Serbia e emëron kryetar të një komune paralele në Kosovë kandidatin që hoqi dorë nga gara në Kllokot. (Më: 10 nëntor 2025 në ora: 20:22, Bota Sot), (REL)
Beogradi nuk pranon t’i mbyllë këto institucione dhe shumicën prej tyre i ka zhvendosur brenda territorit të Serbisë.
Vendimi i Qeverisë së Serbisë për emërimin e Spasiqit u publikua të hënën në Gazetën Zyrtare të Serbisë, pasi ishte marrë më 6 nëntor, tri ditë pasi Spasiqi u tërhoq nga gara dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij ta votojnë kundërshtarin e tij nga Lista Serbe, Bozhidar Dejanoviq.
Kosova i sheh të jashtëligjshme të gjitha organet e përkohshme komunale dhe institucionet e Serbisë në tokën e saj. (Bota Sot)
A lejohet në ndonjë shtet diku në botë, që shteti tjetër të ndërhyjë në shtetin tjetër, kështu sikur Serbia që po ndërhyn në Kosovë me ndërtimin – krijimin e komunave paralele edhe në komunat ku nuk jetojnë serbë?
Po, edhe sikur të jetojnë serbë, kryetari e ligji janë të barabartë për të gjithë qytetarët, për çka nuk ka nevojë të krijohen komuna paralele pa marrë parasysh se ku ato funksionojnë.
Dhe, deri sa Europa nuk ndërhyn, atëhere duhet të ndërhyjnë organet shtetërore të Kosovës për ndalimin e funksionimit të këtyre komunave dhe të arrestojë kryetarët e paligjshëm. Në këtë mënyrë nuk bëhet integrimi i serbëve në Kosovë, por çinetgrimi.
Tjetër, me rastin e mbylljes së këtyre komunave gjatë dy viteve të fundit në Kosovë nga organet shtetërore të Kosovës, Bashkimi Europian si dhe vetë ish ndërmjetësuesit për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, kanë dhënë vërejtje Kosovës, se kështu po bëhet “destabilizimi” i Kosovës!
Vallë, kush e krijon më shumë destabilizimin në Kosovë, Serbia që krijon këto komuna në Kosovë edhe kur ato fuznksionojnë nga Serbia, apo Kosova pse është e detyruar të mbyllë këto komuna paralele serbe në Kosovë?
Madje, edhe disa nga masat që janë marrë nga BE ndaj Kosovës, shkak ka qenë ndërhyrja mbyllja e këtyre komunave serbe në Kosovë.
Ndërkaq, tani, kur Serbia emëron kryetar komune të një komune ku në bazë të zgjedhjeve është votuar kryetari, përse është e nevojshme të ketë edhe një kryetar tjetër serb? Dihet mirëfilli se në Kosovë të drejtat e serbëve janë edhe më të mëdha sesa të vetë shqiptarëve ku janë shumicë absolute. Apo, mos vallë, sa pakicë kombëtare ka, u dashka të kenë nga një kryetar komune?
Ne jemi në Kosovë, dhe nuk kemi emëruar ndonjë kryetar shqiptar në komunat me shumicë serbe, e, si është e mundur të emërohet nga Serbia në Kosovë!?
Tani, nëse nuk reagoni nga Bashkimi Europian, doemos duhet të regohet nga ligjet dhe nga organet shtetërore të Kosovës për mbylljen e këtyre komunave serbe. Dhe, në reagim apo mbyllje të një komune të tillë, të mos mendohet se po krijon destabilizim politik Kosova.
Pra, Serbia ka qenë dhe është destabilizuese me fomrimin e këtyre komunave. Dihet se, Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, dhe kështu përpiqet me çdo mjet e me gjithçka të bëjë destabilizimin e Kosovës, edhe kjo është një luftë kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj. Nuk ka shtet në botë që implikon kaq shumë destabilizimin e një shtetit jetër sa është Serbia. Kjo, kur nuk mundet të jetë e pranishme aty me armë, përpiqet përmes administratës, çfarëdo qoftë ajo, të hyjë brenda saj. Dhe, këtë nuk e bën për serbët e Kosovës, siç deklarohet shpeshherë, por kundër shtetit Kosovës.
Pra, BE nuk duhet të mbyllë sytë para Serbisë me këto veprime destabilizuese të Kosovës. Në këtë mënyrë, nuk ka integritet të serbëve në Republikën e Kosovës, prandaj duhet të marrë masa vetë BE-ja ndaj Serbisë.











