Propaganda turke në Atdheun tonë për gjoja suksesin e dronëve turq në Ukrainë, kundër agresionit rus

1
Turkish drones

Skënder Jashari Skender Jashari *)

Ka shumë propagandë në Trojet tona, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me Turqinë, e shumë pak të vërteta ngërthehen në to. Kam përcjellur me vëmendje dhe kam lexuar e shikuar një pjesë të madhe të kësaj propaganda që ka filluar sidomos gjatë muajit mars 2022. Kjo propagandë turke në Atdheun tonë, ka të bëjë kryesisht me hiperbolizimin e rolit të dronëve turk TB-2 në luftën e Ukrainës.

Sa për fillim, të gjitha sulmet e suksesëshme të këtyre dronëve, ushtria Ukrainase i ka publiku, pasiqë dronët TB-2, nga qendra e komandimit kanë video-incizim. Ndërsa aksionet e raketave FGM-148, apo të tjera, nuk kanë video-incizim të ruajtur, por vetëm në disa raste që janë regjistruar nga persona të tretë. Raketat FGM-148 Javelin, ishin arma kryesore që shkatërroi pamëshirshëm tanket, blindat, makinat ushtarake etj të forcave të Rusisë, gjatë fazës së parë 24 shkurt-7 prill 2022 në Ukrainë.[1]

Pra këto raketa Javelin, ishin arma kryesore në fushëbeteja, derisa dronët turq, ishin të suksesëshëm siç do paraqiten rastet konkrete më pas, vetëm në rastet kur forcat ruse, nuk kishin mbrojtje antiajrore, gjegjësisht në mbrapavijë të forcave ruse, e më shpesh kundër ligjistikës ruse. Nga burime jozyrtare, të forcave Ukrainase, theksohet që deri në 95% të shkatërrimit të tankeve, bindave të rënda ruse, janë bërë nga kjo raketë.

Dronët kamikaz, mund të transportojnë lehtësisht 40 kg kokën luftarake, në distanca 1000 km me kosto për njësi prej 50.000 deri 100.000 dollarë, derisa në krahasim me masën e municioneve të vogla të dronëve TB-2 të përdorur në Ukrainë, është  2 herë më e madhe, derisa kostoja është e plotë sa një predhë Javelin, derisa distanca për dronin është me kosto 10 herë më e lirë sesa e raketave kryqëzore.[2] Edhe në rastin e Ukrainës, kundër agresionit rus, duke qenë se vetëm dronët TB-2, nuk ishin të mjaftueshëm, por forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë dronë për sulme strategjike, e që kjo mund të plotësohej vetëm me dronët kamikaz.[3]

Dronët TB-2, edhe pse janë më të lirë në kosto, sesa dronët e tjerë perëndimor, edhe në këtë rast, në krahasim me dronët kamikaz, nuk janë më efikas, për shumë arsye, por edhe: dronët kamikaz, kanë kosto shumë të ultë derisa rrëzimi i tyre kundërshtarit do i kushtonte shumë më shumë, derisa kundër dronëve TB-2, kundërshtari do kishte arsye të shkrepte një rakete antiajrore.

TB-2, kategorizohet në kategorinë e „fluturakeve ajrore papilot me qëndrueshmëri të gjatë kohore me lartësi mesatare“, e që në këtë kategori hyjnë dronët që mund të fluturojnë në lartësi 3000-9000 metra për kohë prej 24 deri 48 orë.[4] Ky tip i dronit, është treguar shumë efikas i përdorur nga Azerbejxhani në luftën në Nagorni-Karabakh më 2020,[5] por edhe në luftën në Ukrainë më 2022, kundër invazionit rus.[6]

Dronët TB-2, përdoren nga: Azerbejxhani,[7] Etiopia,[8] Kirgistani,[9] Libia,[10] Maroku,[11] Katari,[12] Turqia, Turkmenistani,[13] Iraku,[14] Nigeria,[15] Polonia,[16] e që kanë porositur dhe janë në bisedime edhe: Shqipëria,[17] Bullgaria,[18] Hungaria,[19] Kazakistani,[20] Letonia,[21] Omani,[22] Ruanda,[23] Somalia, Serbia, Sllovakia.

Shumica e pjesëve të këtij droni, janë prodhim Britanik, Kanadez, Gjerman, Amerikan etj, e që shpesh ka pasur konteste dhe ndërprerje licencash dhe furnizimesh nga kompanitë perëndimore.

TB-2, fluturimin e parë e bëri në gusht 2014,[24] më 18 dhjetor 2015 shkrepi raketa MAM(Mini Akıllı Mühimmat) për herë të parë.[25] Karakteristikat e këtij droni janë: gjatësia 6.5 metra, gjerësia e krahëve 12 metra, peshën maksimale e fluturakes që mund të ngritet për fluturim 650-700 kg, ngarkesa e armatimeve 150 kg, prej të cilave 55 kg peshon sistemi i shënjestrimit dhe zbulimit optoelektronik, kurse për bomba-raketa është 95 kg,[26] kapaciteti i rezervuarit 300 litra benzinë, shpejtësia maksimale 220 km/h, qëndron në fluturim deri 27 orë,[27] armatimet që përdorë  në Ukrainë[28] janë: MAM( MAM-C operon deri 8 km, kalibri 70mm, gjatësi 970mm, pesha 6.5kg;  MAM-L, operon deri 15km, kalibri 160mm, gjatësia 1 metër, pesha 22 kg).[29]

Ukraina në janar 2019, kishte blerë 12 TB2 dhe 3 qendra kontrolli tokësor për 69 milion dollarë,[30] e të cilat filloi t’i pranojë në mars 2019.[31] Derisa pastaj zyrtarët turk dhe ukrainas njoftuan për bashkëpunimin për prodhimin edhe të 48 dronëve të tjëre TB-2 në Ukrainë.[32]  Por Ukraina në fund të vitit 2020, kishte prodhuar edhe dronin ekskluziv ukrainas, Sokil-300.[33] Në janar 2022, Ukraina njoftonte që i kishte 20 dronë Bajraktar,[34] kurse më 2 mars Ministri i Mbrojtjes njoftonte që kishin arritur edhe dronë të tjerë TB-2.[35]

Dronët TB-2, me qëllim zbulimi u përdorën më 9 prill 2021, në regjionin e Donbasit,[36] kurse në tetor 2021, për herë të parë përdorën në luftime duke shkatërruar një hovitzer D-30 të seperatistëve rus,  që me këtë armë granatonin trupat ukrainase afër Hranitne.[37] Më 24 shkurt milicia e të vetëquajturës Republikë popullore e Luhanskut, pretendonte që kishte rrëzuar nga TB-2, afër qytetit të Luhanskut,[38] kurse më 27 shkurt 2022, kryen dy sulme me TB-2 në regjionin Kherson dhe Zhytomyr.[39] Suksesi i parë i përdorimit të dronëve Bajraktar TB-2, ishte në shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, në ditët e para të agresionit rus, në distriktin Malyna të regjionit të Zhitomirit, më pak se 100 km nga Kievi, për të vazhduar pastaj me aksionin tjetër në Kherson në paralagjet jugore, në rrugën M14 që lidhte Kherson-in me Mikolaivin, sërish në shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, për të vazhduar pastaj me 1 mars, në rajonin Sumy.[40] E më pas në një numër sulmesh me dronët TB-2 ishin kryer, përfshirë poste komande, makina ushtarake, tanke, kamion, sisteme raketash tokë-ajër, sisteme raketash shumëtytëshe, sisteme të luftës elektronike,[41] pastaj në shkatërrimin e dy trenave cistern të Rusisë.[42]

Duke qenë se video-incizimet për sulmet kur janë përdorë dronët TB-2, janë publikuar edhe në rastin e konfliktit në Ukrainë, kundër agresionit rus, gjë që ka më shumë të ngjarë që të jenë publikuar shumica e këtyre rasteve nga fillimi i agresionit deri më sot, mund të vlerësohen se këta dronë janë përdorur në shkatërrimin e: 6 makinave të blinduara luftarake (2 BMD-2IFV; 1 MT-LB me ZU-23AA; 3 blindave të paidentifikuara ushtarake; 1 R-149MA1); 5 armëve artilerike (5 hovitzera 152mm 2A65Msta-B); 1 sistemi raketor shumëtytësh( 1 220mm BM-27 Uragan); 2 armë antiajrore(2 ZU-23); 13 sistemeve raketore tokë-ajër( 1, 9K35 Strela-10; 1, 9A310M1-2 TELAR ;  1, 9A39M1-2 TEL;  4, 9A317 TELAR; 1, 9A316 TEL; 2, 9A331 TLAR; 1, 9A331M TLAR; 1 Sistem Tor të panjohur dhe 1, Pantsir-S1); 2 poste komande; 1 stacion komunikimi; 10 helikopter( 3, Mi-8 helikopter transporti- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria; 2, Ka-52 ‘Alligator’- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria; 5, helikopter të paidentifikuar- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria); 5 anije lufte( 4 anije patrolluese Raptor; 1 anije zbarkimi Serna); 2 trena (me cisterna karburanti); 24 kamion, makina dhe xhipa (4, KamAZ 6×6;  4, KamAZ-6350 8×8; 1, KamAZ-5350 me eskavator EOV-3523; 5, Ural-4320; 2, kamion të paidentifikuar; 8, kamion të paidentifikuar furnizimi); 3 poste komande; 1 stacion ndërlidhje; 1 depo për strehimin e makinerisë, 1 depo municioni.[43]

E që shumë qartë duket që dronët TB-2, kanë qenë efikas sidomos në mbrapavijën e armikut( si në linjat e furnizimit, pikat e artilerisë armike, ajroportet e armikut etj), e që nuk janë përdorë aspak në fushëbeteja, pasiqë shembull edhe helikopterët më të avansuar sulmues të Rusisë Ka-52, janë shkatërruar në pista të ajroporteve e jo në fluturim. Derisa në disa raste ku shihen këta dronë të rrëzuar, ishin kryesisht në afërsi të fushëbetejave, ku kuptohet që mbrojtja antiajrore ruse, ka qenë plotësisht efikase në mbrojtjen e forcave të saj, nga këta dronë.

Dronët TB-2, në krahasim me dronin amerikan Reaper, janë shumë më të lirë në çmim, gjegjësisht në vlerë mes 1 deri 2 milion dollarë,[44] por në krahasim me dronët kamikaz, vërehet sheshazi që kanë kosto ende shumë të lartë.

Më 26 shkurt 2022, dy dronë TB-2, pretendohet që ishin rrëzu në afërsi të Schastias,[45] pastaj më 17 mars 2022, një tjetër ishte rrëzuar në qiellin e Kievit, e që forcat ruse kishin publiku mbetjet e tij.[46] Një dronë tjetër  TB-2 ishte rrëzu më 29 mars në Ukrainën lindore,[47] kurse më 2 prill një tjetër dronë TB-2 ishte rrëzuar.[48] Më 12 prill, një TB-2 pretendohej se ishte rrëzu nga fregata ruse Admirali Essen në bregdetin e Krimesë,[49] kurse më 13 prill forcat ukrainase deklaronin që përdorën dy TB-2 për të mashtruar mbrojtjen antiajrore ruse të kryqëzorit Moska, për ta goditur me dy raketa R-360 Neptune.[50] Më 26 dhe 27 prill edhe 3 dronë TB-2 janë shkatërruar, dy prej tyre në Rajonin Kursk në Federatën ruse,[51] derisa i treti në Rajonin Belgorod, gjithashtu në Rusi, i rrëzuar nga një Pantsir-S1.[52]

Më: 09.05.2022

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e  marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://root-nation.com/en/articles-en/weapons-en/en-review-javelin-fgm-148/  (09.05.2022).

[2] https://foreignpolicy.com/2022/04/13/ukraine-drone-warfare-armaments-russia/   (09.05.2022).

[3] Po aty.

[4] Weibel, Roland E. (2002), Safety Considerations for Operation of Different Classes of Unmanned Aerial Vehicles in the National Airspace System (PDF), Massachusetts Institute of Technology, faqe 15, 38, 39, 43.

[5] https://www.aljazeera.com/features/2020/10/11/nagorno-karabakh-conflict-ushering-in-new-age-of-warfare ; https://www.thedefensepost.com/2021/01/28/ukraine-to-receive-bayraktar-tb2-drones/ (09.05.2022).

[6] https://www.businessinsider.com/ukraine-hypes-bayraktar-drone-as-videos-show-destroyed-russia-tanks-2022-2 (09.05.2022).

[7] https://www.thedrive.com/the-war-zone/36777/everything-we-know-about-the-fighting-that-has-erupted-between-armenia-and-azerbaijan (09.05.2022).

[8] https://www.scramble.nl/military-news/turkey-s-key-export-success (09.05.2022).

[9] https://www.globaldefensecorp.com/2021/05/05/turkey-offers-bayraktar-tb2-drones-and-mlrs-to-kyrgyzstan/ (09.05.2022).

[10] https://www.aljazeera.com/news/2020/5/28/largest-drone-war-in-the-world-how-airpower-saved-tripoli (09.05.2022).

[11] https://www.thedefensepost.com/2021/04/20/morocco-buys-turkish-bayraktar-drones/ (09.05.2022).

[12] https://www.globaldefensecorp.com/2020/04/09/turkey-delivered-bayraktar-tb2-drones-to-qatari-emirati-armed-forces/ (09.05.2022).

[13] https://www.oryxspioenkop.com/2021/09/turkmenistan-parades-newly-acquired.html (09.05.2022).

[14] https://www.savunmasanayist.com/irak-bayraktar-tb2-t129-atak/ (09.05.2022).

[15] https://www.dailysabah.com/politics/diplomacy/erdogan-discusses-turkey-niger-relations-with-bazoum (09.05.2022).

[16] https://www.reuters.com/world/europe/poland-become-first-nato-country-buy-turkish-drones-2021-05-22/ (09.05.2022).

[17] https://www.airrecognition.com/index.php/news/defense-aviation-news/2021/july/7417-albania-to-purchase-bayraktar-tb-2-unmanned-aerial-vehicle.html (09.05.2022).

[18] https://bulgarianmilitary.com/amp/2021/01/27/bulgaria-with-interest-in-buying-turkish-bayraktar-tb2-uavs/ (09.05.2022).

[19] https://www.portfolio.hu/global/20210517/megerositette-a-kormanybiztos-meg-egy-halom-uj-fegyverrendszer-beszerzesen-dolgozik-magyarorszag-483460 (09.05.2022).

[20] https://www.dailysabah.com/business/defense/kazakhstan-may-ditch-chinese-uavs-for-turkish-bayraktar-tb2s-russian-media-claims (09.05.2022).

[21] https://www.yenisafak.com/dunya/letonya-savunma-bakani-pabriks-bayraktar-tb2yi-inceledi-3637067 (09.05.2022).

[22] https://www.tacticalreport.com/oman-turkey-and-bayraktar-drones-update-no-1/ (09.05.2022).

[23] https://www.savunmasanayist.com/dogu-afrika-ulkesi-ruanda-turkiyeden-s-iha-almak-istiyor/ (09.05.2022).

[24] http://www.haber7.com/guncel/haber/1708923-milli-ihaya-yerli-fuze-takildi (09.05.2022).

[25] https://www.yenisafak.com/gundem/yerli-iha-ilk-harekatinda-5-teroristi-vurdu-2528552 (09.05.2022).

[26] https://root-nation.com/en/articles-en/weapons-en/en-bayraktar-tb2-drone-review/#Bayraktar_TB2_Payload (09.05.2022).

[27] https://www.dailysabah.com/defense/2019/07/19/turkeys-indigenous-bayraktar-drone-breaks-endurance-record ; https://www.baykartech.com/en/uav/bayraktar-tb2/ (09.05.2022).

[28] https://root-nation.com/en/articles-en/weapons-en/en-bayraktar-tb2-drone-review/#What_is_Bayraktar_TB2 (09.05.2022).

[29] https://www.forbes.com/sites/sebastienroblin/2020/03/02/idlib-onslaught-turkish-drones-artillery-and-f-16s-just-destroyed-over-100-armored-vehicles-in-syria-and-downed-two-jets/?sh=e098ca06cd32 (09.05.2022).

[30] https://www.thedefensepost.com/2019/01/12/ukraine-turkey-bayraktar-tb2-drones/; https://www.dailysabah.com/defense/2019/01/12/ukraine-turkey-have-signed-deal-for-12-bayraktar-tb2-uavs-poroshenko-says (09.05.2022).

[31] https://www.janes.com/article/87135/ukraine-receives-bayraktar-armed-uavs-from-turkey (09.05.2022).

[32] https://www.thedefensepost.com/2021/01/28/ukraine-to-receive-bayraktar-tb2-drones/ (09.05.2022).

[33] https://www.thedefensepost.com/2020/11/12/ukraine-unveils-sokil-300-drone/ (09.05.2022).

[34] https://www.al-monitor.com/originals/2022/01/turkish-drones-boost-ukrainian-spirits-amid-fears-russian-invasion (09.05.2022).

[35] https://www.aerotime.aero/articles/30352-ukraine-says-it-received-new-batch-of-bayraktars-from-turkey (09.05.2022).

[36] https://www.aerotime.aero/articles/27677-ukraine-flies-its-first-turkish-made-armed-drone-over-donbas ; https://www.unian.info/society/kyiv-moscow-tensions-ukraine-flies-first-turkish-made-strike-drone-over-donbas-11389531.html (09.05.2022).

[37] https://www.defenseworld.net/2021/10/27/ukrainian-military-deploys-turkish-made-bayraktar-drone-in-donbas.html#.YXlXmZ5ByUk (09.05.2022).

[38] https://www.aerotime.aero/articles/30315-ukraines-turkish-made-bayraktar-drones-shot-down-russia (09.05.2022).

[39] https://www.businessinsider.com/ukraine-hypes-bayraktar-drone-as-videos-show-destroyed-russia-tanks-2022-2 (09.05.2022).

[40] https://root-nation.com/en/articles-en/weapons-en/en-bayraktar-tb2-drone-review/#The_first_successes_of_Bayraktar_TB2_in_the_liberation_war_of_Ukraine (09.05.2022).

[41] https://www.businessinsider.com/videos-purport-to-show-ukriane-bayraktar-strikes-on-russia-vehicles-2022-3; https://www.businessinsider.com/ukraine-hypes-bayraktar-drone-as-videos-show-destroyed-russia-tanks-2022-2; https://time.com/6153197/ukraine-russia-turkish-drones-bayraktar/?utm_source=twitter&utm_medium=social&utm_campaign=editorial&utm_term=world_ukraine&linkId=154639902 (09.05.2022).

[42] https://qz.com/2135820/the-cheap-tb2-drone-gives-ukraine-an-edge-against-russia/ (09.05.2022).

[43] https://www.oryxspioenkop.com/2022/02/defending-ukraine-listing-russian-army.html (09.05.2022).

[44] https://qz.com/2135820/the-cheap-tb2-drone-gives-ukraine-an-edge-against-russia/ (09.05.2022).

[45] https://web.archive.org/web/20220309101555/https://eurasiantimes.com/zelensky-begs-for-peace-as-russia-cripples-ukraine/ (09.05.2022).

[46] https://news.am/eng/news/691896.html (09.05.2022).

[47] https://aviation-safety.net/wikibase/276935; https://www.forbes.com/sites/davidaxe/2022/03/31/russia-has-shot-down-a-second-tb-2-its-too-little-too-late-to-stop-ukraines-killer-drones/?sh=42e5b752553d (09.05.2022).

[48] https://aviation-safety.net/wikibase/277049; https://www.forbes.com/sites/davidaxe/2022/04/09/russia-just-lost-a-killer-drone-over-ukraine-it-cant-afford-to-lose-many-more/?sh=12469af75054 (09.05.2022).

[49] https://www.navyrecognition.com/index.php/naval-news/naval-news-archive/2022/april/11611-russian-frigate-admiral-essen-destroys-ukrainian-bayraktar-tb2-uav.html; https://www.navaltoday.com/2022/04/12/russia-claims-its-frigate-destroyed-ukrainian-bayraktar-drone-off-crimean-coast-video/ (09.05.2022).

[50] https://www.news.com.au/world/europe/sneaky-way-ukraine-distracted-russian-warship-moskva/news-story/4243404b1394fa2f18d44290afeabd9a; https://www.forbes.com/sites/davidhambling/2022/04/14/ukraines-bayraktar-drones-helped-destroy-russian-flagship/?sh=51396f1d3a7a (09.05.2022).

[51] https://avia.pro/news/v-kurskoy-oblasti-nashli-sbityy-bayraktar-s-ucelevshey-sistemoy-upravleniya (09.05.2022).

[52] https://bel.ru/news/society/27-04-2022/v-prigranichnom-rayone-belgorodskoy-oblasti-sbili-bespilotnik-bayraktar-tb2 (09.05.2022).

1 KOMENT

  1. Ju pergezoj per kete artiku shume te mire dhe konkret per propaganden Turke.

    Fatkeqesisht Turqia ka hy ne te gjitha poret e jetes permes qeverise kuislinge te VVse edhe qevverive te meparshme, por kulminacionin e ndikimit ne Kosove Turqia e arriti permes qeverise se sotme Islamike dhe Komuniste te Vetvendosjes.

    Keto dite u shtuan 110 kanale televizive ne TV mediat e Kosoves… vazhdon ndertimi i 47 xhamiave Turke. Rryma eshte bere mjet shantazhimi per kete qeveri, sepse nese nuk e shtrejtonte rrymen kjo qeveri do te shkarkohej por mabahet ne pushtet perme 14 Muslimanve ne Parlament.

    Kosova u shnderrua ne varesi totale nga Turqia.

    Kesi ndikimi kulturor dhe ekonomik ne Kosove nuk ka pase as ne kohen e perandorise Otomane!!!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.