Vetë-urrejtja, Vetë-nënçmimi te disa Shqiptarë

0
BIK - Kosovë

Një dukuri që ndodhë me dekeda te një pjesë e popullatës Shqiptare në Kosovë është vetë-urrejtja dhe vetë-poshtërsimi apo vetë-nënçmimi. Kjo dukuri me pasoja të rënda për identitetin kombëtar Shqiptar dhe për individin, duhet luftuar së pari duke i gjetur shkaqet e dukurisë.

Një pjesë e madhe e fajit dhe pasojës, padyshim i takon rrethanave të jetesës nën okupim 500 vjeçar Otoman dhe 87 vjeçar Serb.

Por kjo dukuri fitoi masivitet në vitet e lirisë në të cilën kohë po paguhen pasojat e okupimeve të mëhershme.

Në kohën e sotme nëse kërkohet shkaktari numër një i vetë-urrjetjes të kombit Shqiptar, ai duhet të kërkohet te religjioni Islam. Fatkeqësisht BIK dhe të gjithë Imamët e tyre në mënyrë të paskrupullt janë duke luftuar me të gjitha kapacitetet e tyre në poshtrimin dhe nën-vlerësimin e çdo cilësie dhe identiteti të Shqiptarëve.

Në çdo ligjerate në faltoret Islame, në çdo prononcim medial, dhe në bisedat private, Imamët me konotacion negativ flasin për Shqiptarët, duke krijuar parakushte që njerëzit të mendojnë se të jesh Shqiptar është keq, negative, ndërsa të jeshë Musliman është mirë dhe pozitive!

Kryetari i BIK-ut, në çdo prononcim nuk e përmend kombin por religjionin si primar, njësoj sikur të gjithë vartësit e tij. Nuk e uron asnjë festë Shqiptare apo shtetërore.

Përveç ritualeve religjioze që i kryen në gjuhë arabe, për të cilin mendoj se është çështje dhe e drejtë e tyrë religjioze, të e bëjnë, Imamët edhe në biseda jo-religjioze imponojnë fjalët e huaja Turke dhe Arabe.

Në vend se të përdoren shprehjet në gjuhën Shqipe ata promovojnë fjalët në gjuhët arabe ose turke. Ka qindra urdhëresa dhe kërkesa që të thuhet Vatan e jo Atdhe, Selam e jo Përshëndetje, populli i jonë, e jo Populli Shqiptar!!

Islami ka qindra ndalesa, të cilat iu bëhen Muslimaneve me prejardhje Shqiptare si vijon: Ndalohen festat kombëtare Shqiptare, veçanërisht ndalohet dita e pavarësisë së Shqipërisë sepse pavrësia u fitua prej Otomanisë Islamike, ndalohet flamuri Shqiptar sepse ky flamur u përdor së pari nga Gjergj Kastrioti për të luftuar për lirinë e Shqiptarve, e cila liri u privua nga Otomanet Islamikë.

Ndalohet festimi i festave tjera siç janë festimi i vitit të ri, pavarësia e Kosovës, dita e Kushtetutës, dita e Europës dhe çdo festë tjetër që nuk është feste Islame.

Një prej klerikëve kryesor Islamik nga Kosova në pyetjen nga një gazetar se çka don të thotë fjala xhihad në Gjuhën Shqipe?, kleriku përgjegjet se: në aspektin gjuhësor fjala xhihad don të thotë, ndërsa intervistuesi ia përsëritë: në Gjuhën Shqipe, por kleriku prapë vazhdon: në aspektin gjuhësor! Pra ky klerik SHQIPTAROFOB as që mundet me e përdore nocionin: në GJUHEN SHQIPE, si pasojë e urrejtjes patologjike ndaj kombit Shqiptar.

Klerikun e kam përcjellë pothuaj se mbi dy dekada edhe absolutisht asnjëhere nuk e përdor fjalën GJUHA SHQIPE, ndërsa kur përmende çkado qoft lidhur me nocionin SHQIPTAR absolutisht duhet të jetë në kontekstin negativ, përqmues, ndërsa kur e përmend nocionin Musliman absolutisht është në kontekstin pozitiv dhe lavdërues!

Pothuajse në mënyre identike vepron edhe kryetari i oragnizatës islamike në Kosove me emrin Bashkësia Islame e Kosovës (BIK). Kleriku i përmendur aq më tepër nuk e prononcon termin SHQIPTAR por SHIPTAAAR, me konotacion përçmues, dhe pa shkronjën Q në emrin SHQIPTAR!

Kryetari i BIK-ut në pyetjen e gazetarit se, “A ka rrezik për sulme terroriste në Kosovë nga ekstremistët Isamikë?” Përgjegjet: nuk besoj se ka Shqiptarë që e bënë këtë veprim! Pra edhe nëse ndodhë sulmi terrorist atë eventualisht do të e bëjë një SHQIPTAR e jo një Musliman.

Dhe pikërisht kjo është edhe perfiditeti i anti-Shqiptarizmit të secilit Musliman në Kosovë që gjithëçka negative që ndodhë në shoqëri dhe shtet ti atribuohet të qenunit Shqiptar!

Neveria absolutisht më e madhe është kur disa politikan primitiv SHQIPTARË të Kosovës vrapojnë që të arrijnë sa më parë te zyret ilegale të BIK-ut, dhe të urojnë festat Islamike, ku i pret kryetari i BIK-ut, sikur të ishte ndonjë diktator i llojit te liderve suprem te Iranit.

Këta politikan primitivë shfaqin nivelin më të ulët të poshtërsimit kombëtar dhe shtetëror SHQIPTAR duke shkuar të urojnë festat Islamikut i cili: ndalon URIMIN E FESTAVE SHQIPTARE, dhe i cili feston ditëlindjet e ish Sulltanëve okupues.

Pastaj bëhet lavdërimi i emrave arab ose turqë që Imamët i quajne emra të bukur Muslimanë, dhe iu sugjerojnë se nëse i emrojnë fëmijët me emra të bukur dhe të pranuar nga Islami fëmijët do të kene jetë më të mirë dhe më të shëndetshme, se nëse i emrojnë femijët në gjuhë të huaj, që në rastin tonë është në gjuhën Shqipe. Ky kërcenim malicioz me emra e luan rolin e poshtrimit të gjuhës Shqipe.

Edhepse zyrtarisht nuk ka emra Muslimanë por ka emra në gjuhë të ndryshme, në rastin konkret emrat që përdoren te Muslimanët janë në gjuhët Arabe, Turke dhe Hebraike. Aq me tepër edhe emri i profetit Islamik nuk është emër Islamik por emër arab, sepse profeti u bë musliman në moshën 41 vjeqare, dhe emrin e kishte origjinal nga fëmijëria, që don të thotë se në kohën kur profeti lindi deri në kohën kur i beri 41 vjet, nuk kishte religjion Islam.

Konkludimi është së Islami dhe veprimtaria komplete e çdo kleriku Islamik në Kosovë është poshtërsimi dhe nënçmimi i secilit virtyt dhe secilës karakteristike të kombit Shqiptar, dhe kjo veprimtari Islamike është baza dhe shkakatari kryesor që shume Shqiptarë t’a urrejnë vehten dhe të e nënçmojne vehten.

Bekim Berisha

Prishtinë
Prill, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.