16.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KOSOVA, MË E VARFËRA NË EUROPË!

KOSOVA, MË E VARFËRA NË EUROPË!

0
Opozita në Kosovë

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

E çka do të thotë kjo? A mos nuk është pritur dhe mos nuk është punuar që nga paslufta, për të qenë Kosova më e varfëra? Si të mos jetë Kosova më e varfëra, kur prej pasluftës, thënë të drejtën, edhe para luftës, kjo vetëm është zhbërë nga pasuria.

Fillimisht, gjatë gjithë viteve të 90-ta të shekullit 20 u morën shumë fabrika prej Millosheviqit dhe u dërguan në Serbi. Ndoshta fabrikat më të mëdha e më të forta dhe ato që ishin më se të nevojshme.

I mbajmë mend bisedat tona po gjatë këtyre viteve kur thoshim se, pas çlirimit të Kosovës, ne për dhjetë vite do ta arrijmë përnga zhvillimi edhe Zvicrën! Po, kështu e thoshim. Dhe, kështu do të bëhej, sikur në krye të shtetit të vinin njerëz që do ia donin të mirën vendit dhe popullit. Sikur të punohej me zemër për të mirë, edhe do arrinte. Mirëpo, sot, kur po bëhen 27 vite nga përfundimi I luftës, ne ende jemi duke shkuar teposhtë, as rrafshit jo.

Pas luftës, pa menduar fare për punëtorët e mjerë, iu morën edhe ato pak fabrika që ishin në Kosovë, në emër të privatizimit. Punëtorët u gënjyen se do u jepej 20% nga shitja e tyre! Po, çka do ishte edhe ai 20%, që as ato nuk i morën, ndërsa ata mbetën në shtëpi. Përveç kësaj, fabrikat shkuan, me e pa spinof, siç thuhej, ato u tjetërsuan. U tjetërsuan nga fabrika prodhimi në depo tregtare, në hetele e në motele e restorane. E, këto vetëm të marrin, pa të dhënë asgjë.

Sot flitet për fabrika municioni e dronësh. Ndërsa Fabrika e Amortizerëve ka qenë në gjendje të prodhonte edhe takset sikur t’i jipej leja. E çka ka sot në të? E sa fabrikat e tjera, që unë as i di cilat e sa krejt, por e di kur shpalleshin për në shitje dhe kur informoheshim nga TV se kjo fabrikë e kjo e kjo u shitën kaq euro, sa të dukej sikur ishte falur, sepse ato i kishte marrë dikush nga të fortit dhe nga ata që vetë i shitnin.

Di kur flitej se akëcili nga shtetet perëndimore kishte ardhur për të investuar fabrika të ndryshme, deri edhe fabrika automjetesh në Kosovë, por ata nuk ishin mësuar të jipnin mito e as haraç dhe ktheheshin e shkonin në Maqedoni e Serbi, ku ua jipnin edhe tokën falë, vetëm të investonin atje se me investimin e tyre, punësoheshin të rinjtë në punë, ndërsa Kosova mbetej me gishta në gojë.

Pyeta një herë në ETC për pasulin se prej nga ishte që po shitej ? U çudita kur vetë shitësi më tha se ishte prej Egjipti !

E çfarë të themi më shumë, kur tokat tona mbesin djerrë e ne blejmë dhe hamë pasul prej Egjipi ! Qum ësht prej Sllovenie e ku të dimë se prej nga vijnë të tjerat. Si të eci përpara ekonomia jonë ? Të mos flasim edhe për gjithçka tjetër.

Nëse bazohemi se sa punohet në Kosovë, tepër mirë jemi, por të mos hatrohemi, krejt prodhimet bujqësore vijnë nga jashtë, duke e pasur ne tokën tonë, e cila na ka mbajtur gjithmonë mjaftueshëm me prodhime të saja, që ishin edhe më të shëndetashme edhe fitimprurëse.

Ne e mbajmë mend kur nga shtrat mbaheshin qytetet. Sot jo, edhe fshatrat furnizohen prej qytetve përmes tregtisë. Edhe në mes të malit nëse është shtëpia, nuk ka pulë, nuk ka lopë e asnjë prej bagëtive. Bari i livedhevemë nuk kositet, s’ka kush e ha !

Më nuk i dëgjohet era bukës sapo të pjekur në fshat – të gjithë e blejnë të gatuar!

Unë nuk çuditem fare me varfërinë e Kosovës, do të çuditesha sikur të thuhej se është e pasur, kur është e varfër. Mjafton që qenka para Moldavisë !

Kështu është edhe me Shqipërinë, e cila pesë vite më heret e ka shpallur pavarësinë e saj sesa Finlanda. Tani, të krahasohen këto dy shtete se ku është njëra e ku është tjetra përnga zhvillimi në të gjitha drejtimet.

Ne po duam ta hamë njëri-tjetrin në politilkë, ndërsa ekonominë, përfshirë bujqësinë, blegtorinë e degë tjerai kemi harruar.

Tepër mirë jemi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.