A arritëm në fazën ku demokracia, politika dhe zgjedhjet humbën kuptimin?!

0
Kuvendi i Kosovës

Vështrim

– Kohët e vështira krijojnë njerëz të dobët. Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Prodhuam parazitë të politikës, në vend të prodhimit të vlerave. Na degraduan si shtet dhe si komb me maskaradat politike në Kuvendin e Kosovës…

Skënder MULLIQI

Kjo çka po shohim dhe ndëgjojmë këtyre ditëve në Kuvendin e Kosovës, ka shpërfaqur të gjithë dobësitë e deritshme në shtëtndërtim dhe mirëqenje. Shekulli i tretë që po e shpënzojmë jo për rritje të mirëqenjës dhe zhillimit ekonomik, por po bëjmë të kundertën, po shpëzojmë në rritjën e mjerimit social, rënien ekonomike, shpërbërjen e sistemit të vlerave, krizën institucionale, kriminalizmin e përgjithshem të shoqërisë, mungesën e respektimit të ligjit dhe urrejtën e ndërsjellë, që do të mbahen në mend si vite të dështuara dhe të shëmtuara. Nuk i patëm njerëzit e politikës më zgjuarësi të duhur dhe as që bën përpjekje për një Kosovë të zhvilluar dhe demokratike.

Kohët e vështira krijojnë njerëz të dobët.Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Prodhuam parazitë të politikës, në vend të prodhimit të vlerave. Na degraduan si shtet dhe si komb më padijën e tyre dhe më këqpëdorimet enorme, më të vetmin qëllim pasurimin e tyre të pa fund. Nuk pati angazhim të duhur për të mbrojtur vlerat historike, për të mbrojtur lirinë, barazinë dhe një shoqëri të drejtë. Por, meqenëse kohërat e mira prodhojnë njerëz të dobët, rruga na ka çuar në një gjendje prishjeje dhe rrënimi shoqëror.

Një sistem që solli shumë përfitime me pak punë krijoi një shtresë parazitësh që e përdorën periudhën e tranzicionit për organizim politik dhe plaçkitje të pasurisë shoqërore. Pushteti në duart e njerëzve të tillë e çoi shoqërinë në luftën më të ndyrë që nuk kishte asnjë bazë morale dhe qëllime të justifikueshme. Mafia dhe lufta kriminale nuk mund të prodhonin figura politike të ndershme dhe të forta. Përkundrazi, shumë njerëz jo të mirë, imoralë dhe të paaftë janë vendosur në skenën politike.

Vitet që i lamë prapa treguan së e ardhmja nuk ndërtohet më njerëzit e pa pregatitur profesionalisht për profesionin e politikës. Ata nuk kishin aftësi për të parë të ardhmen dhe për të projektuar përparimin e shoqërisë mbi parime të reja të përbashkëta. Aftësia e tyre u zhvillua në drejtim të ruajtjes së pushtetit me çdo kusht. Kështu arritëm në fazën ku demokracia, politika dhe zgjedhjet shumë humbën kuptimin. Kjo po shihet edhe pas zgjedhjeve të fundit nacionale , më maskaradat e kuvendarëve opozitarë në Kuvend.

Sot, demokracia është shendërruar në një mjet të pushtetit oligarkik, politika në krim të organizuar dhe zgjedhjet në biznes. Janë bërë sinonim i të këqës! Për shkak të gabimeve, sot njëzet e pesë vjet pas luftës, ne po shohim të njëjtat fotografi dhe dëgjojmë të njëjtën rrëfim politik. Ka mbetur vetëm një copë indi koheziv që na mban të bashkuar. Politika e mirëfilltë nuk ndërtohet më imitime politike, më politika të skaduara në kohë. Po shihet që në Kuvend kemi turma servilësh politikë dhe të dirigjuar nga parapolitika.

Këta po bëjnë zhurmë të rrëmbejnë pushtet, duke përhapur urretje e përqarje. E gjithë politika e tyre reduktohet në kritika shterpë, akuza të pa bazuara, kërkim të biografive dhe manipulim të masës së njerëzve me mendësi të ngjashme. Kriza në të cilën politikanët e pa përgjegjshëm po na çojnë gjithnjë e më thellë mund të përfundojë me një shpërbërje të plotë të shoqërisë. Për të shpëtuar nga e keqja në skenën tonë politike duhet të shfaqen përsonalitete të forta që do të kenë një vizion se si të dalim nga kriza. E ka përsonalitete nga klasa e re politike, e cila medeomos ka nevojë të përforcohet me kuadro kredibile, për ti ikur të keqës që po na mbyt. Nuk duhet të lejojmë që brezat e ardhshem të enden në tokat tona të shkatërruar e të dëshpëruar… !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.