— Qytetarëve po ju pamundësohet të jenë njerëz të lirë në plotësinë e qenies së tyre, se po detyrohen të jetojnë sipas direktivave të partive politike. Dhe, për fat të keq, shumë qytetarë nuk e kuptojnë se kjo nuk i çon absolutisht askund…
Skënder MULLIQI
Në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova, nuk mund t’i ikesh temës së krizës politike dhe krizës institucionale. Partitë politike, pra përfaqësuesit e tyre kryesorë, kanë përfitimin e vetëm. Qytetarve po ju pamundësohet të jenë njerëz të lirë në plotësinë e qenies së tyre, se po detyrohen të jetojnë sipas direktivave të partive politike. Dhe, për fat të keq, shumë qytetarë nuk e kuptojnë se kjo nuk i çon absolutisht askund. Ne jetojmë në një sistem politik nga i cili, nëse nuk ndryshon asgjë, politikanet do të kenë një përfitim të përhershëm, së bashku më brezat e ardhshëm të familjeve të tyre, të njerëzve të tyre të përshtatshëm për parti, dhe të lidhur do ta trondisin këtë vend në të njëjtën mënyrë si paraardhësit e tyre. Qytetarët nuk po luftojnë për lirinë e tyre, si nevojë shpirtërore.Ata jan dekurajuar si duket nga veprimi kunder këtyre kartelave të kombinuara të pushtetit politik dhe ekonomik.
Ky mentalitet i nënshtrimit sigurisht së i ka rrënjët e hershme. Ku historikisht je nën perandorit e ndryshme deri të okupimi nga Serbia, mësohesh që dikush tjetër të marrë vendime në emrin tënd!Shqiptarët sikur nuk janë liruar nga logjoka e nënështrimit, e tash të “okupatorëve” të politikës, të cilët po përmbysin qdo kerkesë legjitime të qytetarëve. Interesat e njërzve të thjesht po anashkalohen sikur të ishim në komunizëm. Nuk besoj së as këto zgjedhje do të prodhojnë dika pozitive, kur dihet së i kemi të njejtat garnitura politike të cilat garojnë për pushtet. Për fat të keq nuk kemi ndonjë parti nga intelektual të mirfillt e qe i ka Kosova për ta ndryshuar këtë gjendje të keqe politike dhe intitucionale. Me gjasë do të veprohet më skenarë të njejtë, që nuk ishte dashur më të tolerohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë për protesta paqësore në formë të pa dëgjueshmerisë qytetare.
Agonia e shtetit të Kosovës të fituar më shumë gjak nuk ishte dashur të tolerohet nga njerëzit, të cilët vendin e kan qitur moti në ankand publik, për interesa përsonale. Nese nuk ka tolerncë zero për këto elita sunduese nuk kemi çka presim së do të bëhët mirë neser në Kosovë. Këto subjekte nuk po dëshirojnë të kuptojnë dhe të punojnë që qytetarët e tyre të jetojnë më mirë dhe se kjo është e mundur vetëm përmes ndërtimit të mëtejshëm të Kosovës si një shtet sovran, e jo të bëhën pazare në kurriz të saj. Populli duhet të bëj shumë kujdes nga këta aktorë politik, të cilët përmes veprimeve të tyre publike po i kontribuojnë të keqes te Kosovës! Nëse paqja në kuptimin teorik përfaqëson një pohim të thellë jo të dhunshëm të lirisë dhe drejtësisë për të gjithë njerëzit, ne jemi duket së jemi shumë larg kësaj. Kur ke elita politike që nuk kanë krijuar asnjë politikë bashkëpunimi për dekada, kur miratimi i ligjeve bazohet në armiqësi dhe prodhimin e mosbesimit për të vazhduar të qëndrojnë në pushtet, në mënyrë që të mos krijojnë një shtet të fortë për qytetarët, atëherë shteti është kërcënuar…!











