BUZËT E TUA SHEGENIKE

0
Sali Leka

POEZI NGA LIBRI “REXHINA DAFINA”

SALI LEKA

S’dua flori as rubla, as dollarë
As kazino, as hotele lluksoze
Por të dua ty o vajzë e mbarë
Të dua shumë, shumë të dua
E edhe ti shumë më don mua.
Je vitale dhe potenciale voluminoze
Unë me ty bëhëm guximtar e krenar me kijafet.
Ti me mua bëhësh letrare mendimtare
Une s”dua poste as funksione
As n”ministri as n”komitet
As të mbajë referate dhe leksione
Në fakultet dhe universitet
Por dua dashuri me vullnet
Me ty, me ty o vajzë e mirë
Jemi të dy me lezet e kimet
Me admirim dhe vitalitet
Bashkë të jetojmë të lirë, të lirë
Me harmoni dhe jo me pahirë
Bashkë 200 vjet me bezeret si hasret.
S’dua asgjë nga bota
Jam me ty bashkë me ty
Do të jëmi bashkë o bashkë të dy
Gji më gji e sy më sy
Qërpikët e vetullat e mia
I shkëlqej me qerpikët e vetullat e tua.
Qërpikët e vetullat e tua
Shkëlqejnë e ndriçojnë tërë atmosferën
Ngazëllejnë e lulëzojnë vjeshtën e pranverën.
Kush të dojë të dali e te thotë:
S’je e dashur lozonjare.
Unë si besoj as ankohem.
Por me ty krenohem, vitalizohem.
Buzët e tua shegenike.
I mbush me nektarin e buzëve të mia.
Buzët e mia i mbush me pjalmin e buzëve tua
Të betohem nuk largohem!
Nuk shkoj as në vëndet tropikale
As arabike, as aziatike
Por sekond e minutë, i etur do të shijoj.
Gushën e sisat e tua esenciale.
Sherdelike, flladike, aromatike.
O sa i admiruar me ty jetoj.
O sa i kënaqur por nuk mund ta përshkruaj.
O sa i lumturuar por s’mund ta tregoj
Por çdo orë i gëzuar do të këndoj.
O do të këndoj!
O zëmrën time me zëmrën tënde.
I bashkangjis, i forcoj.
Shpirtin tim me shpirtin tend.
Me irad i përjetësoj, i pavdeksoj.
Ashtu bashkangjit të dy o të dy!
Të dashur, të lumtur të dy o të dy!
EMRIN E KENI RUDINA LULINA
DO TU QUAJ REGJINA DAFINA.
EMRIN E KENI REXHINA DAFINA.
Per ty kendoj ne livadhe dhe lugina.
Jeni më e mira, më e larta ne 25 krahina.
Do të jëni e arta gjeragjina.
E pastra, e shkathta skifterina.
Un u betohem botnisht me goj e shkrim.
Për ty Rexhina nuk bëj kursim as sarrafinim
Për ty shpenzoj fondin e pasurinë e katandinë.
Ty solemnisht ta garantoj konakun e shtëpinë.
E vetë dal e këndoj në stuhi, rrebesh e suferinë.
Ashtu i lagur në bor e acar jehoj përlumturinë.
Ta dinë ata e ato që nuk kanë botkuptim.
Edhe ata e ato që nuk këndojn për dashurinë.
E dashura ime Rexhina jetike shembullore.
Del shpejt, vrapon e vjen tek un me nxitim.
E më fol me ovacion e përmallim.
Mjaft qëndrove në shi e stuhi i dashuri im.
Shumë durove padashuri e pakënaqësi.
Boll u lodhe nëpër lugina e bregore.
Eja, eja me mua! Dor për dore në livadhe kopshtore.
Me afsh e pasion do të avulloj me ëmbëlsi.
Edhe unë uroj e përshëndes me poezi.
U kuptoj, Rexhina ime u besoj në përjetësi.
Fjalët e tua janë mjalt e melhelm.
Ma largojn maraz e verem deri matan Drezden.
Më forcojn falku me fletë.
Më lartësojn mbi tokën e retë.
Dal shikoj Azinë e Australinë.
Me ty takoj e bisedoj me yjet e perëndinë.

Sali Leka, Cel: 0683855304

SHËNIM EKSKLUZIV

Libri me poezi “REXHINA DAFINA” u shkru në kohën e skëterrit mizorist enverist ramizist, por nuk e botuan, e fshehen censuruan në bodrumet e survejuckëve të sigurimit komunist, antimodernist, antihumanist.

Tani në shekullin XXI këta gazetaruc shtrembalut komunist, meskinist kanë gazeta dhe televizione private regressive, antidemokrative, dhe bejnë emisione negative destructive me gënjeshtra të rëndomta, shpifje sajime monstruoziste, për të zhubrosur mendjet e njerzore të padituruar, të pakulturuar të paarsimuar.

Por edhe te hilacakeve te katranosur.
Edhe te pisanjakeve te jargosur, pa etike, as llogjike.

TIRANË, SHTATOR 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.