FERDINAND LAHOLLI
(Poezi shqip-gjermanisht)
MJAFTON NJË VËSHTRIM
Ti lahesh në pasqyrën e shikimit tim
si hëna në një liqen malli.
Mbi lëkurën tënde
rrëshqasin heshtjet e mia
si duar të padukshme.
Afërsia jonë
nuk ka ngaherë nevojë për prekje.
Mjafton një vështrim
që të na zhveshë
nga vetmia.
EIN BLICK GENÜGT
Du badest im Spiegel meines Blicks
wie der Mond in einem See aus Sehnsucht.
Über deine Haut
gleitet mein Schweigen
wie unsichtbare Hände.
Unsere Nähe
braucht nicht immer Berührung.
Es genügt ein Blick,
der uns entkleidet
von der Einsamkeit.
SI NJË KUJTIM I ARDHSHËM
Ka fjalë që nuk thuhen.
Në vend të tyre,
një shikim që hap portën e tejdukshme të dëshirës,
një lëvizje e lehtë e ijeve,
si një alfabet i lashtë
që vetëm heshtja di ta lexojë.
Duart e tua mbi ijët e mia
si një hartë që digjet ngadalë nën gishta të padukshëm,
ku çdo vijë humbet kuptimin dhe bëhet ndjesi,
derisa trupi harron kufijtë e vet të mëparshëm.
Buzët e mia mbi gjoksin tënd,
dhe trupi yt përgjigjet
me drithërimën që era ia zgjon gjethes,
si uji që ndjek shtratin e vet
pa pyetur për udhën.
Koha nuk është orë,
por frymë që endet mes nesh,
si një kujtim i ardhshëm
që tashmë ka ndodhur.
WIE EINE ZUKÜNFTIGE ERINNERUNG
Es gibt Worte, die ungesagt bleiben.
An ihrer Stelle
ein Blick, der das unsichtbare Tor des Verlangens öffnet,
eine sanfte Bewegung der Hüften,
wie ein uraltes Alphabet,
das allein die Stille zu lesen vermag.
Deine Hände auf meinen Hüften,
wie eine Landkarte, die unter unsichtbaren Fingern langsam verbrennt,
auf der jede Linie ihre Bedeutung verliert
und sich in Empfindung verwandelt,
bis der Körper seine früheren Grenzen vergisst.
Meine Lippen auf deiner Brust,
und der Körper antwortet
mit jenem Zittern, das der Wind dem Blatt entlockt,
wie Wasser, das seinem Bett folgt,
ohne nach dem Weg zu fragen.
Die Zeit ist keine Uhr,
sondern Atem, der zwischen uns wandert,
wie eine zukünftige Erinnerung,
die bereits geschehen ist.
© Laholli











