Ramën ta gëzoni e ta kujtoni, BE-në ta harroni…

1
Rama-BE
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

A është Shqipëria një vend i lirë e demokratik? A ka rrotacion politik? Se në kohën e Enverit ishim vendi më demokratik në botë. ‘Ku derrat ishin të gjithë të barabartë, por ishin disa më të barabartë se tjerët…’ – George Orwell (Ferma e kafshëve).

E në fund, fajin e ka Saliu, që ia la pushtetin Ramës në vitin e mbrapshtë 2013. Numri 13 është numër tersi në botkuptimin Perëndimor. Një numër tersi edhe për Shqipërinë, që po na kthen prapa në kohë…

Ata që duan të komentojnë, të mendojnë pak, a largohet Rama më? Si largohet ai? Por mos fantazoni shumë. Mos e humbni sensin e realitetit.

Në Kosovë, një mandat ka Kurti, 4 vjet, nuk e mori dot shumicën, se votimi ishte i pranueshëm, dhe ka zëra që e quajnë Hitler, Putin, Vuçiq… I thonë, po manipulon turmat… :p E çmimet në Kosovë janë ndër më të lirat në rajon.

Dje isha në Mal të Zi, mora naftë, një mbushje serbatori 30 mijë lekë të vjetra, (30 Euro) më lirë se në Shqipëri. Nafta e mirë ishte 1,28 Euro, në Shqipëri ajo naftë shkon diku te 1,85 Euro. Ne na ka bërë lopa. Ta gëzoni Ramën, Fajin e ka Saliu. Më tregoni kur të hyni në BE…

Pushteti thonë se i ndryshon njerëzit. Po deshe të njohësh dikë, jepi pushtet – thonë gjithashtu. Se vjen piktori e artisti modern e kontemporan me atlete dhe transformohet në diktator, kujt ia merrte mendja?!

Kur dikush e vjedhë ose e blen pushtetin, ka njerëz që mendojnë se po e bën për hir të interesave të vendit. Dhe e urren për vdekje Saliun, rrin duke e sharë atë gjithë kohën… Sheh disa grataçiela droge e korrupsioni në Tiranë e thua, “Shqipëria po zhvillohet…” Por kur sheh realisht Shqipërinë me çmimet më të larta në Europë, dhe vendi me popullsinë më të varfër në Europë, pas mandatit të 3-të të Ramës në pushtet, atëherë e kupton, se e gjitha kjo paska qenë me të futme!

Grafiku i vendeve më të varfëra - kryeson Shqipëria

BE nuk pranon vende jo demokratike. Turqia e Serbia janë shtete më të zhvilluara ejonomikisht se ne, por nuk hyjnë dot në BE, se nuk kanë zgjedhje të lira e të ndershme e të pranuara nga palët. Kjo kam frikë se ka për ta penalizuar edhe Shqipërinë, pavarësisht premtimeve iluzoniste të Ramës. Se… fajin  ka Saliu, që Rama blen e vjedhë votat… Atëherë, çfarë po u duhet BE, sa të keni Ramën?!

1 KOMENT

  1. I nderuari Arben Çokaj,

    lexova me kujdes dhe vëmendje te përqendruar shkrimin e juaj dhe, që në fillim të komentit po ju the: Ju lumtë për guximin, Shkrimin e keni ilustruar edhe me shifra dhe tabela… të cilat shërbejnë si fakte, argumente, prova, të cilat e bëjnë shkrimin e juajtë plotë dhe bindës.

    Një urti e vjetër latine na mëson: DAH MIHI FACTUM, DABO TIBI IUS, që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe e kuptojmë: Mi jep faktet provat, unë ta ndajë drejtësinë.

    Ju keni prezantuar prova te mjaftueshme për ta shiquar “gjendjen në Shqipëri”.
    Komentin po e përfundoj me këtë mendim:
    MENDJEMADHËSIA DHE PADITURIA JANË KUSHËRIRA!

    Njerëzit MENDJEMËDHËNJ duke ecur e ngrisin kokën lartë e nuk shohin tokën ku po shkelin!

    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.