Në vend të reagimit
Skënder Karaçica
Nuk di përse këshilltarët e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, nuk konsultohen me ekspertë të ligjeve të Kushtetutës të vendit fqinjë të Maqedonisë së Veriut se, populli shqiptar në hapësirën etnike nuk është shtetformues! Për të hedhur dritë në vend të reagimit, fjala është për konferencën për shtyp të dy presidentëve të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij e tha me entuziazëm të diplomacisë së populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut është shtetformue s(lexo:lajm i ditës në gazetën “Epoka e re” të datës 27 shkurt 2026).
Populli shqiptar sipas aktit juridik të Kushtetutës, është në pozitën kombëtare të pakicës me pakicat tjera, ndonëse para do kohe pakica bullgare ka hyrë (brenda) ligjeve të Kushtetuese të këtij vendi, shtetformues me popullin shumicë maqedonase, që ishte kërkesë e diplomacisë të shtetit fqinj të Bullgarisë.
Së këndejmi, po i tregojmë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj se në kuadër të ligjeve të Kushtetutës dhe, do të nënvizoja të “ligjit për gjuhet e pakicave”(sic!) gjuha shqipe nuk është (ende) zyrtare në këtë shtet me një demokraci të brishtë.
Tirana zyrtare nuk është larg Shkupit zyrtar dhe, këshilltarët e kabintetit të presidentit të Shqipërisë dhe të kryeministrit Bajram Begaj dhe Edi Rama, do të duhej të hedhnin dritë në fushë të diplomacisë dhe të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve për pozitën aktuale të barazisë së popullit shqiptar në rrafshin e ligjeve kushtetuese për të vërtetën e kohës se, populli shqiptar nuk është shtetformues,ndërsa gjuha shqipe jo zyrtare!
Çikago, shkurt të motit 2026











