Letra e Veton Surroit dërguar Adem Demaçit (pa ndërhyrje në drejtëshkrim)
Nga: Ismet Hasani
Mbi gjysmefitoren dhe tragjedine
Kur anetaret e delegacionit, qe vinin nga UCK-ja, u moren vesh qe ta nenshkruanim Marreveshjen dhe njekohesisht qe ta nenshkruanim marreveshjen tone te brendshme per formimin e nje Qeverie te perkohshme qe do ta udhehiqte Kosoven e ne krye te se ciles do te ishte Jakup Krasniqi, ti kishe humbur. Nuk do te ishe as perfaqesues i UCK-se e as kryetar i ndonjeres prej partive. Do te ishe nje njeri i respektuar ne Kosove, cfare pamedyshje duhet te jesh, por nuk do te ishe figura e momentit kyc te transformimit te Kosoves. Megjithate, brenda disa oreve, humbjen e shnderrove ne gjysmefitore. Prej Po-se unike kosovare u distancua Hashimi, me fjale te vrazhdta e me solidaritetin e vet gradualisht kete duhet ta benin edhe anetaret tjere te UCK-se.
Rrjedhimisht, humbaste konsensusi dhe nga Marreveshja duhej te distancoheshin anetaret e LBD-se. Mbetej qe kete marreveshje ta nenshkruante Rugova, por asnjerit prej nesh dhe nderkombetareve as qe u shkonte mendja nje gje e tille. Nenshkrimi i Rugoves ishte aq relevant sa edhe fjalet e tij, posacerisht prej masakres se Prekazit e kendej.

Serish ishe ne kontroll te situates, por tashme edhe me i vendosur. Nuk te mjaftoi vetem presioni mbi Hashimin, i cili u soll me veprime te pamatura e te cilat do t’i lene vrrage ne kancelarite perendimore gjate gjithe karrieres se tij te ardhshme politike. Brenda nates, organizove puc ne radhet e UCK-se, duke e emeruar komandant nje njeri qe do te te degjonte, ndersa e autorizove veten te jesh zeri i vetem i UCK-se.
Gjysmefitorja jote ishte humbje per te gjithe ne. Shqiptaret, ne rruge dymijevjecare pa aleate kercenoheshin te mbeteshin serish te tille, madje ne momentin kur aleanca u ofrohej prej fuqive me te medha qe ka njohur historia e njerezimit. Shqiptaret, te paafte historikisht te krijojne koncensus, per here te pare kishin mundesi t’i shijonin frytet e tij, dhe keto fryte u iknin nga dora. Te ketille cfare ishim, ne oret e fundit te Konferences se Rambouilletit na drejtoje, me hijen tende drejt veteshkaterrimit si popull.
Nuk ishin kater nenshkrime, ishte vetem nje
Pse nuk mjaftoi garancia e zonjes Allbright per referendum?
8. Mbi 48 oret
48 oret e fundit te Konferences nuk flije. Nuk flija as une. Nuk flinte as Ekipi i negociatoreve tone. Fehmi Agani, Mehmet Hajrizi, Jakup Krasniqi dhe Blerim Shala kishin hyre ne fazen e fundit kur duhej negociuar cdo prese e pike. E kane ndier mbi supe tere barren e pergjegjesise dhe tere artin e perfitimit nga e mundshmja nga momenti historik. Nepermjet celularit ti kishe kontroll brenda salles. Dhe ate qe ndertonte ekipi yne negociator me mund, ti e prishje me nje thirrje celulari. Ti thoje se pa referendum nuk ben, sikur ne kete te mos e dinim. Sikur te mos shkoja dhe ta nxirrja, personalisht, si koncesion nga sekretarja Albright letren zyrtare, ku shqiptareve te Kosoves u premtohej referendumi pas tre vjetesh.
Per ty kjo nuk mjaftoi: nenshkrimi i sekretares se Shtetit te Superfuqise se vetme boterore nuk mjaftonte. Nepermjet Hashimit, merrnim vesh se kjo eshte e pamjaftueshme dhe se dikush i kishte thene se do te organizohet edhe nje konference tjeter. Mandej edhe nepermjet Rexhep Qosjes, i cili ishte i preokupuar se cfare roli do te kishte ne librin qe po e shkruante gjate Konferences, mbi Konferencen.
Dhe, keshtu hyme ne oret e fundit, pastaj minutat e fundit, e pastaj sekondat e fundit.
Ne sallen e drekes, e kishim zene veten ne poziten e njeriut qe rri ne trenin i cili qartazi ecen drejt gremines por qe preokupohet me ate se cfare eshte sallata. Per Hashimin, te bindur se Marreveshja nuk nenshkruhet, preokupim ishte deserti, i cili ia mori edhe nje gjysme ore kohe, ndersa ndermjetesit nderkombetare prisnin me padurim. Per Rexhep Qosjen, ishin momente per te shkruar librin. Per Rugoven, e tera kjo ishte e parendesishme, sepse ai edhe ashtu do ta nenshkruante cfaredo dokumenti, te cilin edhe ashtu askush nuk do t’ia ofroje per nenshkrim. Po te kishte kamere transmetimi te drejtperdrejte nga ato momente, ti do te buzeqeshje me embelsi fitoreje. Po te kishte transmetim te drejtperdrejte te atyre momenteve, qytetari i Kosoves do te duhej te humbiste shpresen e fundit per te jetuar ne kete vend.
( V i j o n )


