Ymer Adem Llugaliu
MERRE…
Merre gjakun e derdhun,
lumej të nëndheshëm
nga lamje shtati çdo natë.
Në aromën e miskut
le të dashunohen yjtë
në shpirtin luftarak.
Merre ndjersen e derdhun,
det i krypun,
bâje nitrat
nëpër fushën grunore,
vetullzezën, flokartë.
Baxhurri bajrak
valëzohet nëpër erna,
hepohet përmbi dallgë.
Merri eshnat e thyem
nëpër leqe shekujsh,
bâni grataçelë
me kokën mbi re.
Nëpër fjolla rrezesh
ballin zhubrosun
shndrite, freskoje
nëpër dritën e diellit hare.
Mirditë – Rrëshen, 1975
(E shkrueme me qëllim në gegnisht, për me dëshmue shpirtin e lirë dhe qëndresën e autorit që, megjithë burgun dhe persekutimin, mbeti i pathyeshëm në dashuninë për kombin dhe lirinë.)
Përgatiti për botim Arif Ejupi