BELINDA E NXIRË KUR DOLI NGA SPAK

0

Arben Çokaj

(Bashkë me motrën avokate)

Iu kujtua gjyshi, Bequa, “Enveri ia futi atij”, tha me vete, “Rama po ma futë mua…” Ajo s’i vinte asnjë faj vetes për shijet e shtrenjta që ka!

Hallin e kishte si Erioni, se ajo kishte punuar për partinë e për krietarin… Pse t’i shpërblehej puna e kontributi kështu?!

A e patë Erionin sot në këtë të premte të zezë në Gjykatën Kushtetuese, ai nuk është i barabartë me tjerét, si mbyllet ai në qeli me kriminela?! Të vjedhësh këtë popull, sipas tij, është nder, nuk është krim!

“Si t’ia bëj këtij prokurorit Premçi”, – thotë Bela me vete, “se janë lokë këta e s’u kihet besa, ta fusin?! T’ia fryj xhepin me miliona, thua?! Sa milion janë mjaft?!”

Musa u habit, e thirrën, tha, kujtoja se ishte rrenë.
Gjini heshti, e paskam sulmuar kot Koli gjeturakun, që thoshte “burg për të gjithë”…
Koli si gjithnjë, parimor i madh, “të gjithë që e vjedhin këtë popull të varfër, e kanë vendin në burg!” – thotë përditë me shkrimet e tij!

Amerikanët në vend që të jenë me Kolin, janë bërë edhe ata palë me hajnat… u japin viza e benefite tjera. Kolit asgjë…

Dr. Dashi nga ana e tij e sqaron klinikisht nxirjen e Belës: “nervi vagus, nervi kranial nr. 7, që inervon stomak, zemër e mushkëri, i bën një shtëllungë vreri në stomak, don me rrejtë por i del tensioni në fytyrë…”

“Nuk më kujtohet gjë tjetër kur i shoh”, shton Dr. Dashi më tej, “nuk gjej fjalë për t’i përshkruar, kur shoh Ramë gjatojën ne kokë përpjetë, Belën e gjithë këta madhosha narcista, vetëm me përshkrimin e Niçes: “Unversterblische menschen” (njerëz të pavdekshëm), nuk ka fjalë tjetër, që ua përmbushë pavetëdijen atyre, e ngjashme me fjalën arabe Inschallah. Ajo i qetëson…”

Sot në këtë ditë iku në amshim një madhosh prej tyre, vdiq, se edhe këta vdesin një ditë si Nano…. nuk janë perëndi, edhe pse u pëlqen të kapardisen si të tillë, kur kanë një pushtet në dorë… njerëz të vegjël…

Por këta nuk janë të barabartë me Gjinin, me Musën e aq më pak me Koli gjeturakun… këta i fyen po u vure barazi si Lea Ypi. Këta hanë bukë në vete, këta nuk dhiten si tjerët…

E Gjini e Musa tkurren, e pranojnë ‘vogëlsinë’ e tyre para atyre madhoshave té mëdhenj e té pavdekshëm, që Zoti ua ka bërë rrisk me vjedhë këtë popull! Që sundojnë një vend të vogël, e lënë pa bukë se e vjedhin dhe e shpërdorojnë dhe u duket vetja perëndi…

Platoni e sqaron bukur rastin kur këta njerëz mediokër marrim pushtet dhe jetojnë për të ngrënë e për të jashtëqitur:

Që këndej, njerëzit që nuk e njohin urtinë dhe virtytin, që janë vazhdimisht në mes gostish dhe kënaqësish të këtij lloji, zbresin, me sa duket, në zonën e ulët, për t’u ngjitur më pas deri në zonën e mesit dhe tërë jetës nuk pushojnë së enduri sa te njëra sa te tjetra; ata nuk e kapërcejnë këtë limit; ata nuk i kanë ngritur kurrë sytë lart dhe as i kanë drejtuar kurrë hapat e tyre drejt lartësisë së vërtetë; ata kurrë nuk kanë qenë realisht të mbushur me qënien dhe kurrë nuk kanë shijuar kënaqësi të qëndrueshme dhe të kulluara; por duke parë kurdoherë poshtë, ashtu siç bëjnë kafshët, përherë të kthyer nga toka dhe nga trapeza, ata shqepen me të ngrëna, fëlliqin njëri-tjetrin dhe, duke u hëngër midis tyre se kush të marrë më shumë nga këto kënaqësi, turren, përplasen dhe vriten midis tyre me brirët dhe thundrat prej hekuri, vetëm për të plotësuar lakminë e tyre të pangopur dhe tërë kjo, mbasi ata nuk përdorin ushqimet e vërteta dhe nuk e mbushin pjesën e vetes së tyre, që ekziston realisht” – Platoni, Republika.

Hanë e pinë, e bëjnë gosti, përditë, në dekadencën e tyre të madhoshllëkut.

Kastrioti e ka qejf kohën e Zogut, ka qenë shtet më i mirë se sot, thotë, e shan regjimin e Enverit përditë. Ishte një shtet që frymëzoi poetin Ali Asllani të shkruante:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.