Milazim Zeqiraj
( Në nderim të rinisë studentore të Pranverës 1981 )
Në pranverën 81
vrulli rinorë vlonte në Prishtinë.
Studentët më guxim e fillojnë marshimin
për liri, demokraci e Kosovën republikë.
Nga 11 Marsi 1981
deri në ngrotësin e lirisë më 12.6.1999
dëshirat i mbollëm në lule.
Kur durimit i erdhi fundi,
kënga që filloj të këndohej ishte e gjatë.
Rina shqiptare pa frikë marshonte për liri
Vetë duke ngritur ura përtej diktaturës,
kundër stuhive mizore.
2.
Ditën e merkure më 11 Mars 1981
Në orët e mbrëmjes
Në mensën e studentve në Prishtinës
Shkrepi shkëndija,
Yjt në qielli muarën flakë.
Nata ishte e qetë, qielli më plot yje
Vrullin rinorë natës i dha jetë.
Më guxim e zë të lartë
Në orët e mbrëmjes më 11 Mars 1981
Studentët në mensën e tyre në Prishtinë,
treguan së Rendi i Ri Botëror filloj,
jo kur Orvel mëndoj më 1984.
3.
Studentët në menyrë paqësore,
filluan të ngrehin kala deri në qiell.
Zëri i tyre e pushtoj errsirën.
Më protestë treguan,
Kosova filloj rrugën e Re
Rezhimit komunist i ka ikur koha.
Dielli e shendriti kohën tonë.
Më paraqitjën e yjve të demokracisë.
Më Presidentin Regan në Waschington,
e më Papa Vojtillën në Romë
Bota filloj të këndon një tjetër këngë.
4.
Në Kosovë jetonim sot për nesër.
Studentët nga thellsia e shpirtit
e nxorren vrullin rinorë dhe dëshirat për liri.
Vrapuam deri të shtëpia e endërrave.
Kosova plagë e madhe e shqiptarisë
Nga pranvera 1981, filloj ta shëroj dhimbjën
më parullën Kosova Republikë.
Më protestë kundër diktaturës,
marshimi drejtë lirisë filloj.
Studentët paqësorë të pranverës 81
Heshtjën e gjatë e mësuan të këndon.
5.
Për Kosovën Republikë
guximi e mbyti frikën.
Zërin e rinisë Kosovare i tronditi diktaturat
Komunistetë i kaploj frika e zhdukjës,
Arma e tyre ishte dhuna, burgosja e vrasja
më qëllim që fryma e lirisë të humb.
Ne e dinim së ishim vetem
Por zërin për liri e ngritëm vetë deri në qiell.
“Që edhe ne kemi të drejtë të jemi të lirë.“
Diktatoret dridheshin kudo,
Rinin shqiptare e dënonin pa mëshirë.
6.
Nga ngrotësia e Pranverës 1981
Komunistet këndej e andej mbeti e shtanguar
Nuk e përkrahën vrullin rinorë.
Ata andej e shtypnin lirin njësoj si këta këndej.
Për ata që kishin sy e vesh
Vrulli rinorë i Pranverës 1981
tregoj së janë pjekur kushtet,
për liri e demokraci kudo
në frymën e Rendit të Ri Botëror.
Rinia shqiptare nuk u dorzu.
Marshojë përmes stuhive në lirin e vet,
më një qëllim për lirin e Kosovës,
duke mos i dëmtuar lulet.
deri të ngrohtësia e lirisë.
7.
Nga rezhimi komunist Jugosllav
Vrulli rinorë në Kosovë muar ngjyrën e gjakut.
Në sallat e gjygjeve më ashpërsi ndaj rinis shqiptare,
më denime që ishin vtëm numëra.
Nga guximi i rinisë për ndryshim
Komunistet u shtangën.
Disa popuj të shtypur qeshën,
në acarë pritnin kohë të mirë.
Të gjithë lanë dhimbje,
Të gjithë lanë shpresë
Por dashuria për lirin e Kosovës nuk u shu kurrë.
8.
Në vitete 80 Dielli i demokracis shendritë në horizont
Nga Washingtoni më Presidentin Ronald Regan
e nga Romë më Papa Vojtillen.
Studentët e Prishtinës
më jehonë e dërguan apelin paqësorë
se ishte koha që diktaturën e egër mos më duru.
Nga jehona në protesta,
Më thirrjën Kosova Republikë
Hijet nuk kishi përgjiigje.
Ata kapen armët kundër vrullit rinorë
më dhunë e gjak protestën e shuan.
9.
Pranvera 81 solli gjelbrim e gjak.
Marshimi rinorë u ndal më forcë
Dashuris i mbeti shpresa për të mbijetuar.
Qëndresa e rinisë ishte më e fortë së diktatura.
Rinia shqiptare vazhdoj marshimin
nepër stuhi për liri, demokraci.
Kosova Republikë duhej realizu.
Ne nik ishin vetem,
Populli e bota demokratike na përkrahu.
Guximin i rinis shqiptare forcohej.
Në Jugosllavi e vende komuniste
guxim për ndryshim nuk u përkrahë.
Nuk vonoj e kuptuan se jetonin në errsirë.
10.
Diktatura qeshnin,
jetonin më trathti,
e hekur në duarë.
Disa nuk e kuptuan,
guximin e rinisë studentore,
por një ditë e kuptuan.
Disa qeshnin
se nuk donin ta kuptonin errsirën,
as forcën e rinisë.
Ata vet lirisë i bënin trathti
dhe e pëngonin ndryshim.
Kur e kuptuan, edhe ata reaguan
Diktatura i përgjaku në Ballkan e Ukrainë.
Sot ajo rini po vuan për një grimë liri e jetë
nga diktatoret e konvertuar.
Qenet lehnin në hijen e vetë.
Për të jetuar më dhunën
Diktatoret konvertuan në demokrat,
sot janë më të tmerrshëm se komunistet.
11.
Nga 11 Marsi 1981
Rinia shqiptare eci më forcën e gurit.
Vrulli rinorë i Pranverës 81
u përhap si frymë kudo.
Lider i rinisë shqiptare ishte guximi për ndryshim
deri të Liria e Kosovës më 12.6.1999,
dhe Pavarësia e Kosovës më 17.2.2008.
Lirin tonë s’guxon kush më prek
Kosova përherë është e para.
2025