Kumrie Avdyl Shala
Maji i luleve nuk është për ata që zemrën e kanë të plagosur çdo ditë të vitit. Por është për ata që dhimbjen e luftës e kanë parë vetëm në televizione apo e kanë dëgjuar nga të tjerët. Dhimbja që nuk përjetohet në lëkurën tënde harrohet lehtë, por jo për ata që humbën familjarët e tyre në luftë, masakra e gjenocid.
Më së shumti lëndohen familjet shqiptare kur shohin se disa media, televizione, profesorë, akademikë, poetë e shkrimtarë shqiptarë sot shesin moral për patriotizëm, ndërsa në anën tjetër promovojnë e ngritin në piedestal shkrimet, poezit etj, të serbëve, malazezëve, rusëve, grekëve e të tjerë që historikisht kanë sjellë lot, pushtime, masakra e gjakderdhje mbi popullin shqiptar, vetëm e vetëm të duken bukur të ndërkombëtaret eh.
Të gjithë e dimë se liria e Dardanisë- Kosovës, nuk erdhi me fjalë, por me gjak, sakrificë, lot, masakra, djegie, zhdukje e dhunime të grave, fëmijëve dhe pleqve shqiptarë nga agresori serbë. Prandaj është e rëndë kur disa intelektuale shqiptarë drejtor të disa mediumeve me namè, ne Kosovë e Shqiperi për karrierën e tyre, afirmim apo interesa përsonale, përkëdhelin e madhërojnë ata- serbët që dje ishin vrasësit dhe okupatorët tanë.
Nuk mund të derdhësh lot për dëshmorët, martirët dhe në të njëjtën kohë të promovosh ata që kryen krime mbi popullin shqiptar e me e keqja ne portalet, gazetat e juaja. Ai që e ngrit agresorin në piedestal, e vret për herë të dytë dhimbjen e familjeve te kategorive të luftës, popullin shqiptarë.
Ne dardanët kurrë nuk e kemi ndarë veten nga Shqipëria. Sepse kemi një gjak, një gjuhë, një flamur dhe një komb të përbashket.
Por, fatkeqësisht disa intelektual, profesor, doktor , drejtor te mediave te shkruar dhe elektronike e akademik për famë e për interesa personale, po harrojnë plagët e kombit dhe po mundohen të bëhen “të mëdhenjë” duke shkelur mbi sakrificën e popullit shqiptare, vuajtjën dhe sakrificën qe kan bërë për lirinë e vendit.
Njeriu nuk vritet vetëm me plumb. Vrasja më e rëndë është kur plagën ta hapë, ta grryen e ta helmojne dyfysh ata qe e quajn veten intelektual e që është nga gjaku yt.
Kur një shqiptar, apo shipfoles mundohet tē minimizon luftën, gjenocidin dhe vuajtjet që ka përjetuar populli i vet është e rëndë .
Populli shqiptar ndër shekuj ka vuajtur nga pushtuesit e okupatorë të ndryshëm: turq, serbë, rusë, grekë e të tjerë, por edhe pas gjithë asaj historie dhimbjeje, disa ende përpiqen ta zbehin të vërtetën dhe ta minimizojnë gjakun e derdhur për liri.
Muaji maj dhe shumë muaj të tjerë në Dardani- Kosovë, janë muaj dhimbje, përkujtimi, kujtese për heroizmin e dēshmoreve, masakrat, djegiet, zhdukjet e dhunimet që përjetoi populli ynë. Historia nuk duhet harruar dhe as dhimbja e familjeve shqiptare të përdoret për interesa personale.
Nëse duam të jemi një komb i fortë, duhet t’i ruajmë me fanatizëm vlerat tona kombëtare dhe sakrificën për liri. Sepse vlerat e kombit mbrohen me vepra, jo me servilizëm.











