Apel nga Federata e Arbërisë: Mobilizim Kombëtar kundër Ndikimit Iranian dhe në Mbrojtje të Aleatëve Strategjikë – Izraelit dhe Perëndimit

0

Federata e Arbërisë - logo Në përballje me ndërhyrjen ideologjike dhe propagandistike të Iranit në trojet shqiptare, që promovon urrejtje ndaj Perëndimit, Izraelit dhe vetë shtetit shqiptar, Federata e Arbërisë me qendrat e saj në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në Diasporë, ngre një apel të fuqishëm për mobilizim kombëtar, për të ndalur depërtimin e islamizmit politik – një ideologji e rrezikshme që po shërben si armë e Serbisë, Rusisë dhe armiqve të kombit tonë.

Lufta Iran–Izrael dhe zërat e islamizmit politik në trojet shqiptare

Përshkallëzimi dramatik i konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit, me sulme ajrore, kërcënime bërthamore dhe propagandë të organizuar në rrjetet globale, është një sinjal alarmi edhe për shqiptarët.
Në këtë klimë tensioni, disa zëra të islamizmit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po rreshtohen haptazi në anën e Iranit, duke përdorur kauza të huaja si justifikim për të përhapur urrejtje ndaj Izraelit, Amerikës dhe vetë Perëndimit.

Këto struktura nuk përfaqësojnë fenë islame të shqiptarëve, por janë veçse vegla të regjimit iranian që financon terrorizmin global, nuk e njeh Kosovën, dhe është një nga aleatët më të afërt të Serbisë dhe Rusisë – dy shtete që historikisht kanë gjakosur kombin shqiptar.

Iran, armik i hapur i shqiptarëve

Irani nuk ka ngritur kurrë zërin për shqiptarët.
Nuk e ka njohur Kosovën.
Ka heshtur gjatë genocidit të Serbisë në Kosovë.
Ka qëndruar krah Serbisë në OKB dhe forume ndërkombëtare.
Sot, armatoste Serbinë me dronë dhe teknologji ushtarake, të cilat mund të përdoren kundër shqiptarëve.

Po si është e mundur që sot, në rrjete sociale dhe portale shqipfolëse, shfaqen më shumë komentues që mbrojnë Iranin sesa vetë në Teheran?

Kjo është pasojë direkte e infiltrimit të ideologjisë së islamizmit politik – një armik i heshtur që po minon themelet kombëtare dhe perëndimore të shoqërisë shqiptare.

Më afër Izraelit, më larg armiqve tanë

Populli izraelit, i përndjekur dhe i kërcënuar ndër shekuj, ka më shumë të përbashkëta me shqiptarët se sa çdo komb tjetër në rajon.
Gjatë Holokaustit, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë.
Izraeli ishte ndër të parët që mbështeti Kosovën.
Sot, kur përballet me raketa nga Teherani dhe me terrorizëm të sponsorizuar nga regjimi iranian, shqiptarët duhet të qëndrojnë krah tij – për lirinë, për drejtësinë dhe për historinë tonë të përbashkët.

Kërkojmë veprim kombëtar

Federata e Arbërisë i bën thirrje qeverive dhe shoqërisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë që të ndërmarrin:

  1. Hetim dhe ndërprerje të çdo ndikimi ideologjik apo financiar që vjen nga Irani.
  2. Monitorim të qendrave dhe individëve që promovojnë islamizmin politik dhe urrejtjen ndaj Perëndimit dhe Izraelit.
  3. Qëndrim publik nga institucionet shqiptare për të denoncuar regjimin iranian si armik të pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal.
  4. Mbështetje të qartë për Izraelin dhe partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në.

Me Kombin, ose me Iranin – nuk ka rrugë të tretë

Kush hesht përballë këtij rreziku, është bashkëfajtor.
Kush justifikon terrorizmin e sponsorizuar nga Irani në emër të ndonjë “kauze fetare”, është armiku i vërtetë i shqiptarëve.
Kush përhap narrativat pro-iraniane dhe anti-izraelite në gjuhën shqipe, është zëri i Serbisë dhe Rusisë me pasaportë shqiptare.

Ne, shqiptarët, jemi me Perëndimin.
Jemi me Izraelin.
Jemi me lirinë.
Dhe nuk do të lejojmë që fanatizmi fetar i importuar nga Irani të shkatërrojë themelet tona kombëtare dhe qytetare.

Federata e Arbërisë 18.06.2025
Tiranë | Prishtinë | Shkup | Diasporë
Në mbrojtje të kombit shqiptar, lirisë dhe aleancës sonë me Perëndimin

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.