Ç’pate poet?

0
77
Agim Doçi

Leonardo Nika

Çpate poet që u largove nga kjo jetë
Tani filluan të vajtojnë dhe retë
Tashmë dhe bylbilat më nuk po këndojnë
Se zërin tënd më nuk po e dëgjojnë

U luta në heshtje të jepja nga ditët e mia
Por këtë dëshirë s’ma plotësoi perendia
Synimet e zotit nuk i ndalim dot
S’kemi çtë bëjmë po mbytemi në lot

Disa qajnë në heshtje disa me zë lartë
Për tê gjithë shqipëtarët do mbetêsh i lashtë

Për ne ti nuk ke vdekur por ke shkuar në mërgim
Vepra e tua na ke lënë si kujtim
Ti jetën e deshe dhe e adhuroje
Por as kërkesën e zotit s’mund ta refuzoje

Zoti të thirri në mbretërinë e vet
Aty do qëndrosh përher o i madhi poet
Në qiellin plot yjet do të banoni
O poet i madh e meritoni

Vitet do të ikin do të kalojnë
Kush të deshi do të kujtojnë
Veprat e tua do të flasin shumë
Për ne që të deshëm shumë

Poezi kushtuar poetit të madh (Agim Doçi) që u nda nga jeta ngushllime familjes së tij.. U prehtë në paqe

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.