Mentor Kikia
Shkurtimisht, sa e njoh une ligjin:
Ti je pronar i tokes, e trasheguar, por nuk ke dokumenta.
Per pasoje, ti nuk merr dot jele ndertimi.
Ti nderton pa leje, qeveria ta prish.
Shteti nuk ta njeh te drejten e pronesise, por miraton nje Ligji:
Ti do te paraqesesh nje projekt per nje biznes, qe lidhet vetem me turizmin, ne token e gjyshit, por pa dokumenta.
Ti merr lejen dhe perfundon objektin.
Ti behesh pronar legjitim i objektit dhe i truallit ku eshte ndertuar objekti.
Por kujdes!
Vetem i truallit qe ka zene objekti, asnje meter me shume! Mos mendo se do ndertosh nje byrektore, apo nje kasolle agro-turistike e do hipotekosh 2000 apo 5000 metra toke.
Pjesa tjeter e tokes vazhdon te jete e jotja, por jo e jotja.
Ky ligj vlen vetem per banoret lokale! Kjo garanton se nuk do te vijne “oligarket” ne token tende.
Por, cfare mund te ndodhe realisht?
1-Ne rastin me te mire, disa banore vendas do te ndertojne nje lokal, bujtine, reatorant, hotel, disa kabina druri, atje ku ka interes. Ndersa, ndonje punishte vaji, diku tjeter e keshtu me radhe….
2-Shumica e banoreve ne zonat rurale jane te varfer dhe nuk do futen fare ne kete valle.
3-Disa mund te futen ne aventura kredish. Kjo eshte thike me dy presa dhe deshtimi eshte tek pragu.
Pra, banoret lokale nuk kane mundesi te bejne gjera te medha. Kush ka emigruar mund te ndertoje ndonje gje. Te tjeret do i kenaqen vendeve te punes.
Por ka dhe nje mundesi tjeter:
Te vjen nje propozim: “Ti token e gjyshit nuk e merr qe nuk e merr me dokumenta, perse nuk ben ortakeri?”
Ti(ju, disa)do te vesh emrin ne letra dhe investimin do e beje nje kompani, ndoshta me emer te jashtem, si psh, “Tourism & Divelopment”, “Albanian Mountins”, “Wild Albania”, “Our Mountins” etj, ndoshta e regjistruar offshore ne Holande. Ajo nuk do beje dy kabina druri ne 300 metra toke, por biznese te shtrira ne dhjetra hektare, hotele, fusha sportive, rezervat kafshesh te egra per sportin e gjuetise, zone per kalerime, ndonje piste skish, nese lejon terreni….
Pasi te permbyllet investimi, ti qe ke token do marresh nje dore parash, do te dorezosh letrat dhe, nese do, mund te punosh ne resort, nese jo, ti e di. Sepse ti pronar fiktiv je, nuk je pronar legjitim. Vetem fshati e di qe ti je pronar, shteti nuk e di, as noteri qe perpilon ankt-marreveshjet nuk e di. Pra ti nuk dikton dot kushtet.
Ne rastin me te mire, do te besh nje marreveshje, me “kompanine investuese” dhe do te mbetesh bashkepronar me nje % fare te vogel.
Dhe jemi plotesisht ne rregull me ligjin, edhe keshtu!
Po c’te keqe ka atehere, do te thoni?
Asgje! Investimet do jene madheshtore.
Por ka nje problem. Ato kompanite token ku do te investojne, do te duhej t’ia blinin pronarit legjitim, me cmimin e tregut, pa dyshim. Ose do te benin biznes real/te drejte me te.
Ndersa ne kete menyre do e marrin qyl, ose ne kushte disfavorizuese per pronarin(pa dokumenta).
Dhe tjetra, askush nuk do mesoje kush eshte pronari dhe nga vijne ato para. Ashtu si ne kullat e Tiranes apo resortet bregdetare.
Padyshim, dikush mund te beje edhe ortakeri te vogla, por keto do te mbeten serish ne kuader te sherbimeve modeste dhe nuk sjellin ate “turizmin zviceran” qe promovon e pret qeveria.
Dhe e fundit: Perse qeveria dhe parlamenti u hyjne ketyre andrallave? Perse nuk u njohin pronesine e tokes atyre qe jane pronare “de fakto”? Perse, me te njejtat kritere qe u jep lejen e ndertimit dhe pronesine mbi objektin e ndertuar, nuk i njeh pronesine mbi token?
Shteti ti jape tapine, te i invertoje ne rruge, energji e uje dhe te tjerat i rregullon ekonomia e tregut.
P.S: Thjeshte nje parashikim eshte ky. Ben vaki dhe nuk del.











