29.3 C
Tirana
E premte, 14 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Budallallëku dhe poshtërsitë e një klase politike

Budallallëku dhe poshtërsitë e një klase politike

0
Kuvendi i Kosovës 39

Koment

Me çfarë imagjinate po shërbëhen këta kuvendarë ? Fuqia e kësaj imagjinate është shkatrrimitare për shtet dhe për komb. Njerëz budallenj, tufa dhe grupe, njerëz të cilët po e konfirmojnë se nuk din asgjë. Këta janë do njerëz të trillimeve të rrezikshme, njerëzve, kombit dhe racës. Nuk dinë asgjë, sepse imagjinata e tyre është e bllokuar, se nuk lexojnë asgjë. E kanë urrejtjen më të madhe se arsyen. Se të ishin të ditur sado pak, nuk do të loznin aq keq më fatin e shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ai komb, megjithate, siç po e imagjinojnë ata, është një hiq i madh…

Skënder MULLIQI

Budallallëku nuk është i lindur, është i fituar. Një njeri budalla nuk ka lindur i tillë. Ose është rast i rrallë që dikush lind me atë talent shumë të rrallë dhe të keqardhur për budallallëk. Një njeri mund të lind i sëmurë, apo më aftësi të kufizuara formalisht të dobëta dhe një intelegjencë të ulët, por jo edhe budalla politikë siç na është mbushur Kuvendi që shumë kohë! Të thuash së një djalë me të meta, se është budalla është mëkati më i madh dhe është shënjë e budalllallëkut. Askush nuk e ka memduar së jemi kaq të pa fat që kemi në skenën politike tufë, tufë njerëzish idiotë e keqdashës, që është shenja e parë e jo intelegjencës.

Po janë intelegjentë, se për ta budallallëku nuk ka karar.Këta janë sulur pas pazareve të pista së cili të bëhët më milionerë së tjetri. Kanë harruar budallënjet e politikës së ky shtet është fituar më shumë gjak! Nuk po gjejnë forcë ti formojnë edhe kësaj radhe organet e shtetit. Na bënë prralla e Zotit. Skena të tilla në Kuvend janë të stilit “zullu”, nuk kan asnjë lidhje më kohën e modernitetit. Është brengosëse kjo situatë e krijuar në organin më të lartë të shtetit. Me çfarë imagjinate po shërbëhen këta kuvendarë ? Fuqia e kësaj imagjinate është shkatrrimitare për shtet dhe për komb. Njerëz budallenj, tufa dhe grupe, njerëz të cilët po e konfirmojnë së nuk din asgjë. Këta janë do njerëz të trillimeve të rrezikshme, njerëzve, kombit dhe racës.

Nuk dinë asgjë, sepse nuk mund të dinë sepse imagjinata e tyre është e bllokuar.Si të ishin të ditur sado pak, nuk do të loznin aq keq më fatin e shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ai komb, megjithate, siç e imagjinojnë ata, është një hiç i madh. Ashtu si çdo komb tjetër i imagjinuar nga kretenët e politikës. Populli po mendojnë së ekziston sipas leximit të tyre. Këta nuk kan asnjë ide të daljës nga krizat në të cilat na kan katandisur që shumë kohë. Këta janë duke e shuplakosur fortë popullin e vet!Pak ka ndonjë midis atyre që nuk lexojnë, që nuk është budalla? Shumë pak. Ata pos fyerjeve të ndërsjella asgjë tjetër pozitive nuk po plasojnë për opinion e gjerë publik.

Këta janë një botë e pa ndriquar dhe analafabete, dhe për këtë arsye të paditurit e politikës jetojnë nga një rrëmujë në tjetrën.Këta janë bërë përsekutorët e fatit të popullit dhe shtetit të vetë! Cinikët pa imagjinatë synojnë që të gjithë ne të hedhim vallën sipas “muzikës” së tyre të qakorduar. Përndryshe, paranoja është një formë themelore e manifestimit të një imagjinate të ngurruar. Si përkufizim. Kjo është imagjinata e ngurruar e një bote analfabete politike, të cilës po i shihet sherr shumë i madh …! Në raste të tilla, e dimë, është e nevojshme të bëhet edhe një sakrificë për Atdheun. Sa më parë që lirohemi nga njerzit e tillë të politikës krejt të dal boje, do të jetë fati ynë i madh. Në të kundërten Kosovën dhe shqiptarët mund t’i presin ditë shumë të zeza….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.