Nga KALOSH ÇELIKU
Politika, është kurvë kurtizane e salloneve artistokrate. Dhe, i ndërron burrat përditë e përnatë në shtrat të “demokracisë”, dhe “Lirisë” në “Shtëpinë Publike”. Bordelet e Evropës, dhe Botës. Pak burra e kanë rrëzuar në shtrat, dhe ia kanë çuar këmbët përpjetë në “hava” (qiell). Shumicave, ua ka hëngër edhe kokën. I ka mashtruar me poste partiake, pasuri personale dhe familjare. Mezi mbetën gjallë, dhe dolën nga “Shtëpia Publike” me brekët nëpër këmbë. Edhe, atë: lakuriqë, dolën pa brekë kanapi në bythë me herdhet e tredhura në fushë të mejdanit. Shumica, përfunduan si mbeturina partiake rrugëve të partive politike. Ose, në burg.
Partitë politike, i hanë edhe fëmijtë e vetë për pushtet dhe pasuri. Plotë shembuj me thasë i kemi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. E hëngrën, dhe e hanë ende njëri – tjetrin për pushtet, pasuri edhe Sotekësajdite, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Mallkim i popullit shqiptar, që i vretë me vite dhe shekuj në “Liri”.
Edhe, seç ma kujtuan rrëfimin e tekstit të Abetares si nxënës i shkollës fillore, rrëzë “Çuke” në Katund: “Dy dhitë kryeneqe”. Që, u takuan mbi urë të Lumit Malor. Edhe, asnjëra nuk ia lëshonte rrugën, të dyja u rrokën kokë më kokë mbi urën e lumit, dhe përfunduan në dallgët e rrëmbyeshme të Lumit Malor. Prandaj, edhe: që, sot nuk i kemi këto tekste shkollore parashikuese në Abetare. Arsye, që Dy dhitë kryeneqe përfundojnë në Lumin Malor. E ngjajshme me politikën e Sotme të Partive Politike Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Prandaj, e them publikisht: Ju si politikanë me psoste partiake, vende pune dhe pagesa marramendëse, nuk shihni para këmbeve tujua të rrasura në baltë deri në fyt. Mos, e them se: edhe kokën e keni në baltë. E, unë shoh edhe përtej Ditës Nesërme. Tre “Babat” e juaj partiak politik, do të përfundojnë në politikë si ish “bababallarët” e juaj të Turqisë, Jugosllavisë komuniste, dhe Sot: Neokomuniste jugosllave. Si, politikanë të Shqipërisë, Republikës Kosovës dhe Maqedonisë të Veriut. Jo, për Shtetin Shqiptar! Shkrim publicistik letrar vizionar për Ditën e Nesërme, të cilin e kam publikuar vite më parë asaj kohe në mjetet e informacionit, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Faqezinjtë, erdhën edhe në Shkup. Parashikues, për të cilin edhe kam pasur shumë reagime trusakate, sharje dhe kërcnime fizike në jetën time të përditshme.
E kam thënë atëherë, e them përsëri: Albin Kurti, mund të jetë gjithëçka, por jo edhe politikan parashikues. Ashtu, siç nuk ishte Kreshnik Spahiu i cili doli nga kabineti i Sali Berishës, në Shqipëri duke themeluar edhe parti të veten politike. Padyshim, me pretendime për të themeluar edhe një Degë të re partiake politike edhe në Maqedoninë e Veriut.
Hapave të tij politik eci edhe ky i sotmi “Baba” i tretë Albin Kuriti, që doli pas lufte nga burgu dhe djepi i Adem Demaçit. Shkaku, se: Pavetëdije ndërhynë në themelimin e partive politike shqiptare jashtë Atdheut, degëve të tyre partiake – politike – populiste në Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut me kufinj politik jugosllav ende pa shtet Etnik Shqiptar. Politikisht, pa e pastruar oborrin e Shtëpisë tij, që e kishte mbuluar me shekuj dhe vite bërlloku i partive politike jugosllave te Pragu i Derës. E përqanë popullin shqiptar nëpër parti politike shqiptare. Nuk mësuan asgjë nga Historia, aqmëpak të një thënie antologjike popullore shqiptare: Pa e pastruar oborrin e shtëpisë tënde, mos u merr me pastrimin e oborreve të shtëpive kojshive, në Katund.
Kreshnik Spahiu, me politikën e tij “nacionaliste-shqiptare”, përfundoi rrugëve të Evropës, larg Shqipërisë. E njëjta rrugë e pretë edhe “Babën” e tretë Albin Kurtin. Asgjë, nuk mësuan nga Historia, kur shqiptarët e deshën edhe “Baba Dovletin e Turqisë” me brohoritje: “e duam Babën”!
Gjatë sistemit komunist jugosllav e shpallën, edhe “Babën” e Dytë. Në Ditën e Sotme Neokomuniste, e shpallën edhe “Babën” e Tretë pa Nënë Shqiptare. Dhe, kësulë në kokë?!
“Baba” i Tretë, nuk do të mundet ta strehojë dhe ta shpëtojë veten në vendlindje, Mal të Zi. Po, rrugëve të Evropës. Larg, Kosovës ende me kufinj politik. Shkak, që: edhe politkanët e Ditës Sotme me” Din e Iman”, nuk i vretë më armiku shekullor historik: Turqia, as Serbia, por mallkimi i popullit shqiptar me kufinjë politik. Ende, janë Larg me shekuj nën nivelin politik të Rilindasëve Shqiptar.
Popull me Tre “Baba”, pa kësulë në kokë…











