Gani Mehmeti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mori urimesh me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjes për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që kanë uruar kryeministrin janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden dhe ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari. (Bota Sot, 22. 3. 2026)
Me e pa vonesë, urimet e kanë atë efektin e vetë për raste të ndryshme, e aq më shumë kur ato vijnë nga njerëz të shteteve të mëdha e të forta.
Është edhe plotë e natyrshme, kur me rastin e urimit shprehen edhe gatishmëritë për bashkëpunim mes shteteve, që kjo bëhet si në formë të afrimit dhe thirrjes për bashkëpunim ndërshtetëror.
Në kuadër të kësaj, mjafton që nga këto shtete, siç raportohet, është dhënë edhe përkrahja për ecjen përpara të vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, çka e ka peshën e madhe politike për shtetin e Kosovës, mu në ditën kur Vuçiq përmend edhe ushtrinë e tij të fortë në armatim kundër Kosovës, duke e quajtur këtë «zemra» e Serbisë.
Dhe, vetë urimi i këtyre shteteve në ditën kur kërcënohet Vuçiqi, çmohet se ka një kuptim simbolik të përkrahjes së Pavarësisë së Kosovës, me çka lë të kuptohet se janë edhe aleatë në mbrojtjen e saj në kuadër të NATO-s po qe e nevojshme.
Në këtë konteks të urimit, si Merz, ashtu edhe Makron, kanë edhe kërkesat e tyre ndaj kryeministrit të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023. Dhe, sikur kuptohet se, vetëm me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova do të përkrahet e ndihmohet, deri sa në këto marrëveshje ka hyrë për zbatim edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ne këtu e kemi reagimin tonë ndaj kërkesës së marrëveshjeve në fjalë, se nuk është Kosova ajo që ka bllokuar këto marrëveshje. Këto marrëveshje i ka bllokuar Serbia sepse ajo ka deklaruar se nuk do i zbatojë marërveshjet. Për këtë ekziston edhe letra e Bërnabiqit drejtuar BE-së se nuk do e zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, për të cilën BE-ja nuk ka reaguar fare, dhe se pengesa kryesore është atje, në Serbi, për çka, Kurti ka paraqitur kusht për zhvillimin e dialogut, tërheqja e letrës së Bërnabiqit, ndërsa BE ka heshtur. Kjo edhe mund t’ia kthejë letrën prapa, por e mban në sirtarët e saj diku.
Me këtë, po dua të them se, për vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, Merz e Makron, duhet të intervenojnë tek Vuçiqi, dhe se, zbatimi i Marrëveshjes duhet të shkojë me radhë, duke filluar nga pika e parë e saj, jo nga pika e shtatë që flitet për asociacionin.
Pra, gjithsesi, rruga e normalizimit me Serbinë varet nga Serbia e jo nga Kosova, përkundër që ne ishim viktima e shkakturar nga vetë Serbia. Por, ajo qëllime fashiste e gjenocidale ndaj popullit shqiptar ka edhe sot, njësoj si në kohën e Millosheviqit në vitet e 90 të shkeullit 20. Kjo shihet nga nga se e quan Kosovëln « zemra » e Serbisë, pa qenë kurrë serbe, vetëm si e pushtuar sa ishte.











