeqësi,
Vazhdon me punë mira
falënderon për begati.
Njeriu duhe të ka urtësi,
cilin me e ndihmua,
cilin me e afrua,
e cilin me e largua.
*
NDËRDIJA
Atë që e fut në ndërdije, dije se u krye1
Së pari, vjen njohja e pastaj besimi
por nuk mjaftojnë këto pa qenë veprimi!
Besimi është
mendim në mndje,
Mos besoni në gjëra
që u shkaktojnë dhembje.
Ligji i jetës,
është ligj i besimit,
përrmbaju të vërtetës,
bëhu rob i durimit!
Në ndërdije
të kemi cytje,
ajo di të përgjigjet
në secilën pyetje.
E juaj do të bëhet
e tërë bota1
Harrojeni frikën e mosdijën
dhe besimet e kota!











