10.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Nuk i lëmë pa bukë vëllazërit në Kosovë

Nuk i lëmë pa bukë vëllazërit në Kosovë

0

Fletëza jete

Skënder Karaçica - logo Skënder Karaçica

Për njëqind vjet të veprimtarisë kombëtare të diasporës shqiptare në Amerikë, ishte fryma për të qëndruar afër me tokën, diellin dhe me njerëzit e gjakut, shqiptarët në hapësirën etnike të ndarë në shumë vende të fqinjve tanë si grabitqarë të tokave tona në Ballkan. Në këtë frymë, në Çikago pati shumë veprimtari kombëtare të demonstratave, të protestave, të takimeve me kongresmenë e senatorë si dhe me administratën në Vashington, duke kërkuar shpetimin e shqiptarëve nga shfarosja në substancë dhe, për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.

Në dritën e këtyre ngjarjeve, me rastin e ditës së pavarësisë të shkurtit historik të Kosovës, po hedhim dritë për shoqatën “Ohri” në Çikago, që për të ndihmuar shqiptarët të anatemuar, të larguar nga puna, pa asnjë të drejtë për jetë normale, burra e gra shqiptare nga Ohri me rrethinë, u bënë bashkë për të afruar ndihmë në dollar për çdo muaj për ata në nevojë në Prishtinë.

Kemi dëgjuar nga pleqtë tanë,nis rrëfimin veprimtari në Çikago, Avni Sulejmani nga Ohri se,mungesa e bukës të çon në derë të hasmit, ne u organizuam mërgimtarët e këtij qyteti,të afrojmë ndihmën me thirrjen: Nuk i lëmë pa bukë vëllazërit në Kosovë! Për identitetin e bukës, shqiparët e kanë traditën dhe historinë,që saherë e ngrejmë tryezën ne e puthim bukën, sepse për shqiptarët buka nuk është vetëm bukë, buka për ne është hyjni, një Zot të cilit i lutemi, që çdo kush ta ketë në sofër,thotë veprimtari në Çikago, Avni Sulejmani.

Përditë e përcillnim gjendjen e rëndë në Kosovë. Përditë regjimi serb ushtronte dhunë dhe,tërë vëllazërit tanë bredhnin rrugëve nën hijen e dhunës, të vrasjeve, të denigrimit pa punë,pa të ardhura, pa dinjitet, pa liri dhe të shtypur deri në shkallë të varfërisë para vdekjes…! Kjo për ne ishte trishtim, thotë Avni Sulejmani dhe,merrnim frymë me njëmilion halle të vëllazërve në Kosovë. Përditë, na vinin habere të liga se,koha e regjimit serb të Serbisë, kishte nisur planin ushtarako-policor për shfarosje të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Një mbrmje, në lajmet që vinin nga Kosova, dëgjuam se si renegati dhe dora e zgjatur tradhëtare kundër popullit shqiptar, Ali Shukriu, i jepte këshilla kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, se për shtrirjen për toke të shqiptarëve në Kosovë, e për të “harruar Republikën e Kosovës” i leni pa bukën e gojës…(!). Me këto lajme të trishtimit dhe të shqipfolësit të shitur para regjimit serb, ne na dha forcë më shumë në Çikago dhe, morëm nismën që për çdo muaj për prishtinasit të sigurojmë një rrogë modeste mujore, thotë me fjalë dhimbjeje për kohën e luftës së djalmenisë së UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kovovës, Avni Sulejmani.

Shoqata Ohri në Çikago, niste “rrogat” modeste për vëllazërit në Prishtinë, ndësa për luftën e djalmenisë së pushkëve të lirisë (UÇK-së) gratë shqiptaro-amerikane, hoqën stolitë prej ari,madje edhe unazat e martesës dhe, kërkuan që të bëhen deviza (dollaresh) për të ndihmuar luftën e Kosovës kundër regjimit vrasatar deri në shkallë të gjenodit, që edhe bota demokratike e mori me shqetësim e mobilizim të faktorit ushtarako-diplomatik të prirë nga Vashingtoni dhe BE-ja për të ndalur planet shfarosëse të shqiptarëve nga regjimi i Serbisë fashiste.

Në familjen e Avni Sulejmani nga Ohri, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe të pa barazisë kombëtare në kohën e komunizmit në Maqedoninë e Veriut, me mijëra shqiptarë morën udhët e mërgimit nëpër botë, madje deri në Amerikë dhe Australinë e largët. Ata shkuan dhe i lanë vendet shqiptare, thotë Avni Sulejmani, për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët dhe familjet shqiptare në hapësirën etnike të këtij shteti të krijuar me një bazë të brishtë dhe, siç thuhet në histori, si shenjë ballansimi për popullin shqiptar në tokën e vet.

Rrëfimet për Kosovën,për mërgimin dhe, buka e gurbetit me shtatë kore (thënie e popullit), Avni Sulejmani, shkëput një pjesë të “romanit të jetës në mërgim” ku babai i tij Rasim Sulejmani, në vitin 1972 shkoi përmes detit me anije në Australinë e largët dhe, me shumë halle e merzi, mezi i bëri tre vjet punë në tokën e largët e të rrethuar me detin. Një ditë, babai Rasimi kishte bërë gati valigjën dhe, do të nisej me anije përmes detit,që të kthehet në vendin e tij dhe pranë familjes në rrethinën e Ohrit shqiptar.

Dhe, posa hyri në anije dhe ajo mori drejtimin kah deti, kah hijet e udhës së diellit për në vendlindje, Rasim Sulejmani, e shkeu pasaporën e Jugosllavisë (me shenjën zyrtare të Maqedonisë së kohës) dhe e gjuajti në valet e detit, duke thënë: Më nuk kthehem në Australinë e lërgët, më mirë se në tokën tonë nuk ka dhe, këtu do të vdes, e pati thënë babai i Avni Sulejmani nga Ohri.

Me rastin e ditës së pavarësisë, veprimtari Avni Sulejmani në Çikago me familjen e tij, uron nga zemra Lirinë dhe Pavarësinë dhe,qoftë përjetshme Republika e Kosovës!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.