Koment
— Njerëzit atdhetar kan shumë çka që i bashkon, e jo qe i ndanë, siç po na ndodhë në Kosovën tonë. Sikur po humbët ngadalë pesha e idealeve tona, e pa ideale nuk mbahet gjallë shteti dhe kombi. Askush nuk mund të bëhët patriot nga një reklamë. Gjithë kohën duhet të kontrollohen dhe të përmirësohen gjerat e gabuara, se njeriu e gjallë edhe mund të gabojë…
Skënder MULLIQI
Po jetojmë që shumë kohë ndërmjet klisheve dhe stereotipeve. Nuk po mund të lirohemi as nga mediokritetet që kan mbuluar hapësirën tonë publike. Është farsë vetëm nese puthim flamuj kombëtar, ngrihemi në këmbë për himnet më dorën në zemer. Kjo është gjë e mirë. Por, sikur kemi harruar së Atdheu dhe Kombi matet së sa punon për të mirën e tyre. Ngazëllimet dhe emocionet siq na mëson historia jonë, janë shumë lehtë të për t’u manipuluar. E rrënat dhe manipulimet nuk po ndalën krejt pas luftën në kurriz të qytetarëve dhe të shtetit. Çdo hap të cilin e bëjmë në jetë duhet të lidhet më dashurin për familjën, dashurin për njeri-tjetrin dhe dashurinë për Atdheun.
Këto nuk po i bëjmë në mënyrën e duhur. Duhet të ekzisitojë ndijesia se gjerat kanë kuptim edhe kur nuk kanë. Shtëpia është vendi ku jetojmë, është një vend ku gjithqka na duket e mirë, më kusht nese kemi zhvillim dhe prosperitet të vendit. Me kusht që të ndërtojmë një sistem të organizuar, duke hapëruar më kohën. Paga e mirë, rendi, rregullat dhe ligji janë verzioni më i mirë i lumturisë tonë. Çështja është se ka raste kur iluzioni kolektiv bëhet i tolerueshëm, madje i dëshirueshëm. Kur dëshiron të jesh pjesë e diçkaje që nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, por ka peshë. Kur dëshiron të ndash gëzimin me njerëz që i don dhe të duan, më njerëz të cilët vërtetë ia duan të mirën shtetit të vet, duke punuar mirë për te.
Njerëzit athdhetar kan shumë çka që i bashkon, e jo qe i ndanë, siç po na ndodhë në Kosovën tonë. Sikur po humbët ngadalë pesha e idealeve tona, e pa ideale nuk mbahet gjallë shteti dhe kombi. Askush nuk mund të bëhët patriot nga një reklamë. Gjithë kohën duhet të kontrollohen dhe të përmirësohen gjerat e gabuara, se njeriu e gjallë edhe mund të gabojë. Ende po shohim dhe përjetojmë absurditet, korrupcion, provincializëm, përserirtje të pa fundme të të njejtave gabime. Gjuha e urrejtës dhe përbuzja na ka mbërthyer në një gjendje deprimuese. Kosova e vogël nuk e ka luksin për eksprimentime të rrezikshme, por ka nevojë për mirëkuptim dhe unitet.
Dobësit shoqërore politike duhet të eliminohen, e jo të thellohen ato. Shumë intelektualë kan mbetur vetëm vezhgues të ngjarjeve të pa mira politike dhe institucionale qe po ndodhin para syve të tyre, që është një temë e gjerë ! Duhet të kemi një jetë që funksionon, një jetë që ka kuptim. Nuk po krijohen kushtet e duhura që shtëpia jonë mos të jetë diku largë vendlindjës. Sigurisht se i kemi të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që mos të kemi nevojë për një vizë pune për në botën perëndimore …











