10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Kosova si temë e Serbisë ka përfunduar në vitin 1999

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Edhe pse kan kaluar 24 vite pas përfundimit të luftës, dhe dhe 16 vite nga shpallja e pavarësisë të Kosovës, Serbia dhe shumica e serbëve po jetojnë në iluzione së do të kthejnë mbrapa proceset. Propagandistet e Serbisë të Madhe mesa duket po harrojnë se statusi i Kosovës në vitin 2008 është vendosur de fakto dhe de jure. Jeta reale si shqiptarët në Kosovë, por edhe ata që e njohen Kosovën si shtet, nuk i kushtojnë rëndësi preambulave kushtetuese serbe. Serbia e Vuqiqit po kërcënon Kosovën më luftë, por ajo luftë dhe ato kërcenime për ndarje të Kosovës po i shkojnë huq, së shqiptarët janë pozicionuar mirë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ka përfunduar koha që serbizmi i rrem të mbrohet në Kosovën sovrane dhe të pavarur. Serbia si gjithmonë është pozicionuar keq, nuk është realiste.

Serbët po tregohen popull i dobët moralisht të indokrinuar më shovenizem nga Akademia e Shkencave dhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Klerofashizmi ju ka ërrësuar sytë dhe mëndjën. Po kthehen në periudhën e kaluar të luftërave, në vend që të hapërojnë përpara më kohën e modernitetit. Kosova si temë e Serbisë ka përfunduar në vitin 1999, kur edhe e humbën luftën më shqiptarët. E humbën së sado që vonon e drejta triumfon. Triumfon e mira karshi të keqës së shovenizmit serbomadh. Të gjitha fjalimet e presidentit serb, janë fjalime, që minojnë sigurinë e vendeve të tjera në Ballkan. Serbia ka përqafuar antivlerat në vend të vlerave univerzale perëndimore. Vuçiqi gjithnjë e më shumë po futët në baltën ruse, të Putinit dhe Lavrovit.

Letra e Lavrovit Kuvendit Gjithë serb të mbajtur në Beograd për një Parlament, një komb, dhe rendin e ri botëror serbo- rus, është pamflet për një Serbi putiniste e luftënxitëse ndaj popujëve jo serb në Ballkan. Këta shovenist sikur po harrojnë së çdo komb zgjedhë rrugën e tij strategjike. Të gjithë parametrat objektivë tregojnë se Rusia e ka përfunduar historinë e saj në Evropë. Evropa dhe Amerika nuk do të lejojnë futjën e influencës ruse, së shumë kan investuar në proceset zhvillimore dhe në proceset demokratike.

Rusia dhe Serbia kan humbur çdo vlerë shtetërore dhe çdo vlerë tjetër edhe si kombe. Nuk ka mbetur më vend për mirëkuptim të ndërsjellë ndërmjet perëndimit dhe Rusisë pas invazionit ushtarakë në Ukrainë dhe tendencës për zgjerim të luftës në Evropë dhe në rajon. Propaganda ruso-serbe gjithnjë e më shumë po bëhët tinzare dhe e rrezikshme për paqën botërore. Stuhia propagandisitke është në hov të plotë.Kjo propagandë është kafshërore dhe anticivilizuese.

Është shëmbulli më i thjeshtë i vendosjs se narrativës ruse. Rusia dhe Serbia po planifikojnë ta fusin Ballkanin në vorbullin e ferrit të luftës. Evropa dhe Amerika këtë tëndencë fashiste do ta zhdukin. Serbia ka një histori të zymtë, e cila nuk ka më çka të mburret.Nuk po pushojnë më komplote dhe kërcënime më luftë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve. Serbët kan mbetur popull i pa emancipuar, popull më pretendime territoriale ndaj shqiptarëve. Vuçiqi është një stalinist dhe kriminelë i cili rregullisht merret më teori të konspiracionit të vitit 1989.

Nuk po dëshirojnë të largohen nga punët e pista dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve që e kanë bërë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Luftërat historikisht të serbëve, lufta e vitëve të 90-ta në ish Jugosllavi më viktima shumë të mëdha për një luftë locale dhe dëme materjale, e bëjnë Serbinë shtet terrorist.Edhe kjo Serbi e Vuçiqit, u karakterizua si vazhdimësi e së kaluarës së saj të ërrët. Rasti terrorist në Banjskë dhe shumë brutalitete të tjera në veri, e vertëtojnë logjikën ogurzezë të terrorizmit të shtetit serb në Ballkan.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit