Apo mendonjë politikanët për mundësin e shkatërrimit të shtetit?

0
Sarkozi në burg

Vështrim

Në vendet më demokraci të avansuar edhe për veprën më të vogël njeriu shkon prapa grilave (dënimi më 5 vite burg efektiv të ish presidentit francez, Sarkozi), kurse në Kosovë zhvatën më miliona dhe askush nuk merrët në përgjegjësi…

Skënder MULLIQI

Një kthesë e quditshme dhe dramatike ngjarjësh kan ndodhur kohën e fundit në Kosovë. Një kthesë aq negative politike që mund të ishte parashikuar. Optimistet e dinë se historia ashtu edhe njeriu ka uljët dhe ngritjët e veta. Por, një rrjedhë negative të ngjarjeve politike më plotë ndasi dhe përqarje, duke lënë anash më ka krejtë interesin e shtetit nuk është menduar. Kjo po bëhët në mënyrë të fshehurazi dhe të hapur, që po godasin në mënyrë efektive jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe qenjën shqiptare në Ballkan. Si hapësirë jemi duke u mbuluar më axhenda dhe agjentë të ndryshem, më bravurë antroplogjike, por më një depërtim të dukshem në institucione dhe në media. Kosova është shëndrruar në plaqkë, dhe askush nuk po jep përgjegjesi morale dhe ligjore.

Në vendet më demokraci të avansuar edhe për veprën më të vogël njeriu shkon prapa grilave (dënimi më 5 vite burg efektiv të ish presidentit francez, Sarkozi), kurse në Kosovë zhvatën më miliona dhe askush nuk merrët në përgjegjësi. Kjo është për studim së çka po ndodhë në vendin tonë pas lufte. Popullit po ju shesin mjegull të mbeshtjellë më celofan, në mënyrë që të kamuflohen mirë dhe mos të kuptohen se sa krijesa të liga të veshura me marcipanin e fjalive të gjata dhe kinse të menqura politike. Nuk e di apo janë të vetëdijshem së po e mbytin shtetin në një gotë më ujë, që e kam thënë edhe një herë tjetër, nese do tu jepej mundësia, njerëz këta të quditshem të cilëve iu ka rreshqitë dheu nën këmbë.

Po tregohen cinik në shpirtërat e tyre –nese kan shpirt sa nuk mund të paramendohet.Ata po luajnë lojëra të liga më vullnetin e popullit. Nuk po i bëjnë veti thirrje për tolerancë .Po minohet dashur apo pa dashur Republika e Kosovës. Sepse çdo kush qe qohet më sabah mund ta gërryejë, ta minojë, më një fjalë ta dekunstruktojë. Ne vend që të mbrohet më të gjitha forcat Republika e fituar më gjak, ajo po shërben si mburojë për realizimin e interesave përsonale, duke harruar interesin e përgjithshem dhe shtetin. Dhe, ai që nuk e kupton këtë nuk kupton asgjë. Kaq. Pas luftës atdhetare duhej të kryhej të paktën një largim i konsiderueshem të atyre që nuk janë për profesionin e politikës.

Demokracia dhe pluralizmi politikë sikur u harruan. Defiluan në Kuvendin e Kosovës gjithë farë njerëzish pa meritor për të qenë kuvendarë. E pamë lexues të nderuar së çka ndodhi që shumë kohë në sallën e Kuvendit. Pamë maskarada politike, pamë zënka dhe përqarje për pushtet. Finalja e gjithë kësaj, loje hileqare dhe në dëm të madh të Kosovës, ishte mos votimi i Qeverisë së re. Madje krerët opozitar dukeshin shumë të kënaqur më një veprim të tillë politikë, duke mos llogaritur humbjet që po ja shkaktojnë vendit. Turpi nuk ka brirë thotë një fjalë e popullit…! Të shohim sa do të janë të kënaqur pas zgjedhjeve të reja ata që po i kërkojnë, apo do ti pret një zhgenjim tepër i madh…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.