Reagim i Shoqates “Trojet e Arbrit“ lidhur me ngjyrosjen e përkrenares dhe shpatës se Gjergj Kastriotit në Prizren

0
Murana e Gjergj Kastriotit - Prizren

Prizren qytet i motit, kush i dha ngjyrë Gjergj Kastriotit?!

Shoqata “Trojet e Arbrit“ është e shokuar lidhur me sulmin që ju bë sot Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren. Ajo reagon ashpër kundër qarqeve antishqiptare dhe antikombëtare të dirigjuara nga ideologët e politikës neotomane dhe atyre pansllaviste që ka shumë vite që janë duke e sulmuar heroin më të madh të të gjitha kohërave Gjergj Gjon Kastriotin. Ngjyrosja e përkrenares si dhe e shpatës së Gjergj Kastriotit është një sulm i shëmtuar i cili mund të sjellë një konflikt të paparë në mes të rrymave atdhetare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare e atyre neotomane dhe pansllaviste.

Gjergj Kastrioti - shtatore - Prizren

Shoqata “Trojet e Arbrit“ fton policinë e Republikës së Kosovës dhe prokurorinë që të merr masa shumë të shpejta sa nuk është bërë vonë dhe ta bëj burgosjen e sjelljen para drejtësisë të personave që e kryen këtë akt të shëmtuar. Pas bërjes publike të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ për një demostratë gjithëshqiptare më 28 nëntor 2025, në qytetin e Prizrenit për neglizhimin dhe mosdhënien e lejes për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren,tash qarqët antishqiptare kanë filluar atakimin e drejtëpërdrejt të Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren. Shoqata “Trojet e Arbrit“ fton të gjithë shqiptarët në përmbajtje pas këtij sulmi kriminal mbi monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren.

Terroristët që e kryen nje veprim të tillë kriminal duhet të sillen para aktit të drejtsisë. Kurse Shoqata “Trojet e Arbrit“ do të vazhdon ta bëj senzibilizimin e të gjithë shqiptarve atdhetar më 28 nëntor 2025 në mënyrë masive të marrin pjesë në Demostratën për ruajtjen e shqiptarizmës në trojet shqiptare me moton: “Duam Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren“. Ky akt kriminal i forcave panaziatike dhe pansllaviste tregon qartë se herët apo vonë një konfrontim në mes të shqiptarve atdhetar dhe këtyre forcave të ërrta do të jetë i pashmangshëm nëse organët e drejtësisë dhe të rendit të Republikës se Kosovës nuk marrin masa në parandalimin e këtyre akteve kriminale dhe më prapavija të mbrapshta politike. Poshtë tradhtarët! Poshtë ideologjia neotomane dhe ajo pansllaviste! Rrnoftë Shqipëria Etnike!

Në emër të Shoqates “Trojet e Arbrit” reagon Mr.sc. Nue Oroshi, Kryetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.