Vlerat tona që nuk po respektohen!?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Albin Kurti i LVV pati takime me liderët e partive opozitare, por ende ka mbetur e pa qartë se çfarë do të ndodhë. A do të kemi formimin e organeve të reja, apo do të vazhdohet më skenarë të trupit të luftës për pushtet, siç e pamë për dy vite më radhë?Pyetja bëhët edhe më vështirë, sepse rrethi i veprimit po ngushtohet. Se a do të vjen në shprehje ideja e unitetit apo përqarjës në këto momente dramatike mbetet të shihet…

Skënder MULLIQI

Të kuptuarit e politikës është thelbësor për pjesëmarrje të informuar në proceset demokratike dhe për marrjen e vendimeve që ndikojnë në të ardhmen tonë. Ndjekja e ngjarjeve politike na ndihmon të kuptojmë se si përdoret dhe shpërndahet pushteti. Për fat të keq shumë njerëz nuk e kan kuptuar apo nuk dëshirojnë të kuptojnë thelbin e politikës, madje shumë prej tyre as që kan një njohuri të tillë. Situata politike është përkeqësuar duke mos pasur stabilitet politikë që po prodhon që shumë kohë krizën institucionale.Mos formimi i organeve të shtetit bie ndesh më kërkesat e qytetarëve më Kushtetutën, dhe më inkuadrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare.

Ata që po aspirojnë që shumë kohë të udhëheqin më shtetin nuk po i marrin vendimet e mira.Albin Kurti i LVV pati takime me liderët e partive opozitare, por ende ka mbetur e pa qartë se çfarë do të ndodhë. A do të kemi formimin e organeve të reja, apo do të vazhdohet më skenarë të trupit të luftës për pushtet, siq e pamë për dy vite më radhë? Pyetja bëhët edhe më vështirë, sepse rrethi i veprimit po ngushtohet. Se a do të vjen në shprehje ideja e unitetit apo përqarjës në këto momente dramatike mbetet të shihet. Këtu arrijmë të problemet e njohura – ku partitë varirojnë nga ato që janë hapur për inkuadrim të Kosovës në BE, në NATO dhe në OKB. Apo të do të mbetemi në status kuo politike që do të ishte fatale për Kosovëvn e vogël.Kjo do të ishte një parados më të ardhmen e shqiptarëve, të cilët moti janë përcaktuar për Evropën e Bashkuar.

Nese vazhdohet më avazin e përqarjeve politike, bëhët e qartë apo ka qenë së kemi të bëjmë më njerëz të këqi të politikës. Po harrohen vlerat e përbashkëta për zhvillim dhe shtet të prosperuar. Vlerat evropiane nuk janë mison i pamundur nese dëshirohet, por jo më këto mesazhe që po ju dërgojmë. Institucionet në Kosovë, sundimi i ligjit, lufta kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar nuk janë në nivel të kërkuar nga struktura e BE-së.Parakushtet ekzistojnë, por Kosova duket së ende është larg anëtarësimit në BE, krysesisht për shkak të veprimeve të gabuara të kësaj kaste politike. Ajo që politikanët në Kosovë duhet të bëjnë nuk është e ndërlikuar nese ekziton vullneti i përbashkët, ku qytetarët do të ishin të kënaqur, ashtu edhe BE-ja me siguri do të jetë e kënaqur.

Kosova ka nevojë të për një “rrugë normale”, që do të kontribuonte në gjithqka që kërkojnë qytetarët-nga përmirësimi i jetës së tyre, sundimi i rendit dhe ligjit, gjykatave të paanshme, luftës kunder korrupcionit, deri te barazia dhe ndëshkimi i atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Duket ideale po ku është problemi atëherë? Problemi është të shumica e politikanvë tanë të cilët nuk janë të sinqertë.Ende po sundon gjuha e urrejtës. Mjaft është bërë më premitime të rreme të cilat nuk i ndihmojnë proceseve, vetëm atyre të cilët e dëshirojnë hallakamen politike për tia zgjatur në çdo kusht pushtetin veti…

Partitë politike janë organizata që bashkojnë individë me të njëjtën ideologji ose të ngjashme, me qëllim fitimin e pushtetit dhe zbatimin e programeve të tyre politike. Dinamika dhe marrëdhëniet e tyre shpesh përcaktojnë drejtimin e politikës në një vend. A po zbatohen si duhet këto është shumë diskutabile, se nuk kemi gjendje të volitshme që sa kohë të rrjedhave politike në vend. Se a janë në gjendje kjo klasë politike ti riparojnë gjitha këto gabime të tyre, mbetet të tregojë koha. Por mos të harrojmë së më garnitura kryesishtë të njejta politike, të cilat janë mësuar të mbijetojnë në kriza, do të jetë pak sa vëshitrë. Këtë do ta qartësojë shumë shpejt koha…!

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit