14.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (2)

Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (2)

1
Rugova - Demaçi

LEXONI PËR HERË PARË!

Sa të këqija i bërën popullit të vet Rugova & Demaçi?!

*
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismai Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!

(a u t o r i)

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
A ishin deklaratat e Rugovës në interes – shërbim të Serbisë e kundër popullit të vet?!
A ishin të vërteta fjalët e gazetarës gjermane në gazeten gjermane ”Spiegel!?!
A ishte një ”Ditar” për tragjeditë që ndodhen në shtëpinë e Rugovës ?!
Po të analizohej ai ”Ditar” a del krejtësisht i pafavorshëm për Rugovën?!
A ishte ”ëndërr” e Rugovës të kishte një dëshmitar për atë tragjedi që e gjeti në shtëpinë e tij, e ta dërgonte permes tij një mesazh…?!
A e pat Rugova në shtëpinë e tij një gazetare gjermane, të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kushërira” e tij, e cila ishte në shtëpinë e tij për një javë dhe për çdo ditë shkruante ”diçka” në bllokun e saj?!
Kur ajo doli nga shtëpia – iku për në Gjermani, a i dha Rugova ndonjë mesazh?!
Çfarë reportazhi dha ajo në gazeten gjermane “Spiegel”, krejtësisht ishte në disfavor të Rugovës?!
A e ”dogji”, sakrifikoj dhe diskreditoi Mililosheviqi këtë njeri dhe a ia doli që ta ndaj popullin e tij në dysh: pjesa më e madhe, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate” e Serbisë, sepse ishin kundër intervenimit të NATO-s…?!

Po Demaçi?!

Cilat ishin mëkatet e Demaçit, që s’duhet për t’ia falur populli i vet?!
A kishte Demaçi ndjeshmëri ndaj popullit (të vet) shqiptar?!
Apo populli e konsideronte Demaçin si të «matufosur” pas shumë viteve të kaluara nëpër burgjet e Serbisë?!
Çka shkroi Demaçi në ”Librin e Vet Mohimit?!*1)
Pjesën e fundit, 1/3 -tën e Librit, a e shkroi Demaçi në gjuhën serbishte dhe pse?!
A konsderohej ky libër si ”hymni i nënshtrimit” dhe pse?
A ”ëndërronte” Demaçi” se me këtë libër do të merrte Çmimin ”NOBÊL” për paqe, dhe a u vu Demaçi në rivalitet me Rugovën së cili do të ishte më pacifist, më i nënshtruar?!
Pse Demaçi u shndërrua në ”Skyfter” që kapasdisej kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Europës?!
A mos iu zgjua ajo urrejtja primitive “Marksiste-Leniniste” kundër Perëndimit?!
A i bëri Demaçi shërbim të madh Serbisë, sepse e vonoi goditjen e NATO-s dhe me këtë i dha shkas e rast Serbisë që të konsolidohej në Kosovë, kundër popullit shqiptar?!
Si buzëqeshnin dhe si zgërdhiheshin para kamerave, pa qenë të vetëdijshëm për të këqijat që ia kanë sjellë popullit të vet?!
A ishte kjo karakteristikë e zgërdhirjës para kamerave e të dy liderve?!
A i quajti Kadare të dy liderët “zgjerdhaçë”?!
*
Po Konferenca në Rambujé për nënshkrimin e Marrëveshjës me Serbinë?!
Cili ishte delegacioni shqiptarë për Konferencën në Rambujé dhe kush i priu?!
A morën pjesë Rugova e Demaçi në Rambuje?!
A e lëshoi Konferencën Hashim Thaçi dhe a shkoi në Slloveni për të biseduar me Demaçin?!
A bisedoi Demaçi me zonjën Olbrajt?!
*
A shkëmbyen letra Veton Surroi me Adem Demaçin?!
A disponon autori i këtij shkrimi me përmbajtën e atyre letrave?!
Çka i shkruan Surroit në letër Rexhep Elezaj?!

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova (1944 – 2006)

Demaçi - me të shoqen

Demaçi me gruan

Përshëndetje e veçantë nga Adem Demaçi në ditëlindjen e tij

– Epoka e Re 

Po Demaçi?

Demaçi ka bërë shumë mëkate ndaj popullit të vet, që s’duhet për t’ia falur!
Karakteristikë e këtyre liderëve, është një pandjeshmëri ndaj popullit të vet.
Demaçit i janë falur shumë mëkate përpara. Nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla. I janë falur deklarata të tij sentimentale, të ”sheqerosura” pro- serbe: kur ka deklaruar se né në Beograd e kemi mësuar ”Shkencën e Lirisë” të vëllezërit serbë etj. dmth i janë falur si një ”matufëri” si një lajthitje, për të gjitha ato vite që i ka kaluar në burgjet serbe.
Demaçit i është falur Libri i tij, libri i ”Vetmohimit”, siç quhet.

Për mua, ky Libër, që është ”hymni i nënshtrimit”. Nuk është shkruar, besoj, në botën e librit, një libër i tillë, ku hymnizohet, ku bëhet thirrje për nënshtrim, si të ky libër!?
Në këtë libër, në dhjetra e dhjetra faqe përshkruhet rrahje dhe nënshtrim i një shqiptari nga një serb, një poshtërim që ju nuk ta merrni me mend dhe durimi i shqiptarit, që mund t’i duron të gjitha, me perulje, me keq e më zi dhe, si mos të mjaftonte e gjithë kjo, në libër ngritet ideja e dhunës. Dhe, të jetë edhe më zi, pjesa e fundit e libirt – një e treta e tij, shkruhet në gjuhën serbishte,

E bëri këtë libër Demaçi kur ëndërronte të merrte Çmimin ”Nobël” për paqe, dmth. u vu’ në rivalitet me Rugovën se kush ishte më ”pacifist”, se kush ishte më i nënshtruar – me fjalë tjera?!

*1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë
Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)
*
Dhe papritur me gjeste të turpshme, dhe nga një pozicion servil, Demaçi kaloi në një ”skyfter” –u bë skyfter. Filloi, papritur në një kapasdisje kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Evropës; iu zgjua, me sa duket, urrejtja primitive ”Marksiste- Leniniste” kundër Perëndimit!

Kështu, që ata që e kanë akuzuar dhe dënuar për gjithë ato vite me burg, për idenë ”Marksiste-Leniniste” e jo për ”Nënën Shqipëri”, me sa duket, nuk ishin krejtësisht të gabuar.

Demaçi i bëri një shërbim jashtëzakonisht të madh Serbisë.

Ai vonoi goditjen e NATO-s për një muaj e sa.
Demaçi i dha rast e shkas Milosheviqit që të forcohet, të sjell në Kosovë makineri, armatim, të sjelli mijëra ushtarë, të blindohej dhe të marri të gjitha masat dhe të konsolidohej kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Dhe, ky njeri i papërgjegjëshëm, me atë buzëqeshje, që të dy këta lidërë (Rugova e Demaçi) e kanë, kur zgërdhihen para kamerave e nuk janë të vetëdijshëm se çfarë të këqija i kanë bërë popullit (të vet) shqiptar.

Se unë nuk di për të mirat që këta dy liderë ia ka bërë popullit të vet– jo asnjë, por për të këqijat – po!

(V i j o n)

1 KOMENT

  1. Falënderim

    Ju falëminderit për publikimin e pjesës (2) të titullit të mësipërm!

    Në shënjë respekti ua dërgoj këtë mendim personal:

    Dashuria midis njerëzve konsiderohet ndjenja, ndjësia dhe kënaqësia më përmbajtësore, gjithëpërfshirëse e sublime njerëzore dhe hyjnore. Ajo ofron, bashkon, sintetizon, krijon, forcon dhe përjetëson çdo gjë që konsiderohet si vlera më relevante (më rëndësi të veçantë) dhe më poztive midis njerëzve. (IMH)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.