7.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj TURPI JU KA MBULUAR QYSH MOTI, VEÇSE TANI JENI BËRË TË GËRDITSHËM...

TURPI JU KA MBULUAR QYSH MOTI, VEÇSE TANI JENI BËRË TË GËRDITSHËM DHE TË PADURUESHËM

0
Petrit Dibrani

Petrit Dibrani

Besoj tanimë e keni kuptuar, se përpos që s’kemi alternativë për të votuar, po e shohim edhe “PASQYRËN E TURPSHME” të Republikës, gjë që po shihet se janë, “politikanët-pushtetar” të gërditshëm.

Mjerisht, “pushtetarët tanë” për teket e tyre dhe interesin personal për pushtet dhe KURRË, asnjëherë deri tani për qytetar e shtet.

Vendin tonë, Republikën e Kosovës e dërgojnë në zgjedhje, pasiqë nuk kanë qenë dhe nuk janë, të interesuar për zgjidhje, respektivisht për mirëqenien tonë, të qytetarëve.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, fatkeqësisht po mbijetojnë dhe nuk po jetojnë, përderisa k’ta “pushtetarët”, e shpenzojnë buxhetin tonë të përbashkët, të taksapaguesve që jemi t’gjithë ne si qytetar, përpos “PAGAVE TË MAJME” edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të shpeshta e të panevojshme, që kanë mundur të evitohen!

Ne po mbijetojmë duke u bërë LYPSAR, përderisa disa “pushtetar”, janë bërë milioner mbi kurrizin e qytetarëve dhe as që mendojnë, e lëre më të brengosen apo mundemi në të MBIJETOJMË, kuptojeni, (JO) të jetojmë, mirëpo të MBIJETOJMË!

TURPI JU KA MBULUAR QYSH MOTI, VEÇSE TANI JENI BËRË TË GËRDITSHËM DHE TË PADURUESHËM, politikan të paskupullt…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.