DASHURIA PLATONIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE

0
Kalosh Çeliku

(Parashikim i publikuar më herët (2016), i marrë
edhe një herë nëpër duar në Ditën e Sotshme).

Nga KALOSH ÇELIKU

Imzot, amani: E vjedh popullin shqiptar Shteti i “përbashkët demokratik” maqedonas ish jugosllav i shokut Tito me vite e shekuj, edhe politikanët shqiptar. Republika e Kosovës. Përmëtepër, edhe Shteti Shqiptar! E vjedhin Partitë Politike Shqiptare e “maqedonase”, e vjedhin Qeveritarët e kualicionit në pushtet, e vjedhin popullin Bankat e IRJM -së. Mirë, pyes Unë si shkrimtar: Po, kush nuk e vodhi këtë popull historik me pushtime asimiluese nëpër shekuj?! Tekefundit, edhe me luftëra shekullore?!

Edhe atë, pa një varg të publikuar të poezisë shqipe në mjetet e informacionit: Qiririn e ndezur të Naim Frashërit, në Librat e Këndimit. E, ju i përgëzoni “fitore madhore historike” me “tallava” e “selvie” të dalldisjeve pranëverore përpara kamerave televizive?! Edhe, Unë e pranoj publikisht para lexuesve të mi besnik: E vjedh popullin shqiptar për shkrimet e mia publicistike për Ditën e Nesërme.

Përmëkeq, përpara kësaj “Dasme Pranëverore”, u kujtuat të më ftoni në debat televiziv për Pjetër Bogdanin, në Shkup?! Edhe kush: Televizioni kombëtar shqiptar?! Që, ende nuk e di kush është Kalosh Çeliku?! Dhe, nuk e ka lexuar asnjë varg, një libër të tij publicistik, mos them, artistik. Anda më shumë ua ka të reklamoni ndonjë shtëpi luksoze, politikan të dështuar familjar si “analist” politik, sesa ndonjë Akademi përkujtimore të shkrimtarëve shqiptar. Arsye, që përgjigjigja nga ana ime ishte negative. Shkaku, se: ju doni të mbushni vetëm minutazhën e emisioneve “kulturore”. Kurrë, pa prezentuar asnjë libër të shkrimtarëve shqiptar, apo varg të ndonjë poezie. Përmëtepër, nuk i përcillni organizimet tona poetike duke vrapuar pas aktiviteteve të partive politike.

Punë tjetër është ajo, se: ju me këmbëngulje kërkoni të jem në debate “politike” televizive në emisonet e juaja “arsimore, kulturore e politike”, përpara kamerave të përditshme televizive. Lëmsh, kur e bëni politikën, arsimin dhe kulturën shqiptare. Përplotë budallaki e “tallava shqiptare”. Gara të veshjeve evropiane, se: cila e ka më të bukur shpinën me bythët e mëdha përmejdani, jashtë cicat për mejdani e të prapmet e kërcyera mbi fustane. Frizura të gjitha ngjyrave, po edhe ato të larme të lokaleve të natës. Stoli ari e diamanti përqafe. Në vend që të shtyheni me Evropën me vepra artistike, tru e aftësi strategjike.

Nuk turrem me të katra pas bythëve të mëdha të partive politike. Qofshin shqiptare, apo “maqedonase”. As, sisave të tyre pa tambël. Që, i ka pi me vite e shekuj Bolla me flokë maleve dhe livadheve. Turrem, pas Ditës Nesërme Shqiptare. Që, e kemi në Prag të Derës Madhe mes bërllokut të kontejnierëve para shtëpive. Padyshim, është disponimi im puplicistik i komunikimit, sesa: jam me ju “besnik” të komunikoj për këto probleme shekullore shqiptare në Shtetin e “përbashkët” ish Jugosllav.

Edhe, kur ti, u pergjigjesh si “arsye” honorarin gjatë atyre minutave të “harxhuara” kotnasikoti debativ televiziv mes “tallavave” politike, pulave e gjelave të therur me sëpatë në cung te pragu i derës, që kërcejnë nëpër lëmë pa kokë, ato e mbyllin gojën. Fjala  definitive, kur është në pyetje pagesa e lekëve të përgjigjen: honorarin e vendos pronari ose pronarja e “Dasmave pranverore” me frizurë të larme. Që, patjetër si vashë plakë duhet të jetë në qendër të vëmendjes mysafirëve dhe “Politikës shqiptare”.

Realiteti thotë diç tjetër ndryshe me argumente: Përderisa, këto “patriotë kuqezi” shqiptar, dhe “maqedonas” me thasë, dalldisen përmes Partive Politike Shqiptare dhe “maqedonase” me dashuri platonike, donacioneve të Shoqatave qeveritare dhe “joqeveritare” të hurit e kallirit, pse ti si shkrimtar në Ditën e sotshme të mos dalldisesh pas dy “kashikareve” me raki rrushi e ndonjë Cuce azgane përpara këmbëve të Olimbisë  me fëmijë në bark, gji e prehër tek “Ura e Gurit”, në breg të Vardarit?!

E thua këtë bindshëm plot gojën se, ti: nuk ke nevojë si shkrimtar të dalësh nëpër raklamat e tyre propagandistike radiotelevizive të partive politke, të dalësh në fushën e mejdanit  në zgjedhjet e ardhshme  lokale e as parlamentare për poste politke dhe pasuri në Qeveri. Ti, je: Parashikues i Ditës Nesërme.

Nuk ka rëndësi, përcaktimi nacional dhe fetar në këtë shkrim publicistik. Aqmëpak, politik. Qëllimi im është, si shkrimtar: Sot, a jemi me Krishtin, apo Muhamedin a,s. Apo, me këto politikanë dhe “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen. Vlera të “arrira artistike“, shqiptarë e “maqedonas” krah për krahu me këngë e valle, se: Nesër, do të shkojmë si shqiptarë në Evropë?!

Jo, them Unë: Kurrën e kurrës!… Përsëri, përgjigjem vetë në këtë shkrim publicistik parashikues, unë, “Budallai i pafe” sipas politikanëve dhe “muslimanëve me Din e Iman”: Po, Kujt duhet sot t’i besoj ky popull i pafajshëm shqiptar i robëruar dhe nëpërkëmbur me shekuj nga bota përparimtare, sistemi ish komunsit, dhe sot edhe nga nekomunist, vetëvetja ai shqiptar, “demokraik” në pushtet dhe opozitë?!

Vështirë, përsëri e kam të përgjigjem në Ditën e  Sotshme Historike lëmësh e li. Nuk dihet, kush hanë, e kush pi.  E kërkoj Egjëllin tim mbrojtës Grua, të më dalë ndihmë në këtë shkrim parashikues për Nesër. Edhe, ja erdhi me ferexhenë e zezë krahëve. E hapi derën krah më krah. Faleminderit.

Vrik e vrik, e shtroj sofrën tradicionale shqiptare me pije “haram dhe hallall”. I them: Unë brez pas brezi jam shqiptar. Kaçak mali, i pasardhësit të Emin Çelikut (Xhambazi), krahut të djathtë të Dervish Carës, i cili e çliroi Shkupin (1884). E di se me gjithë familje keni dashur të na pëzëni si “turqë ehamduila” në Turqi, por ne edhe sot e kësaj dite si fis i kaçakëve nuk i lëshojmë Trojet Etnike Shqiptare. Historikisht si popull, e kemi pritur edhe mikun edhe armikun me bukë e kripë. I kemi shtruar darkë si udhëtar rruge, rastësisht sipas nevojës edhe atë natë. Ditën e Nesërme, kur e kemi kuptuar se i kemi bërë “konak” armikut, që na ka vrarë në familje, i kemi thënë në sy dhe fytyrë: Rrugë të mbarë! E kemi percjellë deri te porta: Deri më sot, ke qenë mik i Shtëpisë sonë shqiptare. Ditën e nesërme, je armik i kësaj Shtëpie.

Përderisa, “maqedonasit” me shqiptarët, nuk e kam thënë deri më sot publikisht, mbi tridhjetë vite nuk arritën të udhëheqin me Shtetin e “përbashkët”, mirë do të ishte shtetin t’ua lënë në duar shqiptarëve për Ditën e Nesërme. Popullit më të “lumtur” në botë, që po i hapë kanalet e “pavarura” televizive: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi e IRJ e Maqedonisë e nëpër botë të shpërndarë si Kashta e Kumbarës (Kumtrit). Nateditë, përdridhet duke u rënë duarve shuplakë, vajton për dashurinë e humbur platonike me “vëllezërit” nga mbrëmja deri në mëngjes: Me “besë” e pa besë: shpirtit tem, që kam ra në dashni, e çka t’thush ti, unë kam me ba”…

Dhashtë Zoti, këngëtari ynë popullor i “tallavave”, nuk aludon në dashurinë platonike të Partive Politike Shqiptare me ato maqedonase të këngëtarit Aleksandër Sarievski “Zajko kukurajko”. Që, Unë e dëgjoja nga fëmijëria e Shkollës fillore në Katund. E, deri te kryerja e Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup diskoklubeve të Natës me Yu muzikë jugosllave deri në Agim.

Kohën e fundit, në “demokraci”: këngën popullore maqedonase: “Zajko kukurajko”, nuk e dëgjoj më në radiostacionet televizive ”maqedonase”, e as shqiptare. Me siguri, Sot: është nën cenzurë Neokomuniste jugosllave?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.