Mendime etike e morale (10)

0
Balancimi

Ismet M. Hasani Ismet Mustafë Hasani

Fuqia (forca) dhe drejtësia janë dy kategori relevante për një popull.
Çdo popull duhet të posedojë: forcën, diturinë, mençurinë, drejtësinë.
Po i pat që të gjitha, lum për atë popull.
Po e pat vetëm njërën, qëndron disi.
Po se pat asnjërën, mjerë (ku-ku) për atë popull.
*
Supozimi mund të jetë “portë triumfale” e gabimit dhe pësimit.
Supozimi mund të jetë parapris i së vërtetës, po edhe nënë e dyshimit dhe rrëshqitjës nga e vërteta potenciale. Mund të jetë një gjykim suprimor dhe relativ, pra jo për të arritur ndonjë gjykim apo diçka me vlerë.

Sikurse njerëzit, në jetën e përditëshme, poashtu edhe organet shtetërore, veçanërisht ato të drejtësisë, lypset të jënë shumë të vemendshme, profesionale dhe të pakushtëzuara, kur kanë të bëjmë me supozimet, sidomos në procedurat përkatëse, rrjedhimisht në vendim-marrje, ngase supozimet nuk janë prova (fakte, argumente), që në bazë të tyre të gjykohet, rrespektivisht të sjellet ndonjë Aktgjykim, apo dënim.

Pra, kujdes me supozimet!
Ngutësia në vlerësim, mund të jetë gabim dhe pësim!
*
Veprimi i ideve të mendjës së njeriut, është instrumenti më i përsosur (përkryer) cilësor dhe kuantik.
Mendja apo mendimi i njeriut, për një sekond apo më pak se aq, e tejkalon gjithësinë, pra, mendja është me e shpejtë sesa shpejtësa e dritës, e cila për një (1) sekond arrinë shpejtësinë prej 300 mijë km. (sa prej këtu e gjer në Hënë).
*
Gjërat që nuk i shohim, nuk i prekim, nuk i nuhasim, nuk i gëlltisim, ndërkaq i përjetojmë, atyre edhe ju besojmë. Konkretisht, Krijuesin (Zotin) nuk e kemi parë, por besojmë se ekziton, prandaj edhe duhet të besojmë se ekziston, ndersa çështja e fesë është deshirë.
*
Gëzimi dhe pikëllimi duhet të jenë në masë dhe kufi: . Përdryshe njeriu e dëmton shëndetin dhe jetën për të vazhduar.
*
Kohën duhet shfrytëzuar! Nëqoftë se çdo ditë të jetës nuk e shfrytëzojmë, konsiderojmë se jetojmë, si ditë potencialisht të fundit të jetës (në këtë botë), do të përfundojmë fundin e ditës të pajetuar.
* O i urti njeri, shfrytëzo kohën që do ta jetosh jetën, ngase bashkë me kohën – kalon edhe jeta.
*
Kujtimi, përkujtimi dhe falënderimi, por edhe përshëndetja* e të tjerëve, duhet të jetojnë gjithëherë në zemrat dhe mendjet tona.
*Përshëndetja është gjest afrimi midis njerëzve, andaj duhet respektuar dhe pranuar në mënyrë më të mirë!
Ajo që (për)kujtohet, përsëritet dhe përforcohet nuk harrohet. Ajo që harrohet, zbehet, venitet (vyshkët, thahet) si lule e paujitur, edhe asgjësohet.
*
Mërgimi (Kurbeti), është një det misterioz, i thellë, i ftohët, tundues, i paqetë dhe i rrezikshëm ( posaqerisht, po që së nuk di të notosh).
Jeta në vend të huaj, nuk është jetë!?

Dikush (që nuk e ka “shijuar”) thotë: “Ah, të kisha me shkuar, me punuar e me jetuar në mërgim!? Por qëndron një mendim – udhëzim (këshillë): Kurrë kurbetin mos e lakmoni, bëhesh plak tuj kjenë i ri! Për të vazhduar:

Kush asht në gyrbet,
atë ujë kush e pi,
thotë i baj pak pare,
e kthehna në shpi’

Mundin dhe takatin,
e kam lonë n’vend t’huej
tash jam kthye të shpia,
po s’i vyej gjâ kurkuj!

Humbet shëndeti, shkapërderdhet (shpërndahet) familja, fëmijët martohën me të “huajt”, harrohet gjuha e ëmbël shqipe, ndaj vlenë kjo porosi (mendim):

Ju shqiptarë në Diasporë!
Rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, lexoni edhe mësoni,
gjuhën shqipe, mos e harroni!

Ju që jeni pak ma të vjetër,
merrni vet e shkruani në letër,
Edhe tregoni brezit tjetër:
Gjuhën shqipe ta shprehni në vepër!

Mbanju t’rinjve ligjërata,
ta mësojnë shqipën, këto gjenerata,
dhe tregonju të gjithë shqiptarëve:
Mos harroni gjuhën e t’parëve! (autori)

( V i j o n )

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.