14.5 C
Tirana
E dielë, 31 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë...

Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm sllav serbo-malazez

0
Mali i Zi - flamuri

Tomë Mrijaj Tomë Mrijaj

Në Kosovë ndër shekuj shqiptarët etnik dardanë kanë luftuar kundër shtypjes së gjatë sllave të kolonizatorëve barbarë serb. Mbijetesa kreshnike dhe stoike e vazhdueshme e tyre ka qenë e lavdishme e përhershme në analet e histories së kombit shqiptar.

Për të mbijetuar apo shpëtuar nga asimilimi si familje, shumë banorë të trevave të ndryshme në Kosovë, kanë lënë shtëpinë dhe pronat e tyre, duke marrë rrugën e vështirë dhe plot peripeci të migrimit, brenda territorit, pra duke lëvizur nga një qytet në tjetrin dhe nga një zonë fshatare në një tjetër, ose edhe përtej territorit të Dardanisë martire drejt zonave kufitare shqiptare ose edhe në brendësi në shtetin amë Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Duhet theksuar se një nga arsyet e mëdha të lëvizjes apo migrimit në zonat apo territoret e tjera shqiptare, ka qenë edhe gjakmarrja apo hasmerite mes vetes, një plagë e hershme dhe e madhe fatkeqsisht e pambyllur ndër shekuj, që ka sunduar dhe jetuar bashkë me shqiptarët, mes familjeve dhe individëve të caktuar, të cilët janë detyruar të lënë shtëpinë dhe pronat dhe të vendosen për të jetuar dhe punuar në territore të reja, duke adaptuar apo përshtatur në një ambient krejtësisht të ri më të komplikuar apo tërësisht të ndryshëm nga ai i mëparshmi në vendlindje.

Jashtë këtij ndikimi nuk ka qenë edhe familja tipike shqiptare dhe e pamposhtur dhe patriotike antisllave dhe antiserbe e Pashk Kçirës, e cila ka kaluar për shumë dekada tramvaje shumë të vështira, një kalvarë që është munduar të mbaj ndër shpinë për arsye dhe rrethana historike dhe politike të kohës në Dardani, Maqedoninë e Veriut dhe deri në tokën e bekuar të SHBA-së, që është stacioni i fundit i udhëtimeve të gjata, plot histori e peripeci me humbje dhe fitore, duke shkruar një histori të lavdishme qëndrese dhe mbijetese historike përballë vështirësive të jetës së tyre.

Në librin me ngjarje historike plot “Kujtime” (Memoare) të nacionalistit dhe patriotit atdhedashës Pashk Kiçirës prej Gjakosvës së famshme, burrit zemërbujar dhe stoik, personalitetit të shquar dhe atdhetar të dalluar të kohës, shohim ndermjet kujtimeve të pasura historike dhe mesojmë aty shumë episode, ngjarje, personalitete, histori, heroizma dhe fate tragjike të shumë banorëve dhe familjeve dardane, të cilët në kohë dhe rrethana të ndryshme historike mbijetuan pushtimin e gjatë dhe të vështirë komunist dhe sllav në territorin dardan komunisto-sllav dhe deri sa ata vendosin të largohen përgjithmonë në Shtetet e Bekuara të Amerikës.

Historia e popullit dhe e besimtareve katolikë, sipas historisë së pasur të Dardanisë, duhet kërkuar në dokumentet dhe arkivat e Vatikanit dhe në atë që ka mbijetuar ndër shekuj, gjatë pushtimit dhe gjenocidit barbarë otomanë dhe sllavo-komunist që fatkeqsisht dynden dhe qëndruan për disa dekada, në trojet tona etnike.

Shumë autorë të huaj dhe shqiptarë, sikurse lexojmë sot në kujtimet historike të bashkëqytetarit dhe intelektualit e patriotit të shquar Pashk Kçira nga Gjakova, mësojmë se qyteti dhe periferia e Gjakovës ka pasur shumë familje të mirënjohura katolike, të cilat kanë qenë shtrirë pra kanë qenë të banuara ndër shekuj në shumë fshatra të tjera të qytetit në fjalë. Këta banorë etnik shqiptarë ndër shekuj, kanë pasur dhe ruajtur përherë marëdhenje shumë të mira me besimin musliman të vëllezërve shqiptarë. Ndryshe ka ndodhur me pushtuesit muslimanë otomanë, të cilët si synim kryesor të tyre ka qenë asimilimi i popullsisë etnike katolike shqiptare dhe konvertimi me forcë i tyre në besimin islam, një veprim të cilin ata e kanë bërë vazhdimisht edhe ndaj vëllezërve shqiptare muslimanë, të cilët sipas rrethanave të ndryshme historike janë konvertuar në besimin e pushtuesve mizor turq.

Por, gjithsesi nga historia gojore dhe e shkruar po mësojmë vazhdimisht se Gjakova ka mundur të ruaj vijimsinë e pandëprerë të besimtarëve katolikë shqiptarë ndër shekuj, edhe kundrejt persekutimit të vijueshëm dhe takses së xhizies për individ dhe familje, të vendosur me detyrim asokohe nga pushtuesit aziatik shumëshekullor islam otomanë.
Një javë para festës fetare katolike të Shën Gjergjit, në vitin 1912, ishte zhvilluar një luftë në nahijen e Pejës në katundin Paskalicë, ndërmjet pushtuesve turq dhe forcave patriotike ose komitës shqiptare liridashëse të zonës.

Në këtë luftë ka marrë pjesë edhe Qorri i Dodë Nikollë Çunit. Pra lidhjet mes Kaçinarit të Mirditës me Gjakovën apo Pejën në Kosovë kan qenë të vazhdueshme, sepse përballë luftëtarëve të vendosur dhe të pamposhtur shqiptarët për liri ishin pushtuesit mizor e djallëzor shumë shekullor otomanë islam.

Disa vite më vonë ose më saktë në vitin 1931 Tun Skeli, i biri i But Skelit me pushkë në dorë heroikisht kishite luftuar me vendosmëri pushtuesit turq.

Duke iu rikthyer histories të asaj kohe, shohim se në vitin 1912 serbët sllav hyjnë si pushtues në qytetin e vjetër historik dhe territoret periferike të Prizrenit të Kosovës, ku fatkeqsisht ata qëndruan aty si kolonizator deri në vitin 1999, kur ndodh edhe çlirimi dhe Pavarësia e plotë e Kosovës, si pasojë e ndërhymjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së.
Është e habitshme, por fatkeqsisht e vërtetë se mbretëria e krajlit të kohës së Serbisë e mori qytetin e vjetër historik të Prizrenit në vitin 1912, pa kërcitur asnjë pushkë nga vendasit që thuhet se ishin shqiptarë.

Kujtoj, se asokohe në arenën ndërkombëtare të Europës dihet se shteti amë Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë e plotë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane në qytetin historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, ndërsa qyteti i Lidhjes së Prizrneit fatkeqsisht bie në duart e pushtuesve serbë pa shkrepur asnjë pushkë rezistence nga vendasit “patriotë” etnikë ose nga ana e popullsisë qytetare të saj.

Atdhetari i shquar Pashk Kçira, me plot emocione tregon në librin me kujtime historike për krimet e shumta, që në mënyrë sistematike kanë bërë në trojet e Dardanisë pushtuesit antihuman serb.

Ajo që të habit është fakti se vendasit mbas ditës së pushtimit të qytetit kanë dalë nëpër rrugët e qytetit me kapuçë të zi të ri serb në kokë, mbasi kishin hequr kapuçët e kuq perandorak otomanë, që mbanin më parë.

Dhe kjo është edhe arsyeja e madhe historike pse shqiptarët në Prizren nuk shkrepën asnjë pushkë kundër pushtuesve serbë. Fatkeqsisht nga historia e hidhur e kohës del se ata të mësuar me nënshtrimin ndaj çdo pushtuesi, që i shkeli ata barbarisht ata u bënë shpejt e shpejt me serbët në fillim të vitit 1912, gjatë vitit 1913 dhe në fund të vitit 1914.

Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në Prizren serbët asnjëherë nuk kanë qëlluar me armë kundër shqiptarëve. Ata morën zemër dhe filluan të qëllojnë mbi shqiptarët, kur serbët pushtuan të gjithë Kosovën. Ata vranë furrëxhitë (bukëpjekësit) vëllezërit e krishterë të Prek Palit pa pas asnjë faj, por thjeshtë vetëm pse ishin shqiptarë.

Vrasjet e vazhdueshme të serbëve ndaj shqiptarëve etnik në Kosovë, nuk kanë ndodhur vetëm tek populli i thjeshtë muslimanë, por edhe tek klerikët katolikë, të cilët serbët dhe malazezët asokohe i kishin marrë në sy për të keq.

Kështu tregojnë se vrasja që bëri më shumë buj asokohe ishte ajo e fratit apo klerikut katolik pader Luigj Paliqit o.f.m., i cili ishte edhe famullitari i parë në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit. Ai ishte i pari i Urdhërit Françeskan dhe kujdestar në kapelën e kishës së Shën Ndout në Gjakovë.

Ai asokohe ishte caktuar nga Provinca Françeskane e qytetit të Shkodrës për të drejtuar misionin dhe grigjën e kishës katolike në atë vend. Një ngjarje jo e mirë asokohe ishte se Sav Batarja (Lazareviq) një oficer i xhandarmerisë malazeze kishte marrë mbi vete përsipër të bëj çarmatosjen e popullsisë katolike dhe në të njëjtën kohë ishte caktuar nga qeveria e tij, që të bëj të mundur konvertimin e të gjithë popullit katolikë vendas në fenë e tyre ortodokse.

Fatkeqsisht shumë katunde katolike dhe muslimane shqiptare, kishin dorëzuar armët e tyre tek serbo-malazezët. Serbi Sava u mundua vazhdimisht përmes torturave çnjerëzore të konvertonte shqiptarët katolikë në fenë ortodokse dhe më pas për të ndryshuar edhe etnicitetin ose kombësinë e tyre origjinale shqiptare, me rrugë dhe forma të ndryshme.
Edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ngjarjet në Kosovë me shtetet fqinje ishin jo të mira. Bullgarët nga ana e tyre kanë vrarë shumë shqiptarë të pafajshëm muslinanë.

Politika e vazhdueshme antishqiptare e Qeverisë Jugosllave ishte e vazhdueshme dhe në shumë fronte. Kështu serbët vrasin Luz Batalakin, që ishte i vetmi avokat shqiptar asokohe. Acarimi i çështjes shqiptare erdhi duke u vështirësuar në shumë drejtime. Ata kishin një platform dhe synim të caktuar, politikë të cilën po e zbatonin me shumë kujdes. Dhe pikërisht ky ishte synimi që ata kishin vazhdimisht, për të asimiluar sa të jetë e mundur pak nga pak me forma dhe metoda të ndryshme popullsinë vendase etnike sqiptare.

Përballë kësaj siguria e jetës së meshtarëve dhe misionarëve franceskanë katolikë shqiptarë ishte në rrezik shumë të madh në Kosovë, gjë e cila po vështirësohej vazhdimisht dhe çdo ditë. Ata u detyruan larg dëshirës së tyre, që të ikin për vetëmbrojtje fizike dhe të strehohen në shtetin amë Shqipëri. Kështu dom Shtjefen Kurti famullitar i Novosellës Epërme, dom Gjon Bisaku famullitar i Becit dhe dom Luigj Gashi famullitar i Smaçit etj., asokohe shkuan në shtetin amë, mbasi serbët po i ndiqnin ata këmba këmbës për ti vrarë. Ata u mirëpritën menjëherë në shumë famulli në Shqipëri, duke u siguruar atyre kushtetet dhe elementët e domosdoshme të jetës dhe vijimin normal të misionit të shenjtë të meshtarisë.

Serbët në shumë katunde me popullsi katolike kishin bërë shumë vrasje dhe krime apo sikurse njihen si masakra për të pakësuar popullsinë etnike vendase. Kështu pesë meshkuj të familjes së Dodë Nikoll Alisë bashkë me Dodën i kishin vrarë të dielën e festës së Pashkëve, nadje herët në rrugën e Bishtazhinit që shkohet për fshatin Smaç, ku ata fatkeqsisht janë vra.

Fshatrat e banuara asokohe, ku kishin ndodhur më shumë vrasje të popullsisë katolike shqiptare ishin: Moglicë, Dol, Kusar, Marmull, Berdesan, Novosella e Eperme etj. Në Gjakovë, serbët i vrasin shqiptarë pa pasur asnjë faj, por vetëm pse ata janë shqiptarë, që nuk duan të sllavizohen pra serbizohen dhe të kthehen ose konvertohen ne fenë e tyre ortodokse.

Në kumunën e Bishtazhinit dhe kryesisht në fshatrat e saj Fshaj e Smaç populli i krishterë shqiptarë ishte vrarë barbarisht nga rezervistat ushtarak sllav të Jugosllavisë nën komandën e Mark Petroviqit, i cili asokohe ishte toger famkeq, i cili më përpara kishte punuar në një zyrë të financave në Gjakovë.

Ai e njihte shumë mirë popullsinë vendase dhe kishte ardhur aty për të bërë mbledhjen e taksave për llogari direkte të qeverisë së Jugosllavisë. Ai një ditë përfundoi në gjyqin e Pejës. Ai edhe pse kishte bërë vrasje dhe krime mb popullsinë shqiptare lirohet nga burgu, ku gjykata meqenëse ishte serb dhe regjimi po serb i beson fjalëve të tij me justifikime plot gënjeshtra. Kështu mbulohet pa u ndeshkuar një krim i regjimit të Serbisë asokohe.
Bal Cila ishte kryetar komune i Zymit dhe ai ishte vrarë nga forcat vullnetare të kryesuar asokohe nga koloneli malazez i forcave rezerviste serbe Bozh Novakoviqi.

Emrat e shqiptarëve të vrarë nga forcat rezerviste serbe janë:

Doda i Nikollë Alisë, Gjoni i Nikollw Alisë, Simoni i Nikollë Alisë, Pashku i Nikollë Alisë, Ndou i Nikollë Alisë, Prek Bardhoku, Mus Cuf Hoshi, Ded Cuf Hoshi, Nikoll Mark Biba, Leka i Mark Bibës, Tun Paluca, Tom Paluca, Mani Prek Tahirit, Deda i Prek Tahirit, Gjok Preka, Tom Bezhi, Palush Bezhi, Gjoka i Nikollë Lekës, Martin Zefi, Frrok Kimza, Nikollë Preni, Nue Frroki, Hajdar Alija, Deda i Pren Rriçit (ku të gjithë viktimat ishin nga katundi etnik shqiptar Dol), Ndou i Nikollë Nue Dedës (prej katundit Moglice), Zef Kola, Pashk Kola, Prek Perlaska, Tun Perlaska, Gjon Perlaska, Ndue Perlaska, Frrok Perlaska, Pren Perlaska, Marku i Çun Hiles, Mikeli i Çun Hiles, Gjergj Çupi, Zek Radi, Binak Lushi, Tom Lushi (të cilët ishin nga katundi i Bishtazhinit), Nue Frroki, Llesh Gjini prej Fshajit, Nrec Marku, Nrec Sherri, Gjergj Rrasi, Nikollë Nreca, Uk Nreca, Mark Gjini, Hil Nikolla, Ndue Preka, Zef Nou, Pjeter Lleshi (prej Marmulli), Pren Karaçi, Bib Karaçi, Nikollë Karaçi (prej Berdesane), Prek Hajdari (prej Novoselles së Eperme), Deda i Bardhokut (prej Gjakove), Hamz Brahimi (prej Ramoci, i cili ka humbur afër Bishtazhinit dhe nuk është gjetur as varri i tij).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.