Milazim Zeqiraj
( Kushtuar çlirimit të Kosovës )
Pushtimi shekullor,
hije e rëndë mbi Kosovën.
Në Prekaz,
në marsin e vitit 1998,
pushtusi e humbi frymën,
kurse në qershor të vitit 1999
në Kumanovë
u shkrua kapitulli i fundit.
2.
Armikut i erdhi fundi,
në përballje me UÇK,
mori leksion luftë,
sepse në fronte e humbte
betejën.
I tmerruar nga humbjet,
filloj hakmarrjen
mbi popullin e pa mbrojtur,
siç kishin bërë dikur,
barbarët e gjakut të vet.
Me dhunë,
popullin e dëboi nga shtëpitë.
Në kolonat e gjata të dhimbjes,
me lot të ngrira në faqe,
duke lan gjurmë gjaku,
mbi gurt e rrugëve,
për një grimë jetë.
Zjarri i shkrinte kujtimet,
e vendin e mbulonte tymi,
sepse Kosovën e donte pa zërin shqiptar.
3.
Nga 24 marsi 1999,
rrufetë e qiellit,
dhe UÇK-ja,
binin mbi armikun,
duke ia ngushtuar frymën
në çdo front.
Pas shtatëdhjetë e tetë ditësh,
ati nuk i mbeti strehë,
ku të mbështeste kokën.
Më 10 qershor 1999,
për ta shpëtuar,
si q. bir q.,
në Kumanovë preku fundin e vet.
Me dorën që i dridhej,
nënshkroi kapitullimin
dhe mori rrugën
nga kishte ardhur,
me mallkimin,
që të mos kthehej më kurrë.
4.
Më 12 qershor 1999,
Kosova u zgjua
me agimin që e kishte pritur me shekuj.
Prangat ran,
liria erdhi si dhuratë nga qielli.
Dielli nuk lindi vetëm mbi male,
por mbi një popull
që kishte rilindur nga hiri.
Ti, mos merr guxim të kthehesh,
sepse:
Prekazi,
Loxha,
Gllogjani,
Llapushniku,
Verlla,
Rugova,
Koshara
dhe Banjska
nuk harrojnë.
Këto janë plagë që flasin,
gurë që dëshmojnë
dhe male që nuk falin.
5.
Nga viti 1878,
në vend mbolle krime dhe lot pa fund.
Por toka nuk harroi;
ajo i ruajti farat e lirisë.
Më 12 qershor 1999,
u zgjuam me lirin tonë.
Liria mbiu nga gjaku i dëshmorve,
u rrit me sakrificë tonë,
dhe sot jeton në ne,
dhe në frymën e çdo fëmije,
që e thërret Kosovën me emrin e saj.











