Sabile Keçmezi-Basha
Kalon edhe kjo
Unë do të jem unë
Ti nuk do të jesh ti
Ai nuk do të na njohë fare
Kalon edhe kjo
Horizontet do të jenë të ndritshme
Arat do të bëjnë bukë
Nënat fëmijë më shumë
Kalon edhe kjo
Dhe çdo gjë do të ketë peshën e vet
Botuar më 1982
Gazeta “Rilindja”, Prishtinë











