Gani Mehmeti
Disa herë Vuçiqi ka deklaruar se është për paqe, se nuk e do luftën, por nuk ka kursyer të armatoset vazhdimisht.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” ka deklaruar Vuçiq. NgaPortali Dukagjini, 8 Tetor, 2025, 19:05.
Vuçiqi, nuk tmerrohet për armatimin e Serbisë ani që nuk është i rrezikuar nga askush. Ndërsa Kosova, është e rrezikuar, pikërisht nga Serbia.
Por, Vuçiqi, tmerrohet, e thotë vetë këtë, me ardhjen e mijëra dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë!
Dhe, çka është më e rëndësishme, nuk e di përse, Vuçiqi kurrë nuk u tmerrua nga ndërtimi i, siç thuhet, 800 xhamive në Kosovë pas lëuftës në të cilat ka investuar edhe vetë, se mos vallë, edhe me ndërtimin e xhamive Turqia po do të rindërtojë atë Perandorinë Otomane, por vetëm tani, kur arritën këta mijëra dronë, ai u tmerruia. Kjo është e padrejtë Vuçiq, do duhej të tmerroheshe edhe atëhere, jo se me ndërtimin e xhamive do të sillet Perandoria Turke në Ballkan, por do duhej të shqetësoheshe dhe do duhej të reagoje edhe atëhere.
Vuçiq, sa e sa fabrika nga Turqia janë ndërtuar në Serbi, ne nuk u tmerruam! Ti po tmerrohesh shumë lehtë, vallë, përse? A pse kishe ndërmend të sulmosh Kosovën, pse ti ëndërroje të hyje sërish në
Kosovë, sikur në vitin 1912, sikur në fundin e Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova u tradhtua dhe me imponim, iu baskangjit Serbisë e Jugosllavisë pa vullnetin e saj.
Mos more Vuçiq, se lirinë duhet ta kenë të gjithë njerëzit, të gjithë popujt e të gjitha kombet në botë, pra edhe ne shqiptarët.
Apo, je i tmerruar se, me ardhjen e gjithë këtyre dronëve në Kosovë, nuk do guxosh të intervenosh më për pushtimin e Kosovës, se nuk do të mund të hysh brenda saj.
Edhe me këtë rast do duhej të ishe i lumtur e i gëzuar, se nuk do ketë mundësi e as guxim të sulmohet nga askush Kosova.
Hiqe nga koka pushtimin e Kosovës, largoje nga mendja se më nuk do të ndodhi.
Nuk je aq i marrë ti, sa të mos e kuptosh se Kosova është e lirë dhe e pavarur. Shiko ore, e kanë njohur më shumë se gjysma e shteteve të botës, janë rreth 120 shtete nga 200 shtete sa janë, nëse nuk gaboj, që do të thotë se 60 për qind e kanë njiohur, për çka është dashur ti ta njohësh i pari, në mënyrë që të mbesim fqinj të mirë e të mos tmerrohesh me sukseset e saja edhe në mbrojtje, nga cili do shtet që do ia mësyjë ta pushtojë Kosovën. Fqinji për fqinjin duhet mendojë për mirë, jo për keq, duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Për fund, mbasi po dihet se ku fle lepuri te ti, mos gabo t’ia mësysh më se nuk i dihet ku ndalet. Ne me nga një gjysmë kallashi dolëm në vitet 1998/1999, e tani me dronë e pajisje tjera armatimi, nuk i dihet ku ndalemi.
E, i tmerruar rri, mos t’u largoftë asnjëherë tmerri por t’u shtoftë, deri kur do ta njohësh Republikën e Kosovës!
Dhe ta them një gjë, ti e Serbia do të ndjeheni të lirë, vetëm kur ta njihni Pavarlësinë e Kosovës e të mos e ktheni më kokën prej saj.
Deri atëherë, jeni të robëruar edhe ju.












Vuqiqi eshte rrenc prandaj ai nuk tmerrohet. Ai kinse po tmerrohet.