23.3 C
Tirana
E enjte, 9 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Gjeneral ® Piro Ahmetaj: “NATO, Samiti i Tiranës sprovë fisnikërie për RSh”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: “NATO, Samiti i Tiranës sprovë fisnikërie për RSh”!

0
Gjen. Piro Ahmetaj - NATO summit

Vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe medias botërore ishin drejtuar nga Ankaraja, ku në data 7-8 Korrik u zhvillua Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut. I privilegjuar për të kontribuar në “Forumin e Senior Ekspertëve të NATO-s”, po ndaj një përmbledhje me gjetje, mesazhe dhe rekomandime strategjike:  

Vendimet dhe mesazhet që u përcillën nga Samiti Ankaras-2026:

Ndërsa Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme”, Ankaraja ishte një ngjarje madhore, pasi adresoi një nga udhëkryqet më kritike që prej themelimit të NATO-s si dhe mbas 1990. Katërfishimi intensitetit të Samiteve (krahasuar me para ‘90), si dhe dyfishimi i hartës së anëtarësimit (nga 16 në 32 sot), flasin më fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 36 vitet e fundit, si dhe sfidën për ta “mbajtur atë si Aleanca më afatgjatë, më e fuqishme, më e suksesshme dhe më shpresëdhënëse e historisë së njerëzimit!

Padyshim që ky Samit do mbetet historik jo vetëm se u organizua me detaje dhe madhështi perandorake nga Presidenti Taip Erdogani, por edhe sepse u zhvillua në kufijtë e rreziqeve dhe në pikun e përshkallëzimit të konflikteve nga Ukrainë, Irani, Lindja e Mesme, etj, cilat kërcënojnë më shumë se kurrë paqen, sigurinë, interesat dhe fuqinë e aleancës, si dhe statuskuonë gjeopolitike të mbas 1945 si dhe luftës së ftohtë ! 

Gjithashtu ky Samit u mbajt “53 muaj mbas agresionit neonazist të Rusisë-putiniste kundër jo vetëm sovranitetit të Ukrainës”.Ndërsa falë qendrës stoike të Ukrainës dhe mbështetjes së perëndimit: “Putini e ka humbur me turp iniciativën strategjike të luftës dhe Kremlini krenarinë e paprekshmërisë territoriale”, pasi më pak se 18 % e territorit të Ukrainës mbahet ende e pushtuar nga makineria ushtarake ruse ! Për më tepër, Putini i ka humbur edhe betejat për të sfiduar interesat gjeopolitike, fuqinë ushtarake dhe çarë kohezionin mes ShBA, NATO dhe BE; për të dobësuar marrëdhëniet me “partnerët e privilegjuar”, Australi, Japoni, Zelandë e Re, etj; për të ndezur një front lufte në Tajvan, apo duke kërcënuar nëpërmjet Beogradit deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-it, si dhe statuskuonë gjeopolitike të Aleancës në Ballkan. 

Ndërsa përkundër makinerisë dezinformuese (USA/Trump po del nga NATO (!), është pranuar gjerësisht se: “pa ShBA nuk mund të ekzistojë NATO, ndërsa edhe pa parnerët Europian nuk mund të garantojen interesat Amerikane në hapësirën Euroatlantike! Ndaj edhe ky Samit u mbajt edhe për të “akomoduar” Aleancën me përqasjen e Presidentit Trump “paqe nëpërmjet forcës”, çka u demonstrua  në sulmet vdekjeprurëse që fuqia ushtarake e ShBA-ve realizoi ndaj bazave bërthamore, sundimtarit Khamenei dhe gardës terroriste të Iranit; në prangosjen e narko-diktatorit të Venezuelës, etj”. Megjithatë, përtej agonisë së rendit të vjetër (KS/OKB), si dhe mpirjes burokratike të BE-së, edhe në këtë Samit 31 vendet e tjera (disa me pahir)  “e mirënjohën rolin jetik të ShBA në NATO”, pasi me mbi 1 trilion $  në 2026 (sa 2 fishin e 31 vendeve të tjera), vijon të mbajë barrën kryesore të shpenzimeve dhe angazhimeve ushtarake të Aleancës.

Ne Samit u konfirmua se prioriteti nr. 1 i axhendës mbetet modernizimi i fuqisë ushtarake përfshi dhe bërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe shpagimin ndaj armiqve potencialë që guxojnë të kërcënojnë Aleancën”. Për më qartë, duke iu përgjigjur thirrjes së Trump (presionit për disa) për të rritur deri në 5 % buxhetin e mbrojtjes brënda 2030 si dhe themelimin e Bankës së Mbrojtjes, praktikisht në Ankara u konfirmua “vendosmërinë e Aleancës për të modernizuar industrinë, armatimet, sistemet, mbrojtjen kibernetike, dronët, Ai dhe infrastrukturat ushtarake”, në mënyrë që NATO të mbetet e pathyeshme, e pakonkurueshme  dhe vdekjeprurëse: “ndaj çdo kërcënimi dhe cilitdo armiku apo koalicioni potencial”.

Kështu Ankaraja do të skalitet ndër ngjarjet më madhore të NATO-s, pasi kryetarët e 32 shteteve anëtare demonstruan: “vullnetin politik, kohezion si dhe vendosmëri të palëkundur per tu përballur dhe mposhtur rreziqet e përbashkëta”, ose siç edhe Sekretari Rutte, deklaroi: “për NATO-n nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, gardës terroriste të Iranit, etj”. 

Pesë gjetje dhe 5 rekomandime strategjike për përgatitjen e Samitit Historik të Tiranës – 2027:

Paraprakisht, një ushtri mitomanësh anti-amerikanë dhe anti-Shqiptarë njëherësh si dhe zjarrvënës të stërvitur në Moskë, Beograd, Teheran, etj, kanë ngritur pikëpyetje të helmatisura ndaj: (a) përpjekjeve, arritjeve dhe kredibilitetit të RSh në NATO, si dhe (b) rreth zhvillimit apo jo në Tiranë të Samitit-2027 (!?), etj të cilat morën reciprokisht përgjigje edhe nga ky Samit:

a. Është “fakt i mirënjohur edhe nga USA/NATO, se veçanërisht 5 vitet e fundit, RSh ka bërë progres të konsiderueshëm” për rritjen e buxhetit të mbrojtjes (rreth 600 milion €, 3 herë më shumë se 2008 dhe 6 herë sa në 2015)! Por vlejnë të duartrokiten edhe arritje si: “pjesëmarrja në Bordin Trump të Paqes dhe rreshtimi kundër gardës terroriste të Iranit; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh dhe modernizimi i fuqisë ushtarake; projekti i Porto-Palermos (Bondsteel-detar USA/NATO), i ndërthurur me Korridorin-8; kontributet për Ukrainën; roli lider në projektet rajonale dhe forcimin e besimit strategjik me ShBA!

b. 32 Kryetarët e 32 Shteteve konfirmuan që Samiti i ardhshëm (afati i pa-përcaktuar) do të zhvillohet në Tiranë, kur autoritetet e RSh do të kenë nderimin dhe sfidën të mikëpresin 31 kryetarët e shteteve anëtare, si dhe rreth 20 të tjerë nga vendet partnere. Kjo përgjigje shërbeu ndaj turfullimeve helmatisëse për mos-zhvillimin e Samitit në Tiranë, te cilat i edhe më neveritëse se ato që: “Rama nuk do të shkonte në Samitin e NATO-s në ShBA (korrik 2024), as në New York/OKB (Shtator 2025); apo që do prangosej sapo të zbriste në Washington për të nënshkruar marrëveshjen për Bordin e Paqes (shkurt 2026), etj broçkulla më keq se të disa Pilinçve”. Pra edhe për humor: “Samiti-2027 do të zhvillohet në Tiranë edhe për inat vartësve të gaze-muleshit apo nëse p.sh Neomalësorja do të triumfojë në revolucionin për Shqipërinë e Re?!?

Së dyti, përtej shakasë, kushdoqoftë KM në Tiranë, RSh do duhet të konfirmojë edhe me forte: “Partneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar për vendimmarrjet, projektet e modernizimit dhe angazhimet e USA/NATO-s, në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen me kontribute “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës, dhe në kuadër të Bordit të Paqes”, si dhe rol/vend lider në mbjelljen e bashkëjetesës paqësore si dhe zhvillimin projekteve të përbashkëta me 6 vendet e Ballkanit Përendimor ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, krimi i organizuar, emergjencat civile, trafiqeve, etj.”!

Së treti, si në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, RSh duhet të konfirmojë rritjen e përshkallëzuar të shpenzimeve të mbrojtjes (5 % deri në 2030), çka nuk është jo për të marrë me më të mirë Trump/Brukselin por e domosdoshme për të modernizuar fuqinë ushtarake dhe zhvilluar aftësitë operacionale të FA në përmbushje të misionit: “mbrojtjen e integritetit, zhvillimin e interesave gjeopolitike, promovimin e vlerave euroatlantike, si dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s”.

Së katërti, duke konsideruar se në Rendin e Ri të Sigurisë (vulosur tashmë me emrin e Presidentit Trump), asnjë vend nuk e përballon dhe as i mbijeton dot i vetëm një agresioni ushtarak, në Samitin e Tiranë, është vendi i duhur që RSh të shpalosë: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i vetëm”. Ndërkohë duhet lobuar fortë që kjo “platform e vonuar” nuk përbën kërcënim ndaj asnjë vendi, përfshi Serbinë, por demostron: “përgjegjëshmëri kombëtare dhe euroatlantike, për të zhvilluar fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi/aleance që kërcënon sovranitetin apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës, fatmirësisht të ndërthurur me interesat e SHBA/NATO në rajon dhe Mesdhe”. Ndërsa në një kohë kur p.sh gara për tregun e municioneve/armatimeve mbetet një mision tërësisht i pamundur jo vetëm për vendet e vogla (!), kjo platformë s’ka kurrësesi lidhje me euforinë sovraniste për: “municione/drone made in Kosovo”, etj.

Së pesti, krahas angazhimit në Ankara për të përmbushur përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), zhvillimin e Samitit tjetër në Tiranë, e çmoj edhe si “ngjarje dhe mundësi të artë gjeopolitike” për të shpalosur nivelin e ambicjeve të RSh në fushën e mbrojtjes, si dhe për promovimin e përpjekjeve për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO, duke konfirmuar se zgjerimi rrit garancitë e paqes së qëndrueshme, si dhe mbrojtjen e statueskosë gjeopolitike të ShBA/NATO në Ballkanin Perëndimor.

Së fundmi, duke shprehur mirënjohjen ndaj 31 Kryetarëve të Shteteve anëtare, mbetem besimplotë që: “Tirana zyrtare do ta realizojë me përgjegjshmëri këtë sprovë kombëtare dhe fisnikëri njëherësh !

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanin & marrëdhëniet me ShBA/NATO.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.