Ah, kjo birrë dardane e maleve me borë
më krijon drithmë dashurie në tërë qenien
drithmë që rend pandalshëm nga truri tek
mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej,
në kohëra të hershme të fillimit pellazg
në kohëra Ilirësh, epirotësh e dardanësh
dhe në kohëra të Zeusit dhe të Apollonit
në shtëpinë e Dhemetrës, Thotit e Eskilit
mesha mbahej shqip faltoreve të Dodonës.
Nga shtëpia në shtëpi dhe në tërë atdheun
gjuha shqipe është identiteti i shqiptarëve
është gjuhë e dheut, e gurëve dhe bimëve
është gjuhë e pemëve, e drujve dhe qiejve
gjuhë e pëshpërimave të rrezeve të diellit
gjuhë e fëshfëritjeve të erërave të stinëve
gjuhë e flakëve të zjarreve dhe të vullkanit,
gjuhë zyrtare në shkolla dhe universitete
gjuhë perëndie që nga kohërat e kryeherit.
Shqipet e tërë Mesdheu e kanë dëshmuar
forcën e gjuhës shqipe, -shkrimin pellazg
për gjuhën Ipe të Thotit dhe t´Aleksandrit
për gjuhën shqipe të Pirros dhe Apollonit
për gjuhë shqipe të Sokratit dhe Platonit
për gjuhën shqipe të Kadmit dhe Homerit
për gjuhën shqipe të bukës dhe të armëve
për gjuhën Ipe të 4 papëve të krishterimit.
Në këtë çast të dehur me birrën “Korça”
kam ca shënime nga shtëpia ime letrare
dhe kam arsyet të marr fatin tim në dorë
për poezinë, poemat dhe për publicistikën.
Pyes, sa jetë e jona mund të jetë poetike,
dhe çfarë do të ndodhte po të fitonte Iliria
Roma, Athina, Shkupi, do të ishin tonat,
dhe Iliri do të quhet i gjithë atdheu ynë.
Atdhe Geci – Mesopotami, Onhezmë, 2018











