8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Ndëshkohet mëkati dhe jo mëkatari…

Ndëshkohet mëkati dhe jo mëkatari…

0
Gjergji - Jezu Krishti

Kur plumbat kërcasin
e të pafajshmit vdesin.
Gurët diçka flasin,
ndërsa njerëzit heshtin…

Lirohen nga burgu
e prapë këtu vrasin.
Dikur vriste turku,
tash vëllavrasjen ngasin.

S’është kush aq fajtor
sa jeta t’i merret dot,
se brenda bart shpresë
si zjarri që s’digjet kot.

Prano të Vërtetën
si burrë ki guximin:
Fajtorit falja jetën,
por ndreqi gabimin!

Krishti qe fati
na mësoi i pari:
“Ndëshkohet mëkati
dhe kurrë mëkatari”.

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 09.09.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.